Qershor 25, 2017 09:37 CET
  • Tregimet dhe legjendat iraniane

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Së pari po vazhdojmë me prezantimin e letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të kalojmë në botën e tregimeve iraniane.

Në edicionet e kaluara kemi shqyrtuar disa karakteristika të proverbës si shkurtësia, gjuha e thjeshtë dhe e ëmbël dhe ndryshimi i formës së proverbës. Një tjetër karakteristikë e proverbës është reflektimi i ideve dhe zakonit të jetës së popujve. Me studimin e proverbave të çdo populli, shumë lehtë mund të njihemi me krijimtarinë, zakonet e mira dhe të këqija, idetë dhe mendimet, si dhe me prirjen dhe dëshirat e popullit të një vendi. Analistët shoqëror besojnë se proverbat tregojnë vlerat dhe anti-vlerat shoqërore të cilat i kanë pranuar ose refuzuar njerëzit. Në bazë të kësaj, proverba idetë shoqërore i paraqet më shumë se sa letërsia e shkruar, poezia dhe proza. Poezia dhe tekstet letrare kanë autorë të caktuar, mirëpo proverbat janë krijuar nga brendësia e një shoqërie dhe janë transmetuar gojë më gojë derisa kanë arritur tek ne. Proverbat nuk kanë autorë të caktuar dhe ato janë gdhendur nga të gjithë njerëzit përgjatë historisë, prandaj ato janë një pasqyrë e plotë e shoqërisë dhe histori e një populli.

Studiuesit proverbat i kanë konsideruar rrugë praktike e njerëzve e cila u mëson njerëzve metodën e jetës. Proverbat na mësojnë neve: çfarë është detyra jonë në shoqëri, si duhet t'i durojmë vështirësitë, si duhet të largohemi nga një veprim i keq, si mund të krijohet një famë e mirë me virtyte të mira, si dhe ku dhe kur duhet ta ndjekim një metodë të arsyeshme dhe të pranueshme për të mos u penduar dhe zhgënjyer gjatë jetës? Pikërisht në bazë të kësaj, proverbat janë pasqyrë që pasqyron të gjithë jetën materiale dhe shpirtërore të atyre që kanë krijuar ato. Të gjitha proverbat janë mësim për jetën. Kur dikujt i thuhet çdo gjë që të duket ferrë (e vështirë), një ditë patjetër do të hyjë në punë ty"! Në realitet atij i është dhënë një mësim të që vlerësojë ato që posedon dhe asgjë të mos e konsiderojë të pavlerë.

Një proverbë duhet të kalojë shumë vite derisa të përhapët tek populli dhe të përdorët në masë të gjerë nga njerëzit. Kur një proverbë nga e kaluara deri sot është përhapur në mesin e njerëzve dhe akoma ka përdorim të caktuar, tregon këtë realitet se shumë zakone dhe sjellje morale të sotme të njerëzve, janë të ngjashme me zakonet dhe sjelljet morale të shekujve të kaluar. Kjo çështje ka rëndësi shumë të madhe në studimet sociologjike dhe antropologjike që tregon sjelljen morale të një vendi. Proverbat në realitet janë një dokument i rëndësishëm i kulturës, bindjeve, ideve dhe besimit. Nga shumë proverba mund të nxirën konceptet më themelore të kulturës politike, shoqërore, ekonomike dhe arsimore.

Miq të nderuar tani po dëgjojmë tregimin e radhës të cilin e kemi zgjedhur duke pas parasysh temën që trajtuam më sipër dhe po transmetojmë një tregim mësimdhënës në bazë të një proverbe e cila thotë: "U bë sikur Hani i Marvës, nuk e sheh as rrapin para shtëpisë!".

Është transmetuar se në të kaluarën dy miq shumë të ngushtë jetonin në qytetin Marvë. Marva në atë kohë ishte një prej qyteteve të Iranit, ndërsa sot ndodhet në shtetin e Turkmenistanit. Njëri prej dy miqve u detyrua të shkojë në një udhëtim të gjatë për shkak të mësimit dhe shkollimit. Miku tjetër mbeti në qytetin e tij, do të thotë në Marvë duke pritur që miku i tij të kryejë shkollimin dhe të kthehet në Marvë. Miku që kishte mbetur në Marvë, merrej me tregti. Atij i kishte ecur puna dhe kishte fituar pasuri e respekt të madh tek njerëzit. Pas një kohe që kaloi nga ndarja e këtyre dy miqve, guvernatori i qytetit Marv vdiq. Khalifi kishte vendosur që këtë tregtarin që ishte i besueshëm te njerëzit, ta emëronte guvernator të qytetit Marvë dhe kështu veproi. Kaluan disa vite! Guvernatori fitoi pasuri edhe më shumë dhe e bleu një shtëpi shumë të madhe për vete dhe atë e bëri seli të pushtetit të tij. Shumë njerëz ishin mbledhur rreth tij. Pas një kohe njeriu nuk mund të takohej me lehtësi me atë. Ai jepte urdhra për të gjithë dhe të gjithë kishin frikë nga ai. Miku i cili kishte shkuar në një qytet tjetër për tu shkolluar dhe që tani ishte bërë një dijetar i madh, u kthye në qytetin Marvë. Kur miku dijetar hyri në qytet, drejtpërdrejt shkoi te shtëpia e vjetër e mikut që ta takojë atë. Fqinjët i thanë se ka kohë që guvernatori e ka shitur shtëpinë dhe tani jeton në një shtëpi më të madhe. Ai kur dëgjoi se miku i tij ishte bërë guvernator, u gëzua shumë dhe shkoi te shtëpia e re e mikut të vjetër. Deshi të hyjë brenda në shtëpi, por nuk e lejuan! Rojtari i shtëpisë së guvernatorit i tha atij: "Kështu ke ulur kokën poshtë dhe ke mësy që pa marrë leje më parë, të takohesh me guvernatorin? Kush je tij dhe çfarë kërkon?" Miku dijetar tha: "Unë nuk jam i panjohur për guvernatorin! Jam prej miqve të vjetër të tij. Ka shumë vite që nuk e kamë par atë! Erdha që të takohem dhe të çmallem!" Rojtari i tha: "Shko e ulu pranë asaj peme dhe prit derisa guvernatori të dalë jashtë. Nëse të shikon ty dhe nëse ia do zemra, mund të takohesh dhe të flasësh me atë!" Përpara shtëpisë së guvernatorit kishte qenë një rrap i madh. Miku dijetar shkoi dhe u ulë nën hijen e atij rrapi. Priti me orë të tëra që guvernatori të dalë nga shtëpia e tij. Kaloi dita dhe qielli filloi të errësohej kur lajmëtari dha lajmin se guvernatori dëshiron të dalë nga shtëpia. Miku dijetar u ngrit nga vendi dhe priti pranë rrapit. Guvernatori doli nga shtëpia. Ai ishte rrethuar nga 10-15 njerëz. Ai duke biseduar me njerëzit që e rrethonin, shkoi në drejtim të karrocës. U ulë në të dhe u nis. Ai nuk e shikojë mikun e tij të vjetër pranë rrapit as edhe me një gjysmë shikimi. Miku dijetar në fillim u zemërua shumë nga kjo ngjarje që ndodhi. Por dalëngadalë e ngushëlloi veten dhe tha me vete: "Njerëzit që e rrethonin atë, nuk e lejuan që ai të shikojë në këtë anë. Ndoshta edhe pasi ishte duke ra mbrëmja dhe dita ishte bërë gjysmë errësirë, ai nuk mundi të më shikojë mua". Nesër me siguri që do të më shikojë!" Të nesërmen miku dijetar përsëri shkoi pranë portës së shtëpisë së mikut të vjetër dhe u ndal nën hijen e rrapit për ta pritur mikun që ta takojë. Kjo situatë e tillë vazhdoi disa ditë përpjekjet e mikut dijetar për tu takuar me mikun e tij të vjetër, nuk sollën rezultat. Ai më në fund e kuptoi se tashmë kishte ndryshuar jeta dhe gjendja e mikut të tij të vjetër dhe nuk krijohen lehtë mundësitë për tu takuar me atë. Hoqi dorë nga pritja nën hijen e rrapit dhe shkoi në shkollën në të cilën jepte mësim. Pas një kohë! Një ditë në qytet u përhap lajmi i shkarkimit të guvernatorit. Disa ditë më pas u emërua një guvernator i ri për qytetin. Pas kësaj ngjarje miku dijetar shkoi në shtëpinë e mikut të tij të vjetër. Aty më nuk ndodheshin roje dhe shërbëtorë e funksionarë që e rrethonin atë. Trokiti në derë dhe hyri brenda. Të dy miqtë pas shumë viteve u takuan përsëri dhe u gëzuan shumë nga takimi me njëri-tjetrin. Miku që ishte bërë guvernator, me pikëllim i tha mikut që ishte bërë dijetar: "Nuk mendoja që do të më harroje dhe të kalojë kaq shumë kohë derisa të vjen për tu takuar! Ai sikur të vije në ato ditë kur isha guvernator". Miku dijetar tha: "Unë kamë ardhur disa herë që të takoja ty, mirëpo rojet e tua nuk më lejuan të futem brenda. Për shumë ditë kam pritur nën hijen e rrapit jashtë shtëpisë tënde me shpresë që ndoshta do të takoj kur të dalësh nga shtëpia dhe kur të kthehesh! Mirëpo ti kurrë nuk shikonte rreth e rrotull". Miku që ishte shkarkuar nga posti i guvernatorit tha: "Po e thua të vërtetën! Unë isha bërë arrogant dhe mendjemadh dhe nuk shikoja askënd tjetër, përveç njerëzit rreth meje të cilët gjithmonë më lavdëronin. Isha bërë aq shumë arrogantë në vetvete saqë nuk kam parë as atë rrapin aq të madh, e lere më personin i cili ishte ulur nën hijen e rrapit". Miku dijetar tha: "E kaluar të mbetet e kaluar! Ke kujdes tani e tutje në mënyrë që arroganca të mos i verbojë sytë e tu!".

Që nga ajo kohë për një person i cili bëhet i pasur dhe fiton pozitë të lartë shoqërore dhe harron miqtë e vjetër, njerëzit thonë: "U bë sikur Hani i Marvës, nuk e she as rrapin përpara shtëpisë së tij!".