Korrik 09, 2017 09:32 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth perceptimit të selefistëve takfiristë rreth teohidit dhe mosbesimit.

Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste". Në edicionin e kaluar bëmë një kritikë rreth konceptit selef sipas pikëpamjes së selefistëve. Thamë se selefistët duke refuzuar autoritetin e arsyes, besojnë se të gjitha veprimet dhe fjalët e sahabeve dhe tabeinëve ishin në tre shekujt e parë të Islamit ishin të drejta i konsiderojnë ato standard për dispozitat fetare. Gjithashtu bëmë edhe një kritikë të kësaj bindje nga pikëpamja historike dhe në bazë të qëndrimeve të mendimtarëve sunit dhe shiit dhe thamë se edhe nëse supozojmë se komentimi i kësaj shprehje me 300 vite është i drejtë, atëherë shtrohet pyetja se si mund të konsiderohen ata tre shekuj si shekujt më të mirë në kohën kur e gjithë ajo çfarë ndjekësit e hadithit e quajnë "bidat" - risi, ka ndodhur në ata tre shekujt e parë? Sektet si Khavarixh, murxhije dhe shumë të tjera të ngjashme, janë paraqitur pikërisht në atë periudhë kohore. Dallimi i parë mes ehli sunetit dhe ideve të devijuara të selefizmit, është në lidhje me konceptin e selefit dhe kufijtë e ndjekjes. Selefizmi ka prishur të gjitha kufijtë e eheli sunetit dhe ka paraqitur një pikëpamja të re.

Sipas të ndjerit Hakim: "Kur pas vdekjes së khalifit të dytë Omer bin Khatab, në ditën e këshillit metoda e veprimit të dy khalifëve iu ofrua Imam Aliut (a.s.) dhe ai nuk pranoi të ndjekë atë dhe pikërisht për këtë shkak, e dorëzoi khalifatin. Othmani e pranoi këtë kusht, mirëpo në veprim, në lidhje me shumë çështje nuk ndoqi rrugën e të dy khalifëve paraardhës. Imam Aliu (a.s.) kur mori khalifatin, ka kundërshtuar plotësisht metodën e veprimit dhe të qeverisjes së Othmanit dhe ndryshoi shumë çështje sidomos metodën e shpërndarjes së pasurisë dhe administrimin e Shtetit Islam. Edhe khalifi i parë dhe i dytë nga aspekti i metodës së veprimit, nuk kanë vepruar në mënyrë të njëjtë. Ebu Bekri në ndarjen e pasurive dhe plaçkës së luftës, e respektonte drejtësinë dhe barazinë, mirëpo khalifi dytë në shumë raste bënte shumë përjashtime në këtë drejtim. Dallim është vërejtur edhe në lidhje me çështjet e tjera. Për shembull Ebu Bekri shkurorëzimin e gruas duke e përsëritur fjalën tre herë në një kuvend, e konsideronte vetëm një herë dhe nuk e pranonte këtë shkurorëzim. Ndërsa, khalifi e dytë këtë shkurorëzim e konsideronte të ligjshëm. Dallime të tilla rreth çështjeve të ndryshme ndoshta janë të panumërta. Një prej koncepteve dhe shtyllave kryesore të fesë, është teohidi ose njëshmëria e Zotit. Teohidi është një prej pesë shtyllave kryesore të fesë Islame. Prandaj, feja Islame i jep rëndësi shumë të madhe çështjes së teohidit. Kjo rëndësi është deri në atë masë saqë lumturia dhe mjerimi ose vuajtja e njerëzve në këtë botë dhe në botën tjetër, varët nga kjo fjalë. Çështja e teohidit jo vetëm në fenë Islame, por edhe në fetë e tjera hyjnore gëzon një pozitë të veçantë! Prandaj, krerët e lëvizjes vehabiste gjatë shekujve të fundit dhe në krye të tyre Muhamed bin Abdulvehab, idetë e të cilit burojnë nga qëndrimet e Ibn Tejmije, me përkufizimin e tyre të veçantë rreth kësaj fjale, shumë myslimanë i kanë shpallur jobesimtarë dhe kanë derdhur gjakun e shumë prej tyre.

Muhamed bin Abdulvehab

Selefistët takfiristë kanë bindje më të ndryshme ndaj teohidit dhe shirkut të cilat janë në kontradiktë me mësimet e Islamit. Teohidi është parimi dhe shtylla më e rëndësishme e Islamit dhe në kuptimin terminologjik do të thotë besimi në njëshmërinë e Zotit të lartësuar. Në bazë të mësimeve islame, teohidi është kufiri i hyrjes në Islam dhe Islami është quajtur fe monoteiste dhe teohidiste. Në të kundërtën e saj, ndodhet partneriteti i Zoti ose besimi në shumë zota që konsiderohet një mëkat i pafalshëm dhe ai i cili i bënë shoq Zotit dhe beson në shumë zota, ka dal nga rrethi i Islamit. Koncepti i teohidit në një nivel më të gjerë, ndahet në dy degë: praktike dhe teorike. Teohidi teorik i përket fushës së njohjes së Zotit dhe njeriu në këtë fazë e njeh Zotin dhe atributet e Tij. Mirëpo teohidi praktik do të thotë kjo që njeriu në veprim, gjithashtu, duhet të jetë besimtar në një Zot dhe të manifestojë besimin në një Zot duke harmonizuar veprimet e tij me ekzistencën e Zotit Një. Selefistët takfiristë duke ndjekur Ibn Tejmijen, kanë paraqitur një ndarje të konceptit të Teohidit në tre kategori: teohidi i emrave dhe atributeve, teohidi hyjnor dhe teohidi në adhurim. Teohidi i emrave dhe atributeve ka rezultuar me përngjasimin dhe personifikimin e Zotit në mesin e selefistëve dhe ide të tilla kanë rrënjë në perceptimet vetëm formaliste të tyre nga Kur'ani i shenjtë. Teohidi në adhurim, do të thotë se adhurimi i përket vetëm Zotit dhe askush përveç Tij, nuk e meriton të adhurohet. Duhet thënë se selefistët teohidin e komentojnë vetëm në teohid të adhurimit deri në atë masë saqë thuajse teohidi është sinonim me adhurimin dhe në bazë të kësaj, ata shumë myslimanë i konsiderojnë idhujtarë dhe mushrik. Kjo është për arsye se ata konceptin e adhurimit e konsiderojnë shumë të gjerë dhe përveç veprimeve si namazi, agjërimi, zekati, haxhi dhe thënia e të vërtetës, ata mendojnë se edhe veprimet e tjera si nezrat, therja e kurbaneve, kërkimi i ndihmës dhe lidhja si ndërmjetësim në çfarëdo forme dhe me çfarëdo qëllimi që bëhen, konsiderohen adhurim dhe si rezultat i kësaj, kryerja e këtyre veprimeve përveç për Zotin konsiderohet shirk, sipas tyre. Selefistët në bazë të teorive të Muhamed bin Abdulvehab, këtë lloj të shirkut të kryer nga myslimanët e konsiderojnë më të madh se sa shirkun e idhujtarëve. Pikërisht për këtë arsye, ata e konsiderojnë të lejuar derdhjen e gjakut, përdhosjen e nderit dhe plaçkitjen e pasurisë së myslimanëve të tillë.

ISIS

Grupi takfirist ISIS i cili nga aspektin ideologjik konsiderohet dega më e rëndësishme e vehabizmit, gjithashtu, në bazë të po këtyre bazave ideologjike e interpreton teohidin dhe shirkun dhe çfarëdo lloj përulje dhe respekti ndaj varreve të të dashurve të Zotit dhe lutjeve pranë tyre, i konsideron shembull të adhurimit të diçka tjetër përveç Zotit, do të thotë shirk. Ata me pretekst të Teohidit në adhurim, nuk e konsiderojnë asgjë të shenjtë, prandaj edhe Qaben e konsiderojnë simbol të shirkut dhe kanë deklaruar se duhet shkatërruar Qabja në mënyrë që myslimanët të mos e adhurojnë atë. Abu Bekr Al-Baghdadi ka thënë se parimet dhe bindjet islame nuk na lejojnë neve të adhurojmë gurin. Ata në bazë të përkufizimeve formaliste rreth mosbesimit dhe shirkut, duke lëshuar një dekret fetar, 20 fjalë të përhapur në mesin e popullit të Irakut i kanë deklaruar simbole dhe shembuj të shirkut dhe mosbesimit, prandaj kanë deklaruar se përdoruesi i këtyre fjalëve duhet të dënohet si jobesimtar. Grupi terrorist ISIS duke publikuar dhe shpërndarë këtë dekret fetar për banorët e provincës Dejr El-Zur në Siri, ka deklaruar se përdorimi i këtyre fjalëve konsiderohet dalje nga feja. Fjalë të tilla janë si: ehlen=mirëserdhët, urdhëroni, "va hajat el-Nebij"=betimi në jetën e Profetit s.a.v.s., si dhe shprehje "përshëndetja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi varret e profetëve". Në këtë dekret "fetar" ISIS këto 20  fjalë dhe shprehje i ka ndarë në 4 kategori: mohim i madh, shirku i madh, shirku i vogël dhe mëkat. Përdorimi i secilës prej këtyre fjalëve dhe shprehjeve në bazë të shkallës së rëndë të shirkut dhe mëkatit, duhet të dënohet. Nga pikëpamja e tyre, vetëm vehabistët nuk janë idhujtarë ose jobesimtarë dhe janë të sigurt kurse myslimanët shiitë dhe sunitë janë jobesimtarë, përveç nëse pendohen dhe të bëjnë besatimin me khalifin e ISIS.

ISIS

Në lidhje me kuptimin e fjalës kufr-mohim dhe fjalëve të tjera të nxjerra nga kjo fjalë nga takfiristët, duhet thënë se në Kur'anin e shenjtë fjala kufr është përmendur në dy lloje të përgjithshme: i pari, dalja nga Ummeti Islam si në ajetin 34 të sures Bekare i cili flet rreth mohimit të Iblisit, si dhe në ajetet 17 dhe 73 të sures Maide që flasin në lidhje me mosbesimin e të krishterëve dhe të atyre që besojnë në trini; i dyti, është mosdalja nga Ummeti Islam. Sipas komentimit të shumë komentuesve sunitë në ajetet si në ajetin 40 të sures Neml qëllimi i fjalës kufr është mosfalenderim.

Në këtë mënyrë vërehet se kuptimi i fjalës kufr në ajetet e Kur'anit kuptohet duke marrë parasysh ajetet e tjera dhe kuptimin e kontekstit të ajetit. Prandaj mbështetja e takfiristëve në ajetet e Kur'anit vetëm nëpërmjet përmendjes së kësaj fjale në ajete, është në kundërshtim me të vërtetën e fjalës hyjnore. Përveç kësaj, duke marrë parasysh ajetet dhe transmetimet e vlefshme, takfirizmi konsiderohet një çështje e ndaluar dhe e qortuar. Ashtu siç ka thënë Zoti i madhëruar në ajetin 94 të sures Nisa: "...Mos i thoni atij që ju shpreh selamin (besimin): “Nuk je besimtar!...”. Abdulla bin Omar thotë: "Kam dëgjuar nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i cili ka thënë: " Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: të dëshmuarit e njëshmërisë së Zotit, të dëshmuarit e dërgimit të Muhamed për profet nga ana e Zotit, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e Haxhit dhe agjërimi i muajit të Ramazanit".