Tetor 08, 2017 09:52 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth perceptimit të ISIS rreth besimit, xhihadit dhe periudhës së fundit të botës.

Kritikë ndaj lëvizjeve takfiriste

 

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste". Në edicionin e kaluar kemi folur rreth besimit dhe xhihadit nga pikëpamja e Islamit dhe shkurtimisht kemi bërë një vështrim mbi perceptimet e devijuara të vehabizmit si burim i lëvizjeve takfiriste. Nga pikëpamja e mësimeve islame, secili që e vërteton me gjuhë besimin në Islam, ai është mysliman. Vërtetimi me zemër dhe vërtetimi me vepër, janë shkallë të besimit. Mirëpo vehabizmi dhe lëvizjet takfiriste dhe në krye të tyre ISIS, për shkak të bazave të tyre formale dhe sipërfaqësore, Islamin dhe besimin e vendosin në të njëjtën shkallë në mënyrë që secili që arrin në këtë shkallë, është mysliman dhe secili që bie nga ajo shkallë, konsiderohet jobesimtar dhe sipas atyre, lejohet vrasje e tij. Një tjetër parim që vehabizmi si babai spiritual i lëvizjeve takfiriste, thekson në masë të madhe në atë, është xhihadi. Vehabistët në bazë të mendimeve të juristëve selefistë ekstremistë dhe vehabistë dhe në bazë të interpretimeve të veçanta të tyre nga ajetet kur'anore, theksojnë në xhihadin primitiv. Në bazë të kësaj, Islami më shumë se sa për shkencëtarë dhe mendimtarë, ka nevojë për xhihadistë. Xhihadi është një prej parimeve sekondare të fesë, por pranë lëvizjeve takfiriste xhihadi konsiderohet parimi më i rëndësishëm i fesë Islame. Takfiristët i konsiderojnë heretikët dhe hipokritët myslimanë (ku myslimanët shiitë i konsiderojnë në mesin e tyre) si shembull konkret të armikut të afërt, prandaj xhihadin (luftën) kundër atyre e vendosin prioritet. Koncepti dhe funksioni i xhihadit në të menduarin takfirist, sidomos në atë çfarë po e shfrytëzon ISIS në Irak dhe Siri, esencialisht është i huaj plotësisht nga fikhu ose jurisprudenca sunite dhe shiite. Takfiristët duke theksuar në xhihadin primitiv, luftën, vrasjen dhe terrorizimin e atyre të cilët i konsiderojnë jobesimtarë dhe armiq të Zotit, e konsiderojnë parim më të rëndësishëm të Islamit. Juristët e shkollës sunite e kanë konsideruar obligim xhihadin primitiv vetëm në rast se në atë ekziston interesi i Islamit dhe myslimanëve në bazë të përcaktimit të sunduesit, qoftë ai i drejtë apo i korruptuar. Sidoqoftë sipas mendimit të shumë juristëve sunitë, obligimi i xhihadit nuk do të thotë ekzistenca e përballjes së përhershme armiqësore mes myslimanëve dhe jomyslimanëve, por xhihadi konsiderohet si rrugëzgjidhja e fundit për garantimin dhe sigurimin e interesave të Islamit dhe myslimanëve.

ISIS

 

Sipas tekstit të Kur'anit të shenjtë, xhihadi për të thirrur njerëzit në rrugën e vërtetë, nuk është vetëm xhihadi i armatosur. Ajeti 125 i sures Nahl të Kur'anit të shenjtë, metodat për thirrjen e njerëzve në rrugën e Zotit nga e Profetit s.a.v.s. i ka numëruar "urtësinë", "këshillën" dhe "debatin e mirë". Zoti i madhëruar pasi fton njerëzit që ta ndjekin rrugën e të vërtetës, në ajetin 256 të sures Bekare thotë: "Nuk ka dhunë dhe forcë për të detyruar njerëzit të pranojnë fenë". Interpretimi i ISIS rreth xhihadit me jobesimtarët është plotësisht në kundërshtim me komentimet kur'anore të dijetarëve sunitë. Kjo është për arsye se as myslimanët dhe as hipokritët nuk hyjnë në grupin jobesimtarëve në mënyrë që të jenë shembull konkret i "jobesimtarëve të afërt" dhe lufta kundër atyre të jetë prioritet. Në transmetimet islame thuhet se me fjalën "armiq të afërt" janë për qëllim herbrenjtë që kanë jetuar në periferi të Medinës që përfshinë fiset Beni Kurejdha, Beni Nadir dhe Khejbar. Në Kur'anin e shenjtë "munafikët" (hipokritët) gjithashtu nuk janë prezantuar si shembull konkret të "armikut të afërt". Grupi më i afërt i jobesimtarëve për umetin Islam në epokën aktuale janë sionistët të cilët kanë pushtuar tokën e myslimanëve në zemër të vendeve islame (Palestinën, Jordaninë, Sirinë dhe Libanin). Kjo është në kohën kur grupi terrorist ISIS nuk ka treguar asnjë reagim ndaj krimeve të sionistëve dhe nuk ka marrë asnjë ndonjë armiqësor dhe xhihadist kundër atyre, por vetëm ka vë në shënjestër myslimanët. Bazimi i ISIS në ajetet 191 të sures Bekare dhe 4 të sures Muhamed për të arsyetuar vrasjen dhe xhihadin kundër myslimanëve, është plotësisht në kundërshtim me argumentet dhe komentimet e komentuesve të Kur'anit të shenjtë. Kjo është për arsye se sipas mendimit të shumicës së komentuesve, këto ajete ku'ranore janë shpallur në lidhje me luftën e jobesimtarëve të Mekës me myslimanët, do të thotë në lidhje me jobesimtarët të cilët luftonin kundër myslimanëve dhe nuk i dedikohen as jomyslimanëve të cilët nuk janë në luftë me myslimanët. Lëvizjet takfiriste dhe terroriste, duke përgjithësuar dispozitën e Xhihadit dhe duke shfrytëzuar atë si mjet për interesat e tyre, më nuk pranojnë logjikë tjetër dhe as standarde të tjera të Sheriatit Islam dhe as standarde të tjera ligjore për bindjet dhe veprimet e tyre. Liderët e grupeve takfiriste të cilët nuk kanë as autoritetin dhe as shkallën shkencore të dijetarëve sunitë, i japin të drejtë vetës që të lëshojnë dekrete fetare dhe të urdhërojnë për xhihad duke e konsideruar xhihadin si një parim i cili është neglizhuar nga myslimanët, prandaj ai duhet të ripërtërihet. Ata duke komentuar sipas mendimit të tyre ajetet e Kur'anit dhe hadithet e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., synojnë të arsyetojnë dhe t'i japin legjitimitet fetar veprimeve dhe krimeve të tyre. Kjo është në kohën kur shumica e liderëve të ISIS kanë informacione shumë të kufizuara në lidhje me mësimet islame dhe nuk posedojnë as meritat e duhura dhe as autoritetin e duhur shkencor për të komentuar ajetet e Kur'anit dhe hadithet e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe aq më pak për të dhënë fetva dhe dekrete fetare. Për këtë arsye në arsyetimin e dekreteve dhe vendimeve të veta, japin përgjigje të cilat nuk ekzistojnë në asnjë prej mësimeve të fesë Islame dhe as në fikhun e shkollave sunite. Një prej këtyre çështjeve është pyetje se pse nuk luftojnë ata kundër sionistëve që janë armiq të vërtetë dhe real të myslimanëve.

Liderët e grupit terrorist ISIS arsyen e tyre për të mos luftuar kundër sionistëve e lidhin me periudhën e fundit të kohës së kësaj bote dhe duke seleksionuar dhe devijuar disa prej haditheve profetike në lidhje me periudhën e fundit të kohës së kësaj bote me qëllim të vërtetimit të khalifatit të vetë, thonë se "qëllimi nga kjo thënie se do të vijë koha e kryengritjes së Kodsit, nuk është ky që Bejtul-Mokades do të jetë kryeqyteti dhe qendra e kryengritjes dhe e Khalifatit, por shumë herë është thënë se Isau a.s. do të paraqitet në Bejtul-Mokades dhe regjimi hebre do të rrëzohet, prandaj në mënyrë vetvetiu khalifati do të shtrihet edhe në Palestinë". Mediat propagandistike të ISIS shumë kohë më parë duke theksuar në kryengritjen e burrave me flamuj të zi, me bashkimin e xhihadistëve nga Khorasani Jugor (Afganistani) dhe Gadishulli Arabik me Irakun dhe Shamin, pushtimi i Mosulit etj., bëjnë përpjekje të induktojnë se vetë ata janë shpëtimtarë të kohës së fundit.

ISIS

 

Periudha e fundit e kohës së kësaj bote në terminologji do të thotë periudha e jetës së njerëzve para përfundimit të jetës së kësaj bote. Me fjalë të tjera, kjo periudhë fillon me lindjen e Profetit të nderuar të Islamit dhe përfundon me fillimin e ringjalljes. Në këtë periudhë ndodhin ngjarjet përkatëse me paraqitjen e shpëtimtarit të njerëzimit dhe bota do të jetë dëshmitare e ndryshimeve të mëdha. Flamuri i të vërtetës dhe drejtësisë do të valojë në botë dhe do të zhduket dhuna, korrupsioni dhe padrejtësia. ISIS emrin e gazetës së vetë zyrtare e ka zgjedhur "Dabik". Fjala Dabik është emër i një qyteti shumë të vogël në Siri. Ky qytet nga aspekti ushtarak nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Megjithëkëtë, terroristët e ISIS me insistim të madh dhe duke pësuar humbje të mëdha, e kanë pushtuar këtë qytet dhe pastaj kanë festuar fitoren në këtë qytet. Arsye e këtij insistimi dhe kokëfortësie në pushtimin e qytetit Dabik, është një thënie të cilën grupi terrorist ISIS e pretendon se është hadith i transmetuar nga Abu Hurejre nga Hazreti Muhamed s.a.v.s. dhe gjendet në librin "Sahih Muslim", e cila thotë: "Kiameti nuk ndodhë deri në kohën kur romakët do të sulmojnë vendin A'mak ose Dabik. Pastaj në atë ditë një ushtri e përbërë me njerëzit më të mirë në tokë, nga Medina do të niset drejt tyre. Prandaj një e treta e asaj ushtrie do të vritet dhe ata do të jenë dëshmorët më të mirë pranë Zotit dhe një e treta e saj bëhet ngadhënjimtare dhe nuk pëson kurrfarë përçarje. Pastaj do ta pushtojë Kostandinopojën. Pastaj në atë kohë do të paraqitet Isa bin Marjem dhe kur armiqtë e Zotit do ta shikojnë atë, do të shkrihen dhe tretën sikur që tretët kripa në ujë..."

Gazeta Dabik

Sipas këtij të ashtuquajturi "hadith", para ndodhjes së Kiametit, myslimanët do të luftojnë me romakët në Dabik dhe duke pësuar humbje të mëdha, më në fund e pushtojnë këtë qytet. Myslimanët të cilët vriten në këtë luftë, janë dëshmorët më të mirë. Ky hadith është transmetuar nga Abu Huejre dhe nuk ka kredibilitetin e duhur në zinxhirin e transmetimit. Megjithëkëtë, nëse do t'i kushtojmë pak vëmendje në aspektin sipërfaqësor të këtij transmetimi, do të bëhet e qartë kontradikta e teoricienëve të ISIS. Në tekstin e këtij transmetimi thuhet se romakët do të vijnë në Dabik. Mirëpo romakët nuk kanë hyrë në Dabik, por ISIS nëpërmjet një përleshje të armatosur hyri në Dabik. Sipas këtij transmetimi, një ushtri nga Medina do të vije do të luftojë me romakët, ndërkohë që forcat e ISIS nuk janë nga Medina, sepse një numër i madh i tyre janë nga vende dhe rajone të ndryshme të botës, por që janë mbledhur në Siri. Në transmetim gjithashtu është folur për paraqitjen e Isaut a.s., gjë që deri më tani nuk ka ndodhur.

Tags