Nëntor 24, 2018 21:09 CET
  • Në shkollën e Ruhullahut

Programi me titull "Në shkollën e Ruhullahut" është një prej programeve i cili do të transmetohet në 32 edicione gjatë të cilëve do të shqyrtojmë dhe prezantojmë personalitetin, jetën dhe veprën e Imam Khomejnit (ra). Në këtë program të temë kryesore do të jetë shpjegimi i karakteristikave anti-hegjemoniste në diskursin e Revolucionit Islamik dhe shkollës së Imam Khomejnit (ra).

Shoqëria e Iranit muaj më parë ishte në një atmosferë të çuditshme. Nga njëra anë ishte muaji i bekuar i Ramazanit me atmosferën e tij të veçantë shpirtërore e cila kishte përfshirë të gjithë shoqërinë iraniane, ndërsa nga ana tjetër, për shkak se përvjetori i martirizimit të Imam Aliut (a.s.) përkoi me përvjetorin e vdekjes së Imam Khomejnit (a.s.), bëri që besimtarët myslimanë të mbajnë zi me rastin e përvjetorit të humbjes së dy liderëve të mëdhenj të tyre. Imam Khomejni (ra) ishte prej lozes së familjes së Ehli Bejtit (a.s.) dhe prej pasardhësve të Imam Aliut (a.s.), i cili pas 14 shekujve në Iran ndoqi dhe vazhdoi rrugën e atyre figurave të mëdha duke vendosur një model shtetëror në shoqërinë e Iranit në përputhje me mësimet dhe parimet e tyre. Imam Khomejni (ra) duke u mbështetur në mësimet burimore të Islamit dhe në rrugën praktike të Hazretit Muhamed s.a.v.s., profetit të nderuar të Islamit dhe të Imam Aliut (a.s.), si dhe me mbështetjen e popullit të Iranit, arriti të rrëzojë sistemin shtetëror despotik që ishte rrënjosur në shoqërinë e Iranit dhe nën dritën e Revolucionit Islamik që këtë vit është 40 vjetori i tij, dhe t'i dhurojë popullit iranian sistemin shtetëror të Republikës Islamike. Këto data historike u bënë pretekst që duke filluar nga tani të transmetojmë programin me titull "Në shkollën e Ruhullahut" dhe t'u njohim juve më shumë me idealet e kësaj shkolle. Në edicionin e parë të këtij programi jemi munduar të paraqesim karakteristikat anti-hegjemoniste të shkollës së Ruhullahut. Iu lutemi të na ndiqni në vazhdim!

Shumë mendimtarë dhe analistë politikë, Revolucionin Islamik e kanë cilësuar si një fenomen më të ndryshëm nga revolucionet e tjera në botë. Këta analistë në ritregimin e karakteristikave të Revolucionit Islamik, kanë vë në dukje disa çështje të cilat kryesisht nuk kanë ekzistuar në revolucionet e tjera të botës. Për shembull, disa prej këtyre analistëve kanë trajtuar substancën dhe natyrën fetare të Revolucionit Islamik të Irani si një prej aspekteve që e dallojnë këtë revolucion nga revolucionet e tjera dhe kanë thënë se Revolucioni Islamik ka arritur në fitore në kohën kur në shumë rajone të botës, feja ishte hequr tërësisht nga sfera e politikës dhe klerikët dhe institucionet fetare nuk kishin kurrfarë ndërhyrje në çështjet politike. Përveç kësaj edhe në disa shkolla filozofike të mendimit si marksizmi, feja përshkruhej si opium i turmave të popullit, për arsye se sipas kornizës ideologjike të marksizmit, feja i bënë turmat popullore të jenë narkoman dhe pasive ndaj dhunës dhe padrejtësisë klasore që sundon në shoqëri duke i bindur ato që ta pranojnë një sistem të tillë shoqëror. Mirëpo Revolucioni Islamik duke u mbështetur në mësimet e fesë Islame dhe të shkollës (medhëhebit) shiite, arriti t'i mobilizojë turmat popullore kundër padrejtësisë klasore dhe të vendosë një sistem të ri shtetëror i cili thërret për vendosjen e drejtësisë sociale dhe sundimin e lirisë. Lufta kundër arrogancës dhe hegjemonisë gjithashtu është një tjetër aspekt që dallon Revolucionin Islamik nga revolucionet e tjera. Anti-hegjemonizmi ishte kurim i po atij diskursi fetar që përbënë bazën ideologjike e Revolucionit Islamik të Iranit.  

Për perceptimin e drejtë të karakteristikës anti-hegjemoni të Revolucionit Islamik duhet të kthehemi në periudhat kohore të ndodhjes së Revolucionit. Revolucioni Islamik arriti në fitore në një periudhë në të cilën në botë sundonte sistemi dypolësh ose dy blloqesh dhe shumica e vendeve të botës ishin të varur nga njëri prej këtyre blloqeve. Në periudhën e luftës së ftohtë ose në po atë botë dy blloqe, Amerika udhëhiqte bllokun e perëndimit ose sistemin kapitalist dhe Bashkimi Sovjetik udhëhiqte bllokun lindor me idetë komuniste. Në këtë atmosferë në të cilën ekzistonte një rivalitet i ashpër dhe i rëndë i cili në disa faza kishte shkuar deri në prag të konfliktit me armë bërthamore, shumica e vendeve të botës së tretë prezantonin veten në kuadër të marrëdhënies me këto dy blloqe, prandaj edhe zhvillimet që ndodheshin në këto vende ishin të lidhura ngushtë dhe drejtpërdrejt me vullnetin e liderëve të të dy blloqeve. Në këtë periudhë, revolucionet ndodheshin kryesisht duke u mbështetur me idetë majtiste, për arsye se shkolla komuniste kishte shumë potenciale për revolucionarizëm. Revolucioni Islamik arriti në fitore në një atmosferë të tillë, mirëpo me paraqitjen e motos "Jo lindor, Jo perëndimor" dhe duke theksuar në idealin e "Pavarësisë", mohoi dhe refuzoi njëkohësisht sistemin hegjemonistë të dy superfuqive të Amerikës dhe ish-BRSS.

Anti-hegjemonizmi është një prej koncepteve më kryesore të shkollës së Ruhullahut dhe diskursit të Revolucionit Islamik. Ky ideal ka rrënjë në vizionin fetar të Imam Khomeinit (ra). Në vizionin fetar të Imam Khomejnit (ra), sistemi i krijimit ka vetëm një boshte dhe Zoti i madhëruar qëndron në qendër të këtij sistemi ndërsa të gjitha krijesat janë krijuar nën hijen e rrugës dhe vullnetit hyjnor dhe ekzistencën e vet e kanë marrë nga ekzistenca e Tij. Në të këtij të menduari, të gjitha krijesat e botës, përball fuqisë së Zotit janë të paafta dhe të gjithë ato duhet t'i nënshtrohet urdhrave hyjnorë. Në bazë të kësaj, nëse një krijesë në bazë të arrogancës nuk nënshtrohet para urdhrave të Zotit dhe rebelohet përpara Tij dhe ndaj robërve të Zotit, ajo krijesë njihet si arrogante "mostakber". Në këtë diskurs, djalli është arroganti i parë në historinë e krijimit, për arsye se u rebelua dhe nuk u nënshtrua para urdhrit hyjnor. Gjithashtu pas zbritjes së Ademit në tokë dhe fillimit të jetës njerëzore, gjithnjë një grup i njerëzve duke ndjekur djallin hyjnë në grupin e arrogantëve dhe luftojnë kundër të dashurve të Zotit dhe kundër njerëzve në përgjithësi. Në diskursin e Imam Khomejnit (ra), në të gjitha shoqëritë dhe gjithashtu në të gjitha sistemet ndërkombëtare, ekzistojnë dy klasë: arrogantët dhe të dobët ose të shtypurit. Ideali i Revolucionit Islamik është përballja me arrogantët dhe mbështetja ndaj të shtypurve.

Imam Khomejni (ra) duke u mbështetur në një ide të tillë, njëkohësisht u ngritë kundër despotizmit të brendshëm dhe sistemit të dhunshëm si dhe kundër sistemit hegjemonist botëror, do të thotë kundër dy superfuqive Amerikës dhe ish-BRSS që me mposhtjen e sistemit despotik sundues në Iran, ai u bë edhe flamurtar i kryengritjes kundër arrogancës botërore. Imam Khomejni (ra) rezultatin e anti-hegjemonizmit kurrë nuk e ka kufizuar vetëm për territorin gjeografik të Iranit, por atë e ka prezantuar si model kurues për të gjithë popujt e shtypur në të gjitha rajonet e botës. Imam Khomejni (ra) besonte se në radhë të parë në vendet islame dhe pastaj të gjithë popujt e shtypur të botës duhet të bashkohen dhe të rezistojnë përball arrogantëve dhe hegjemonistëve. Ai ka thënë: "Ne dëshirojmë që të gjithë vendet islame të kenë këtë karakteristikë dhe ky koncept që u realizua në Iran, të realizohet edhe në të gjitha vendet islame dhe të gjithë popujt e botës të rezistojnë përball arrogantëve dhe t'i zgjidhin vet çështjet dhe problemet e tyre dhe të fitojnë të drejtën e vet. Ata duhet të dinë se e drejta që u takon, duhet të fitohet dhe merret, përndryshe kurrë nuk do t'i jepet askujt e drejta që i takon". Imam Khomejni me një bindje të palëkundur në premtimin hyjnor në lidhje me këtë se në fund popujt e shtypur të botës do të ngadhënjejnë ndaj arrogantëve, të gjithë popujt e shtypur të botës i ka ftuar për ta formuar një parti universale për t'u informuar dhe për ta krijuar një front të rezistencës dhe një bllok anti-hegjemonist për t'u përballur me arrogancën botërore. Ai ka thënë: "Unë shpresoi që kjo ngjarje (fitorja e Revolucionit Islamik) do të jetë një përgatitje e rrethanave për ta formuar "Partinë e Popujve të Shtypur" në të gjithë botën... në të cilën do të marrin pjesë të gjithë popujt e shtypur dhe të mënjanojnë problemet dhe pengesat përpara tyre dhe të ngrehen kundër arrogantëve dhe plaçkitësve të Lindjes dhe Perëndimit dhe të mos lejojnë arrogantët të ushtrojnë dhunë dhe padrejtësi ndaj popujve të shtypur".

Në shkollën e Ruhullahut u deklaruar zyrtarisht politika "Jo Zotim ndaj Lindjes dhe Perëndimit" dhe kjo politik u bë model dhe prioritet i veprimeve të qeverisë së Republikës Islamike. Imam Khomejni (ra) mosmbështetjen në asnjërin prej dy blloqeve të Lindjes dhe Perëndimit, e cilësoi rrugë të drejtë politike dhe prej karakteristikave të pashembullta të Revolucionit Islamik dhe ka thënë: "Revolucioni Islamik, nuk është një revolucion i zakonshëm dhe nuk është i mbështetur te asnjëri prej dy blloqeve të Lindjes dhe Perëndimit. Prandaj nga ky aspekt posedon karakteristikat e veçanta të tij dhe duke kaluar rrugën e drejtë "Jo Lindje, Jo Perëndim", po reziston përball dy blloqeve dhe nuk ka frikë nga asnjë fuqi legjendare". Kjo karakteristikë e Revolucionit Islamik në mënyrë të qartë është reflektuar edhe në Kushtetutën e Republikës Islamike të Iranit. Në kapitullin e 10 të Kushtetutës së Iranit i cili trajton parimet e politikës së jashtme të shtetit të Republikës Islamike të Iranit, është theksuar mohimi dhe refuzimi i çfarëdo marrëdhënieje hegjemoniste. Neni 152 i Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit gjithashtu duke theksuar pavarësinë dhe jozotimin e shtetit të Republikës Islamike të Iranit ndaj  fuqive hegjemoniste, thotë: "Politika e jashtme e Republikës Islamike të Iranit bazohet mbi refuzimin e çfarëdo lloj ushtrimi të hegjemonisë dhe pranimi të hegjemonisë, bazohet në ruajtjen e pavarësisë së gjithanshme dhe tërësisë territoriale të vendit, si dhe në mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve dhe në marrëdhënie paqësore reciproke me shtetet joarmiqësore".

Imam Khomejni, mbështetjen ndaj të shtypurve të botës e ka konsideruar një prej parimeve të Revolucionit Islamik dhe kishte këtë bindje se paralel me përballjen ndaj arrogantëve të botës, popujt e shtypur duhet të vetëdijesohen dhe duhet mbështetur lufta e tyre kundër arrogancës. Imam Khomejni në lidhje me këtë ka thënë: "Populli i lirë i botës aktualisht mbështet plotësisht popujt e shtypur të botës përball atyre të cilët ndjekin vetëm logjikën e topit, tankeve dhe motoja e tyre është shtiza. Ne mbështesim të gjitha lëvizjet çlirimtare në të gjithë botën të cilat luftojnë në rrugën e Zotit, në rrugën e të drejtës dhe të vërtetës". Në pikëpamjen e Imam Khomejnit (ra), anti-hegjemonizmi dhe mbështetje ndaj popujve të shtypur mund të bëhet vetëm nëpërmjet vetëdijesimit të popujve dhe prezantimit të modelit të kryengritjes së popullit iranian për ata dhe pa kurrë ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendeve. Qëllimi final i kësaj lufte është lëvizja drejt rrugës së dinjitetit, lirisë dhe pavarësisë për popujt e shtypur. Kjo çështje është theksuar edhe në nenin 154 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit ku thuhet: "Republika Islamike e Iranit ideal të saj e konsideron lumturinë e njeriut në të gjithë shoqërinë njerëzore, prandaj pavarësinë, lirinë, qeverisjen e drejtë dhe të vërtetë, e konsideron të drejtë legjitime për të gjithë popujt e botës. Prandaj, njëkohësisht me vetëpërmbajtje të plotë nga çfarëdo lloj ndërhyrje në çështjet e brendshme të popujve të tjerë, Republika Islamike e Iranit mbështet luftën për të drejta të popujve të shtypur kundër arrogancës dhe hegjemonisë botërore në çdo vend të botës që të jetë".  

Imam Khomejni (ra) duke shpjeguar shkakun e formimin të shteteve arrogante në botë, vë në dukje tre çështje. E para është arroganca dhe egoizmi i arrogantëve. Sipas mendimit të Imam Khomejnit (ra), rrënjën e të gjitha të këqijave të botës duhet kërkuar në sëmundjen e arrogancës dhe egoizmit, sepse egoizmi bëhet shkak për krijimin e ambicies për pushtet dhe prirjes për sundimin dhe hegjemoninë ndaj të tjerëve. Sipas Imam Khomejnit (ra), humbja e vetvetes së popujve të shtypur dhe induktimi i paaftësisë së tyre nga ana e arrogantëve, është faktori i dytë i formimit të sistemit hegjemonist. Ai në shpjegimin e çështjes dhe arsye së tretë të krijimit të dy poleve të shtypur dhe hegjemonist, vë në dukje dobësinë e personalitetit të liderëve të popujve të shtypur dhe beson se dobësia e liderëve dhe frika nga fuqitë arrogante si dhe sundimi i moralit despotik dhe etja për ta ruajtur pushtetin, janë bërë shkak që liderët e popujve të shtypur të mos kenë guximin e duhur për t'u përballur fuqitë arrogante. Këta lider me personalitet të dobët luajnë rol të rëndësishëm në shkatërrimin e moralit heroik të popujve të tyre, si dhe në përballjen dhe shtypjen e kryengritjeve për liri e pavarësi të popujve të tyre kundër hegjemonizmit.  

Qasja anti-hegjemoniste e Imam Khomejnit (ra) ka vazhduar edhe në periudhën pas tij do të thotë me Ajetullah Khamenei i cili shumë herë dhe në raste të ndryshme ka theksuar substancën dhe natyrën anti-hegjemoniste të sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit dhe përballjen me udhëheqjen e sistemit hegjemonist botëror do të thotë Amerikën. Ai ka thënë: "Sistemi hegjemonistë është front kundër sistemit islamik. Ne jemi kundër hegjemonizmit dhe e kundërshtojmë hegjemonizmin".