May 20, 2019 07:24 CET
  • Politika e jashtme në periudhën e qeverisë së nëntë dhe të dhjetë

Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh, po shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara. Në këtë edicion do të flasim rreth politikës së jashtme të Iranit në periudhën e qeverisë së nëntë dhe të dhjetë.

Parimet e politikës së jashtme të qeverive të nëntë dhe të dhjetë

Republika Islamike e Iranit përgjatë 16 viteve, do të thotë në dy mandatet presidenciale të Hashemi Rafsanxhani dhe të dy mandateve të qeverisë së reformave, ka ndjekur një politikë pragmatike, paqësore dhe të bazuar mbi mënjanimin e tensioneve dhe bashkëjetesës paqësore, mirëpo trajtimi që mori Irani nga sistemi ndërkombëtar gjatë kësaj periudhe nuk ishte një trajtim i përshtatshëm dhe pozitiv. Arena ndërkombëtare në masë të madhe ishte nën hegjemoninë e Amerikës, aleatëve të saj evropian dhe disa institucione dhe organizata ndërkombëtare në të cilat Amerika ushtronte kontroll më shumë se sa niveli i jashtëzakonshëm, jo vetëm që nuk krijuan një sferë të përshtatshme për të luajtur rol normativ rajonal dhe ndërkombëtar për Iranin, por vazhdoi politika armiqësore ndaj Iranit. Prandaj, atmosfera ndërkombëtare u shndërrua në një atmosferë tensionuese dhe kërcënuese për Iranin gjë që ndikoi edhe në ardhjen në pushtet të Mahmud Ahmedinezhad në Iran.

Me zgjedhjen e Mahmud Ahmedinezhad si president të Republikës Islamike të Iranit, ai në parimet e politikës së jashtme të Iranit krijoi ndryshime të dukshme. Ahmedinezhad si gjatë fushatës elektorale si kandidat për president dhe si në pozitën e presidentit të Republikës Islamike të Iranit, theksonte se synon të ripërtërijë parimet, idealet dhe vlerat e viteve të para pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në sferën e politikës së jashtme dhe të brendshme. Ahmedinezhad duke u përkushtua në tre parimet: dinjitet, urtësi dhe interes, prioritet në politikën e jashtme i dha parimet të dinjitetit.

Një prej parimeve më të rëndësishme të politikës së jashtme të Mahmud Ahmedinezhad ishte theksimi për ripërtëritjen e drejtësisë dhe spiritualitetit në zhvillimet globale. Ahmedinezhad gjatë fushatës elektorale të vitit 2005, deklaroi se motoja kryesor i tij në sferën e politikës së jashtme është e bazuar në zbatimin e drejtësisë dhe në përhapjen e drejtësisë. Pas fitores në zgjedhjet presidenciale, Mahmud Ahmedinezhad gjithashtu zbatimin e drejtësisë e vendosi prioritet qendror të politikës së tij të jashtme. Menuçehr Moteki, ministri i punëve të jashtme në atë kohë, deklaroi: “Politika e jashtme e qeverisë së nëntë synon forcimin e diskursin e bazuar mbi zbatimin e drejtësisë, pranimin e të drejtës së barabartë të vendeve në rolin e tyre që luajnë në krijimin e një rendi të ri global për zbatimin e drejtësisë”. Mohimi i sistemit hegjemonist dhe theksimi mbi rendin ndërkombëtar pa hegjemoninë e fuqive të mëdha dhe mohimi i agresioneve, krimeve dhe padrejtësive të fuqive të mëdha; ishin prej përkushtimeve kryesore të qeverisë së nëntë dhe të dhjetë në kuadër të zbatimit të drejtësisë në sferën e politikës së jashtme.

Trajtimi me dashuri dhe vështrimi ndaj lindjes dhe jugut

Parimi i dashurisë ndaj popujve të tjerë, ishte një prej parimeve themelore të politikës së jashtme të qeverive të nëntë dhe dhjetë të Republikës Islamike të Iranit. Ahmedinezhad besonte në këtë se: “Në bazë të bindjeve islame, ne e duam të gjithë njerëzimin. Ne mendojmë se të gjithë njerëzit duhet të duan njëri-tjetrin në mënyrë që bota të shikojë dhe përjetojë paqen dhe dashurinë”.

Në këtë mënyrë, qeveria e Ahmedinezhad zgjodhi politikën e jashtme me vështrim ndaj lindjes dhe në qendër të programit të saj vendosi zhvillimin e marrëdhënieve me vendet lindore sidomos me Rusinë dhe Kinën. Në qeveritë e mëparshme të Iranit, më shumë sundonte qëndrimi pro-perëndimor, mirëpo qeveria e Ahmedinezhadit besonte se duke ndjekur politikë me vështrim ndaj lindjes, do të vendoset një ekuilibër dhe balancim mes lindjes dhe perëndimit.

Gjithashtu qeveria e Ahmedinezhadit ka ndjekur edhe politikën e jashtme me një vështrim drejt jugut dhe zgjeroi marrëdhëniet me vendet e pjesës jugore të botës. Politike ma vështrim drejt jugut është ndjekur në kuadër të përballjes me politikën hegjemoniste të veriut. Me pjesën jugore të vendeve të botës ishin për qëllim vendet e Afrikës Jugore dhe Amerikës Latine.

Ahmedinezhad besonte se politika e jashtme duhet të rezultojë me progresin e gjithanshëm të vendit. Ahmedinezhad në lidhje me progresin e gjithanshëm të vendit në sferën e politikës së jashtme, thotë: “Në sektorin e administrimit të politikës së jashtme të mos mjaftohemi vetëm me aspektin sipërfaqësor, vazhdimisht të shkojmë e të takohemi, të flasim e të qeshim e të flasim me stereotipa. Këto marrëdhënie duhet të rezultojnë me rezultate konkrete”.  

Politikë agresore ndaj perëndimit dhe Izraelit

Qeveria e nëntë dhe e dhjetë e Republikës Islamike të Iranit besonte se në vend që të luajmë “lojë mbrojtëse” në fushën tonë, duhet luajtur në fushën e kundërshtarit, për arsye se loja mbrojtëse në mënyrën më të mirë bëhet shkak që të mos pësojmë gol, ndërsa loja në fushën e kundërshtarit mund të rezultojë edhe me shënimin e golit. Kjo qasje politike është ndjekur në çështjen e programit atomik të Iranit dhe në politikën ndaj regjimit sionist. Ahmedinezhad mohoi ekzistencën e regjimit sionist dhe të holokaustit. Amir Muhamed Haxhi Jusefi, profesor universiteti, në lidhje me këtë çështje thotë: “Eksperienca e qeverisë së reformave në bashkëpunim me perëndimin nuk ishte pozitive dhe Irani sidomos në negociatat bërthamore, përveç tërheqjes nga qëndrimet e veta, nuk ka bërë asgjë dhe nuk fitoi kurrfarë privilegji. Në realitet, Ahmedinezhad pikërisht për këtë arsye filloi të ndjekë politikën e bashkëpunimit dhe përballjes. Politika bashkëpunuese ndiqej në marrëdhëniet me vendet fqinjë dhe me vendet e lindjes dhe jugut, ndërsa politika e përballjes mund të vërehet në raste si propozimi për organizimin e një konference për Holokaustin dhe përshkrimi i politikës së energjisë atomike të Iranit si një “tren pa frena””.

Në politikën atomike, Irani deklaroi që duke vazhduar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike, në lidhje me pezullimin dhe ndërprerjen e pasurimit të uraniumit nuk do të zhvillojë kurrfarë negociata. Në këtë kuadër, potenciali i Iranit për pasurimin e uraniumit u rrit deri në 20%, numri i centrifugave të Iranit u shtua deri në 19.000 dhe shkenca atomike e Republikës Islamike të Iranit gjithashtu shënoi progres të dukshëm. Zhvillimi i industrisë atomike dhe pretendimi i fuqive perëndimore dhe sidomos Amerikës në lidhje me gjendjen e të drejtave të njeriut, kapaciteteve raketore dhe politikave rajonale të Iranit, u bënë shkak për miratimin e 7 rezolutave në Këshillin e Sigurisë së OKB kundër Republikës Islamike të Iranit gjatë periudhës së qeverisë së Ahmedinezhad duke u ashpërsua kështu përballja e perëndimit me Republikën Islamike të Iranit. Në realitet, në kohën e Ahmedinezhadit marrëdhëniet e Iranit me perëndimin arritën në kushtet më kritike dhe disa analistë dhe funksionarë të brendshëm dhe të jashtëm besonin se të dy palët shkuan deri në prag të luftës.

Marrëdhëniet e Iranit me Këshillin për Bashkëpunim të Gjirit Persik

Me zgjedhjen e Mahmud Ahmedinezhad në postin e presidentit të Republikës Islamike të Iranit, vendet arabe të Gjirit Persik mendonin se politika e jashtme e Iranit ka ndryshuar ndaj vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik, mirëpo me vizitat e Ahmedinezhad dhe funksionarëve të aparatit diplomatik të tij në vendet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik si në Arabinë Saudite, Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe; këto vende u siguruan se politika e Iranit më shumë po shkon drejt krijimit të marrëdhënieve miqësore me vendet e rajonit. Në këtë kuadër, Ahmedinezhad në dhjetor të vitit 2007 në shoqërim të një delegacioni të lartë, për herë të parë pas 27 viteve të jetës së Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik mori pjesë si anëtar vëzhgues i kësaj organizate në samitin e Dohas në Katar. Amir Muhamed Haxhi Jusefi në lidhje me këtë ngjarje thotë: “Politika e jashtme e Ahmedinezhad të paktën në mandatin e parë presidencial të tij më shumë ishte përqendruar në krijimin e një atmosfere të mirëbesimit në rajon sidomos në lidhje me shtetet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik”.

Megjithëkëtë, vendet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik gjithashtu vazhdonin të përsërisnin qëndrimet e tyre të mëparshme në lidhje me tre ishujt iraniane dhe në lidhje me programin atomik, akuzonin Iranin për përpjekje për të prodhuar armë bërthamore dhe pretendonin se veprimet e Iranit në këtë drejtim po bëhen shkak për militarizimin e rajonit. Shpërthimi i valës së Zgjimit Islamik në botën arabe në vitin 2011, ashpërsoi edhe më shumë këtë rivalitet negativ mes Iranit dhe Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik, sepse Zgjimi Islamik u shndërrua në një arenë të përballjes së Boshtit të Rezistencës së drejtuar nga Irani dhe boshtit konservator dhe të kompromisit me regjimit sionist të drejtuar nga Arabia Saudite. Republika Islamike e Iranit theksonte të drejtën e popujve për të përcaktuar në mënyrë të lirë fatin e vet në vendet e tyre, mirëpo vendet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik me përjashtim të Katarit kërkojnë qëndrimin e regjimeve mbretërore dhe despotike në botën arabe.