Shpërngulja, rezultat i politikave të Amerikës dhe aleatëve të saj në botën arabe
(last modified Sun, 29 Nov 2020 17:37:26 GMT )
Nëntor 29, 2020 18:37 Europe/Tirane
  • Shpërngulja, rezultat i politikave të Amerikës dhe aleatëve të saj në botën arabe

Konferenca ndërkombëtare për të shpërngulurit dhe refugjatët sirianë u zhvilluar më 11 dhe 12 nëntor 2020 në Damask, kryeqytetin e Sirisë. Pikërisht me këtë rast, në këtë program duke analizuar statistikat më të fundit të personave të shpërngulur dhe refugjatëve të tre vendeve Sirisë, Jemenit dhe Irakut, do të shqyrtojmë edhe problemet me të cilat po përballet kjo popullsi.

Siria që nga viti 2011, ka qenë arenë e një lufte terroriste. Terroristët që luftuan në Siri kundër sistemit shtetëror të këtij vendi, në radhët e veta kishin shtetas të huaj nga më shumë se 80 vende të ndryshme të botës. Disa nga këto grupe terroriste janë ende duke luftuar kundër qeverisë dhe sistemit shtetëror të Sirisë dhe aleatëve të saj, veçanërisht në provincën Idlib. Gjatë dekadës së kaluar, rreth 12 milionë sirianë janë zhvendosur dhe shpërngulur brenda dhe jashtë vendit. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin kohët e fundit njoftoi se ka më shumë se 6.5 milionë refugjatë sirianë jashtë Sirisë, shumica dërrmuese e të cilëve janë qytetarë të aftë për punë që mund të kontribuojnë në rindërtimin e vendit të tyre.

Iraku gjithashtu gjatë dy dekadave të fundit më shumë se çdo gjë tjetër, ka qenë arenë e luftës, operacioneve terroriste dhe shpërthyese, si dhe luftës kundër terroristëve të grupit takfirist ISIS. Numri i saktë i refugjatëve irakianë nuk dihet, por statistikat zyrtare e çojnë numrin e irakianëve të zhvendosur dhe shpërngulur nga vendbanimet e tyre në 5 milionë persona në vitet e fundit për shkak të sulmeve terroriste të grupit ISIS në rajone të ndryshme të Irakut.

Sidoqoftë, Karim al-Nuri, zv/ministri irakian për çështje të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, ditë më parë deklaroi: "Numri i persona të zhvendosur dhe të shpërngulur nga vendbanimet e tyre aktualisht është rreth 50.000 familje që nëse do të konsiderojmë se çdo familje ka mesatarisht pesë anëtarë, atëherë numri i përgjithshëm i personave të shpërngulur dhe zhvendosur arrin rreth 250.000 persona në Irak që shumica e tyre janë në rajonin e Kurdistanit të Irakut". Kjo është në kohën kur Ifan Faeq Xhabro, ministri i emigracionit dhe refugjatëve të Irakut, ka deklaruar: "Me mbylljen e të gjitha kampeve irakiane të refugjatëve deri në fillim të vitit 2021, rreth 1.5 milionë refugjatë do të riatdhesohen në vendin e tyre".

Jemeni ka qenë dhe është akoma gjithashtu arenë e një lufte të koalicionit agresor të Arabisë Saudite që po zhvillohet kundër popullit jemenas që nga 26 Mars i vitit 2015. Kanë kaluar rreth 68 muaj nga fillimi i këtij agresioni ushtarak asimetrik, në të cilin koalicioni agresor i Arabisë Saudit mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga disa shtete evropiane, dhe sipas vlerësimeve të fundit, të paktën 4 milionë qytetarë jemenas janë zhvendosur dhe shpërngulur nga vatrat e tyre si rezultat i kësaj lufte. Shumica e popullsisë së zhvendosur jemenas është strehuar brenda këtij vendi.

Në përgjithësi, rreth 1% e popullsisë së botës është zhvendosur e shpërngulur nga vendimet e veta që është e barabartë me rreth 80 milionë njerëz. Të tre vendet Siria, Iraku dhe Jemeni kanë më shumë se një të pestën e popullsisë së zhvendosur dhe të shpërngulur në botë, dhe kjo situatë me padyshim konsiderohet rezultat i politikës perëndimore, veçanërisht i politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në botën arabe, sidomos Arabisë Saudite.

Refugjatë edhe vetë kanë problemet e tyre të caktuar edhe krijojnë probleme të konsiderueshme për vendin mikpritës.

Personat e shpërngulur si brenda vendit të tyre ashtu edhe jashtë vendit të tyre, përballen me probleme të rëndësishme në fushat e jetesës, shëndetit, dinjitetit njerëzor dhe arsimit. Për sa i përket jetesës, mungesat e ushqimit janë një problem i madh dhe qindra mijëra njerëz kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme ushqimore. Ky është veçanërisht rasti në mesin e popullatës së shpërngulur nga lufta në Jemen. Mungesa e veshjeve dhe ujit të pijshëm janë problemet e tjera kryesore të jetesës së popullatës së shpërngulur nga lufta. Këtyre problemeve u duhet shtuar edhe mungesa e strehimit dhe një vend i përshtatshëm për të jetuar për këta njerëz të shpërngulur nga lufta. Shumica e popullatës siriane të shpërngulur nga lufta dhe që është strehuar në Liban, Turqi dhe Jordani, jeton në kampe refugjatësh. Një pjesë e madhe e personave të shpërngulur nga lufta për shkak të problemeve ekonomike, bashkohet me grupe ekstremiste dhe bashkohet me radhët e militantëve, çështjeje kjo e cila gjithashtu bëhet shkak që një numër i madh i këtyre personave të humbasin jetën dhe të vriten gjatë luftimeve.

Për sa i përket situatës higjienike dhe shëndetësore, personat e shpërngulur nga lufta gjithashtu përballen me shumë vështirësi, më të rëndësishmet prej të cilave janë problemet e lëkurës për shkak të mungesës së larjes në kohë, përdorimit të ushqimit jo të shëndetshëm dhe gjithashtu mungesës së ujit të pijshëm e të shëndoshë.

Në të njëjtën kohë, një pjesë e madhe e personave të shpërngulur nga lufta, veçanërisht gratë dhe vajzat, në vendet e tjera nuk gëzojnë dinjitetin njerëzor dhe përdhunohen dhe fyhen nga popullata e vendit pritës, veçanërisht nga ushtarët në zonat kufitare. Sidomos vajzat e shpërngulura shkëmbehen si mallra tregtie para klientëve, si dhe shitën ma para për t’u martuar ose bien pre e skllavërisë seksuale.

Nga ana arsimore, personat e shpërngulur nga lufta ndodhen në një situatë të tmerrshme duke pasur parasysh përbërjen e moshës së personave të shpërngulur, sepse rreth gjysma e të atyre janë nën moshën 17 vjeç. Një pjesë e madhe e këtyre personave janë të privuar nga arsimi dhe fëmijët që nuk janë në gjendje të ndryshojnë kushtet e imponuara ndaj tyre, janë të detyruar të heqin dorë nga pritjet e tyre fillestare në fushën e arsimit.

Personat e shpërngulur gjithashtu konsiderohen një problem i madh edhe për vendet pritëse. Për shembull, personat e shpërngulur nga luftëra, veçanërisht në zonat kufitare, bëhen shkak për rritjen e qiratë dhe çmimeve të ushqimit dhe shërbimeve të tilla si uji dhe energjia elektrike, ndërsa në të njëjtën kohë krijojnë edhe shumë probleme sociale për vendet pritëse. Prandaj, vende të tilla si Libani dhe Jordania kanë bërë vazhdimisht thirrje për kthimin e personave të shpërngulur nga lufta në Siri të cilët janë strehuar në vendet e tyre. Në këtë drejtim, ministri i jashtëm libanez Sharbel Vahba e quajti praninë e refugjatëve të shpërngulur nga lufta si një barrë të rëndë për Libanin në aspektin shoqëror dhe ekonomik dhe bëri thirrje për përpjekje më të mëdha ndërkombëtare për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë në vendin e tyre.

Përveç sfidave të përmendura për personat e shpërngulur nga lufta, kjo popullatë përballet edhe me një sfidë politike, pasojat e së cilës janë edhe më shumë sesa përmenden. Një nga çështjet më të rëndësishme të ngritura nga autoritetet pjesëmarrëse, veçanërisht autoritetet siriane në Konferencën Ndërkombëtare për Kthimin e Refugjatëve Sirianë, ishte shfrytëzimi politik i popullatës së shpërngulur nga lufta nga ana e disa shteteve.

Konferenca Ndërkombëtare për Kthimin e Refugjatëve Sirianë u mbajt në Damask të Sirisë, më 11 dhe 12 nëntor, me pjesëmarrjen e 27 vendeve dhe 12 organizatave ndërkombëtare, me qëllim për të ndihmuar të shpërngulurit dhe refugjatë sirianë të kthehen në vendin e tyre. Duke folur në konferencë, presidenti i Sirisë Bashar Asad tha se shtetet perëndimore po përdorin çështjen e refugjatëve sirianë të shpërngulur nga lufta për qëllime të tyre politike. Ai shtoi: "Këto shtete po pengojnë kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre përmes dhuratave financiare dhe frikësimit".

Ndërkohë, ministri i jashtëm libanez Sharbal Vahba tha se mungesa e vullnetit gjithëpërfshirës ndërkombëtar dhe synimeve të sinqerta kanë penguar kthimin e refugjatëve sirianë në vendbanimet e tyre. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjithashtu kritikoi përdorimin e çështjes së refugjatëve të shpërngulur nga lufta për qëllime politike nga disa shtete, gjatë një videokonference të zhvilluar me presidentin e Sirisë Bashar Asad përpara se të fillonte konferenca ndërkombëtare për kthimin e refugjatëve sirianë. Imen Susan, zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë, gjithashtu në këtë konferencë tha se Emiratet e Bashkuara Arabe kishin njoftuar më parë se do të merrnin pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi kthimin e refugjatëve sirian që po zhvillohet në Damask, por në fund ata refuzuan të marrin pjesë për shkak të presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fakt, çështja e personave të shpërngulur nga lufta është bërë një mjet për zhvatje dhe ushtrimin e presionit. Për shembull, Turqia duke penguar kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre, shumë herë ka kërcënuar shtet perëndimore që nëse shtetet evropiane nuk e mbështesin Turqinë dhe nuk bashkëpunojnë me Ankaranë, kjo e fundit do t’i hapë dyer për refugjatët që të shkojnë në Evropë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite duke krijuar pengesa në rrugën e kthimit të refugjatëve sirianë në vendin e tyre ose në vendbanimet e jetës së tyre ose duke ushtruar presion mbi refugjatë sirianë në mënyra të ndryshme, gjithashtu po përpiqen të përfitojnë privilegje nga qeveria e Sirisë. Në fakt, ata përpiqen të kompensojnë disfatat e tyre në fushën ushtarake duke fituar privilegje përmes çështjes së refugjatëve.

Arabia Saudite gjithashtu në Jemen po përdor këtë model të politikës për të bërë presion mbi lëvizjen Ansarullah dhe aleatëve të saj, si dhe për të nxitur opinionin publik të Jemenit kundër lëvizjes Ansarullah. Kjo zhvatje politike është shndërruar në një pengesë të rëndësishme në rrugën e kthimit të refugjatëve sirianë dhe jemenas në shtëpitë e tyre, një çështjeje kjo që u theksua gjithashtu në Konferencën Ndërkombëtare për Kthimin e Refugjatëve Sirianë në Damask.

Tags