Referendumi separatist i rajonit të Kurdistanit të Irakut
(last modified Mon, 04 Sep 2017 08:08:14 GMT )
Shtator 04, 2017 10:08 Europe/Tirane

Masud Barzani, kreu i Rajonit të Kurdistanit të Irakut më 7 qershor 2017 njoftoi se për një referendum mbi ndarjen e Kurdistanit nga Iraku, që do të mbahet më 25 shtator 2017. Prandaj, në disa programe, do të trajtojmë statusin e rajonit të Kurdistanit në Irak nga aspekti i ndarjes, pengesat, skenarët dhe pasojat e saj. Në këtë program, do të flasim shkurtimisht mbi statusin e kurdëve në historinë 97 vjeçare të Irakut.

Kurdët e viteve 1920-1991 në Irak:

Edhe pse historia moderne e Irakut fillon me fundin e kolonizimit britanik në vitin 1932, mirëpo themelet e Irakut të tanishëm u hodhën në fillim të viteve 1920.

Në fakt, fara e konfliktit etnik në Irak u shfaq pas rënies së Perandorisë Osmane dhe si rezultat i politikës britanike në krijimin e një Iraku të ri. Sundimtarët irakianë nga 1920-1975 filluan të zhvillonin vlerat arabe dhe të refuzonin identitetin kurd. Këto kushte, që vazhduan deri në ngritjen e partisë Ba'ath në Irak, i nxitën kurdët që të kryenin kryengritje të shumta në vitet 1920, 1930, 1940, 1960, 1970 dhe 1980,  Mullah Mostafa Barzani ishte udhëheqësi i këtyre trazirave dhe luajti një rol të madh. Në mars 1970, u nënshkrua një marrëveshje midis Mustafa Barzanit dhe qeverisë qendrore të Irakut, e cila i dha autonomi rajonit të Kurdistanit dhe me kërkesë të Barzanit, për të përfshirë gjuhën e kurdëve së bashku me gjuhën arabe, u ra dakord për pjesëmarrjen e kurdëve në postet qeveritare, ushtarake dhe të shtetit dhe për përforcimin e arsimit dhe kulturës kurde, si dhe kryerjen e reformave të përshtatshme në rajonet kurde.

Izolimi i identitetit etnik në Irak është intensifikuar që nga mesi i viteve 1970. Partia Ba'ath mori pushtetin në Irak në vitin 1968. Sadami u përpoq të zëvendësonte pakicat e pakënaqura, sidomos kurdët, me shumicën arabe. Nga viti 1975 deri në vitin 1991, kurdët kaluan periudhën më të errët të jetës së tyre. Saddami vazhdoi politikën e " përcaktimit ose arabizimit" me shkatërrimin e qyteteve dhe fshatrave kurde dhe zhvendosjen e kurdëve në rajone dhe zona dhe madje edhe në vende të tjera. Në kuadrin e politikës së "përcaktimit ose arabizimit", u ndalua të flisje në gjuhën kurde në publik, u vu ligji për zgjedhjen e emrave arabë në vend të atyre kurdë dhe në dokumentet e tyre zyrtare referencat ishin në gjuhën arabe. Politika e Sadamit ndaj kurdëve të Irakut ishte në kuptimin e politikës "gjuhë-vrasëse". Megjithatë, kulmi i mizorive të Sadamit kundër kurdëve ishte fushata ushtarake e përhapur në 1988, nën udhëheqjen e kushëririt të Sadamit, Ali Hassan al-Majid, i cili kreu masakrën e operacionit Anfal kundër kurdëve. Kjo fushatë masive kundër kurdëve u krye për shkak të luftës së tyre për pavarësi nga Iraku. Ali Hassan al-Majid u bë i njohur si " Aliu Kimik" për shkak të përdorimit të armëve biologjike dhe kimike kundër qyteteve dhe fshatrave të populluara nga kurdët. Sulmi më i famshëm kimik ndodhi në Halabçe në mars të vitit 1988. Qëllimi kryesor i luftës ishte eliminimi i rezistencës kurde, që qeveria irakiane i quante "sabotatorë" dhe përfshinte të gjithë moshat 15 deri në 70 vjeç. Më shumë se 4,000 fshatra u shkatërruan gjatë operacionit Anfal dhe më shumë se 180,000 njerëz u vranë dhe me dhjetëra mijëra u zhvendosën.

Kurdët e Irakut në vitet 1991-2003:

Fillimi i viteve 1990 ishte fillimi i një epoke të re për kurdët në Irak. Kurdët e Irakut në vitin 1991 u ngritën kundër regjimit Baathist të Sadamit.  Këshilli i Sigurimit të OKB-së me anë të rezolutës nr. 688 doli në mbështetje të kryengritjes së kurdëve dhe zonat veriore të Irakut i cilësoi një rajon i ndaluar. Kjo kryengritje dhe mbështetja e Këshillit të Sigurimit për herë të parë shkaktoi ndërprerjen e lidhjeve juridiko-administrative të rajonit të Kurdistanit dhe qeverisë qendrore të Irakut dhe si rezultat rajoni i Kurdistanit të Irakut u deklarua "zonë e sigurt" autonome. Që nga ajo kohë, rajoni kurd i Irakut përjetoi një fazë të re të jetës politike, duke krijuar një asambleje lokale dhe një qeverie rajonale. Në maj të vitit 1992, në rajonin e Kurdistanit u mbajtën zgjedhje të lira parlamentare dhe si rezultat u krijua parlamenti i parë rajonal. Megjithatë, aktivitetet e parlamentit të parë lokal të Kurdistanit të Irakut u pezulluan për shkak të luftës civile midis dy partive kryesore të rajonit në 1994 deri në vitin 2002. Në vitin 1992, përveç formimit të parlamentit lokal të Kurdistanit, u themelua edhe një qeveri lokale ose një administratë lokale. Qeveria lokale, e drejtuar nga një kryeministër dhe kabineti i ministrave, u krijua në qendrën Erbil të rajonit të Kurdistanit. Kabineti i parë i qeverisë së Erbilit, u kryesua nga Fouad Massoum. Qeveritë e dyta, të treta dhe të katërta, për shkak të luftës civile midis Partisë Demokratike dhe Bashkimit Patriotik të Kurdistanit në Erbil dhe Suleimanieh, kanë punuar me dy kabinete të ndara.

Në vitin 1998, pas katër vitesh, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, të dy partitë nënshkruan "Traktatin e Paqes të Uashingtonit" për përfundimin e luftës civile. Sipas traktatit, u vendos që të dy partitë të heqin dorë nga veprimet armiqësore, të organizojnë zgjedhjet parlamentare në vitin 1999 dhe të formojnë një qeveri të bashkuar, por përveç përfundimit të luftës deri në pushtimin e Irakut në vitin 2003, pjesa tjetër e pikave të traktatit nuk u zbatua. Në fakt, zhvillimet aktuale politike të rajonit të Kurdistanit, janë zbatim i akordeve të mëparshme në “Traktatin e Paqes të Uashingtonit" të vitit 1998. Në vitin 2002, për herë të parë, parlamenti kurd thirri dhe ratifikoi traktatin e vitit 1998 dhe nisi negociatat për një kushtetutë të re.

Kurdët në sistemin e ri politik të Irakut pas vitit 2003;

Ndërsa kurdët kanë përjetuar shumicën e konflikteve, luftës dhe kryengritjeve ndaj qeverisë së Irakut nga viti 1920 deri më 2003, që nga viti 2003, ata kanë deklaruar autonominë zyrtare të rajonit të Kurdistanit dhe jetën politike federale, e cila hapi rrugën për zhvillimin e rajonit në fusha të ndryshme, përfshirë edhe fushën politike dhe ekonomike. Në fakt, lloji i sistemit politik të Irakut është shprehur qartë në kushtetutën e vitit 2005, kushtetutën e tetë e këtij vendi që nga viti 1920, që është  Republika Demokratike dhe Federale. Në nenin 4 të Kushtetutës së Irakut të vitit 2005, gjuhët kurde dhe arabe u cilësuan si gjuhë kryesore. Neni 113 i kushtetutës së re gjithashtu njeh shtetin e Kurdistanit dhe kompetencat e tij ekzistuese si një shtet federal.

Në fakt, në sistemin e ri të Irakut, statusi i Kurdistanit u rrit ndjeshëm dhe kurdët në Irak u kthyen nga një "pakicë e margjinalizuar" në një "pakicë legjitime" dhe sundimi i tyre mbi krahinat kurde Suleimanieh, Dohuk dhe Erbil u zyrtarizua. Madje rajoni i Kurdistanit irakian ka një parlament, një kryeministër, një kabinet të qeverisë lokale, një forcë policore dhe një organizatë sigurie të quajtur forcat Peshmerga. Shtatëmbëdhjetë për qind e buxhetit total të Irakut i kushtohet rajonit të Kurdistanit. Kurdët në nivel kombëtar gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e pushtetit në sistemin e ri të Irakut. Zëvendës presidenti i Irakut, zëvendës Kryeministri, Nënkryetari i Parlamentit, ambasadorë të Irakut jashtë vendit janë nga radhët e kurdëve irakianë, të cilët gjithashtu kanë pozita kyçe ushtarake, duke përfshirë edhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Irakiane. Parlamenti i Irakut gjithashtu ka 57 vende për kurdët, një prej të cilëve është nënkryetari i parlamentit. Shumë vende të rëndësishme të botës, në rajonin e Kurdistanit kanë një zyrë përfaqësimi ose konsullatë të tyre. Këto privilegje i nxitën kurdët që  në Irakun e ri të prezantoheshin si "Rrjedha e Tretë", për të cilën kanë dy rrjedhat e tjera shiite dhe sunite për formimin e shtetit.

Rezultati

Me rrëzimin e regjimit të Sadamit dhe formimin e një rendi të ri politiko-ushtarak në Irak, trednti i faktorëve kryesorë në skenën politike të Irakut, ndryshoi. Në epokën e re, shiitëve u çliruan nga bllokada ndërsa kurdëve u çliruan nga internimi dhe refuzimi. Sunitët ndryshe nga dekadat e fundit, në epokën e re gjithashtu luajnë një rol në administratën e re të Irakut, por në proporcion me peshën e tyre demografike dhe politike. Aktualisht, përsa i përket faktorëve veprues, sistemi aktual politik i Irakut ka një formë trekëndëshe të përbërë nga shiitët në krye, kurdët dhe sunitët, si dy anët e tjera të trekëndëshit. Me gjithë ngritjen e rëndësishme të pozitës së kurdëve në strukturën e re të pushtetit të Irakut, Masud Barzani, kreu i rajonit të Kurdistanit, më 7 qershor njoftoi organizimin e referendumit më 25 shtator 2017 mbi ndarjen e Kurdistanit nga Iraku. Në këto kushte lindi pyetja e rëndësishme se cila është arsyeja që Barzani dhe Demokratët theksojnë në ndarjen Kurdistanit nga Iraku, në vend që të përfitojnë nga rrethanat e reja të krijuara në strukturën politike të Irakut dhe të nxisin rritjen e rajonit të Kurdistanit?.

 

Tags