Njëanshmëria, një politikë drejt rënies (2)
Sot, përballja me politikën e njëanshme është shndërruar në një nevojë botërore, për arsye se multilateraliteti është bazë e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Për të krijuar një botë më të sigurt, me stabilitet më të madh, një botë më të zhvilluar dhe me progres më të gjerë, ekziston nevoja për rezistencë në përballje me njëanshmërinë. Multilateraliteti i bazuar në respektin e sundimit të ligjit është garantues i interesave të vendeve dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare, prandaj edhe krijimi dhe shfaqja e organizatave ndërkombëtare është ndërguar pikërisht mbi këtë parim.
Veprimet e njëanshme si sanksionet, kërcënimi për përdorimin e forcës, ndërhyrja ushtarake dhe veprimet e tilla si dalja nga traktatet dhe konventat ndërkombëtare, po bëhen në nivel të gjerë nga ana e Amerikës. Këto veprime që po bëhen nga ana e Amerikës e cila e konsideron veten në pozitën e policit ndërkombëtar, në mënyrë të prerë janë në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara, prandaj Bashkësia Ndërkombëtare duhet t’i kundërshtojë këto veprime dhe t’i qëndrojë besnik multilateralitetit dhe sundimit të ligjit. Rezultat i veprimeve arrogante, është padrejtësia dhe diktatura dhe kjo çështjeje është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me shpirtin e ligjeve dhe të drejtës ndërkombëtare që është bashkëjetesa paqësore. Qeveria e Amerikës me politikën e njëanshme jo vetëm që është pengesë themelore për vendosjen e paqes dhe krijimin e mirëqenies globale, por pengon edhe krijimin e një sistem ndërkombëtar të drejtë dhe të barabartë që konsiderohet parakusht themelor për një zhvillim të qëndrueshëm.
Gjatë katër dekadave të kaluara, SHBA-të kanë imponuar veprimet ndëshkuese të njëanshme kundër popullit të Iranit. Qeveria aktuale e Amerikës përkundër normave ekzistuese, ka vendosur në shënjestër edhe importimin e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore. Si pasojë e kësaj, pacientët e sëmurë, grat dhe fëmijët, refugjatët, të varfrit dhe shtresa e dobët përkundër të gjitha parimeve të të drejtave ndërkombëtare, janë shndërruar në objektivin kryesor të terrorizmit ekonomik dhe gjenocidit të SHBA-ve. Lufta ekonomike të cilën e ka filluar Amerika nën emrin “Presioni Maksimal” nëpërmjet vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit, jo vetëm që ka vendosur në shënjestër qytetarët iranianë, por ka pasoja të dëmshme edhe për popujt e vendeve të tjera dhe shkaktuar pengesa të mëdha për tregtinë botërore. Është e qartë se drejtimi i Politikës së Amerikës është njëanshmëria dhe imponimi i pikëpamjeve të veta mbi KS të OKB-s. Ekzistojnë shumë shembuj që vërtetojnë politikën e njëanshme dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga ana e Amerikës që nuk mund të fshihet dhe kjo është një risi e rrezikshme dhe ndërhyrëse në dëm të fatit të shoqërisë njerëzore. Shkelja e zotimeve dhe njëanshmëria e Amerikës ndaj marrëveshjes bërthamore është vetëm një shembull i sjelljes së tillë.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në dyvjetorin e daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, me anë të një letre dërguar për Antonio Gutteres, sekretarin e përgjithshëm të OKB, ka paralajmëruar për pasojat e sanksioneve të njëanshme kundër Iranit dhe shkeljen flagrante, të përsëritshme dhe të vazhdueshme të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sidomos nenit 25, në bazë të të cilit Uashingtoni ka shkelur përdhosur kredibilitetin dhe integritetin e OKB dhe ka kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Maxhid Takhtravançi, përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, gjithashtu gjatë një fjalimi me rastin e 75 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke vë në dukje mësimet që duhet marrë nga eksperienca e hidhur e Luftës së Dytë Botërore, ka thënë se një prej shembujve të gjalla të përqeshjes në mënyrë sistematike të të drejtave dhe ligjeve ndërkombëtare, është shkelja e rezolutës 2231 të KS të OKB nga ana e Amerikës dhe kërcënimet e paturpshme të Uashingtonit kundër vendeve të tjera që po bëhen për ta shkelur këtë rezolutë dhe ose përballja me veprime ndëshkuese. Përfaqësuesi i Iranit në OKB duke thënë se multilateraliteti është përballur me shumë sfida, ka theksuar: “Bota duhet të bëjë përpjekje në mënyrë që sundimi i ligjit ta zëvendësojë politikën e forcës kurse bashkëpunimi ta zëvendësojë përballjen”.
Sot, kërkesa e Bashkësisë Ndërkombëtare është dhënia fund e njëanshmërisë.
Josep Burrel, shefi i politikës së jashtme të BE, me anë të një videomesazhi me rastin e ditës botërore të multilateralitetit, ka thënë: “Kriza e virusit Korona ka treguar se multilateraliteti sa shumë jetik është për ne. Lufta kundër pandemisë Korona nuk njeh kufij. Nuk ekziston asnjë opsion tjetër, përveçse integrimi dhe shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për të gjetur rrugëzgjidhje”. Shefi i diplomacisë evropiane duke kritikuar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë politikat e njëanshme dhe arbitrare të Amerikës gjatë mandatit presidencial të Trump, ka thënë: “Miltilateraliteti është e vetmja rrugës efikase për t’u përballur me një kërcënim të tillë përball të cilit asnjë vend nuk mund të veprojë i vetëm përball tij”.
Megjithëkëtë janë shfaqur kritika të konsiderueshme ndaj pasivitetit të Evropës në përballje me politikën e njëanshme të Amerikës. Në këtë çështjeje ekzistojnë dy gjëra: e para është vëmendja ndaj pasojave të dëmshme të njëanshmërisë që bien mbi të ardhmen dhe fatin e të gjitha vendeve në marrëdhëniet ndërkombëtare, e dyta, është shqetësimi për sigurinë dhe sfidat që ka krijuar politika e njëanshme e Amerikës në rajon.
Ajo që dihet e sigurt është kjo që politika e njëanshme e Amerikës deri më tani i ka shkaktuar dëme të mëdha Bashkësisë Ndërkombëtare. Prandaj, pikërisht për këtë arsye ndjekja e politikës së Amerikës nuk është në favor të paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Sjelljet e Amerikës jashtë normave janë shumë larg veprimeve të logjikshme. Trump nuk ka kursyer kurrfarë veprimi i cili sipas Amerikës, mund t’i jepte goditje sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit ose të pengojë zhvillimin dhe progresin e Iranit. Amerika në tre vitet e kaluara pas daljes nga marrëveshja bërthamore, ka ushtruar presion shumë të madh mbi aleatët e saj evropianë dhe aziatikë për ta izoluar Iranin. Mirëpo Irani me fuqinë dhe aftësinë e vet dhe duke ruajtur parimet që sundojmë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, në mënyrë të qartë ka deklaruar të drejtën e vet dhe ka rezistuar përball kësaj politike të njëanshme. Veprimet e palogjikshme dhe kundër marrëveshjes bërthamore që ka bërë Shtëpia e Bardhë shtimi për çdo ditë i sanksioneve kundër Iranit, tregojnë se krerët e Shtëpisë së Bardhë nuk i japin kurrfarë rëndësie interesave globale. Nëse Evropa dhe shtetet e tilla si Japonia, Kina dhe Rusia nuk mund të mbrojnë të drejtat e veta përball pritjeve të tepruara të Amerikës, kjo tërheqje me padyshim se do të ketë një çmim shumë të lartë për ata. Veprimet destruktive të Amerikës në rajon gjatë viteve të fundit duke krijuara Al Kaida-n dhe ISIS dhe të duke shkatërruar Afganistanin, Irakun, Sirisë dhe duke plaçkitur naftën e rajonit, kanë hyrë në një fazë të re. Amerika duke mbështetur Arabinë Saudite në luftës agresore kundër Jemenit dhe duke përdorur veton ndaj rezolutave për dënimin e krimeve, agresionit dhe pushtimeve të regjimit sionist në territoret e Palestinës, është bërë shkak për luftë dhe shkatërrimin e vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshme. Amerika gjithashtu me pretekst të garantimit të sigurisë, ka mjel burimet e rajonit nëpërmjet shitjes së llojeve të ndryshme të armatimeve. Aktualisht vetë Amerika është burimi më i madh për destabilizimin e rajonit të Azisë Perëndimore. Me padyshim se njëanshmëria është një kërcënim për të gjitha vendet e pavarura dhe që kërkojnë multilateralitetin.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në fjalimin e tij në takimin virtual për dialog mesdhetar, duke paraqitur këtë realitet se sot, bota po përballet me dy viruse, njëri është virusi Korona dhe tjetri është politika e njëanshme, ka paralajmëruar për pasojat e njëanshmërisë mbi fatin e vendeve.
Zanafillë e këtij kërcënimi në mënyrë të qartë është Amerika. Amerika e cila vetë është një prej nënshkruesve të marrëveshjes bërthamore, është larguar nga kjo marrëveshje për të treguar se nuk pranon kurrfarë harmonie ne bashkëpunimet ndërkombëtare. Kjo njëanshmëri në realitet është një politikë e dështuar dhe në rënie e sipër. Insistimi për të vazhduar një situatë të tillë, do të tregohet edhe më qartë gjendja kritike e Amerikës, jo vetëm në nivel të botës, por edhe në nivele të brendshme të saj.