Me Husejnin (a.s.) (8) (Shkaqet e kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.)
(last modified Thu, 19 Aug 2021 19:45:20 GMT )
Gusht 19, 2021 21:45 Europe/Tirane
  • Me Husejnin (a.s.) (8) (Shkaqet e kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.)

Imam Husejni (a.s.) në të vërtetë ishte ftuar që të pranojë një padrejtësi të cilën Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ishte dërguar me misionin hyjnor për mënjanimin e asaj padrejtësie.

Imam Husejnin (a.s.) e ftonin që të varrosë vlerat për mbrojtjen e të cilave njerëzit më të mirë, Aliu, Fatime Zahra dhe Imam Hasani (a.s.) kanë bërë përpjekje dhe kanë luftuar për shumë vite në mënyrë që ato të qëndrojnë në shoqërinë islame. Ishte më se e sigurt se një njeri i madh dhe i lirë siç ishte Imam Husejni (a.s.) kurrë nuk do të pranojë një ftesë të tillë.

Në emër të Zotit të Husejnit

O Zoti i Husejnit.... Me shfaqjen e Imam Mahdiut (a.xh.), ngushëlloje dhe qetësoje gjoksin e Imam Husejnit (a.s.)!

Përshëndetja e Zotit qoftë mbi shoqëruesit e Imam Husejnit (a.s.), përshëndetja e Zotit qoftë mbi zimbajtësit e Imam Husejnit (a.s.), që Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ia ka premtuar ata vajzës së dashur të tij, Hazreti Fatime Zahra (s.a.), përshëndetja e Zotit qoftë mbi qeniet të cilat janë brumosur duke derdhur lot për Imam Husejnin dhe përshëndetja e Zotit qoftë mbi zemrat të cilat rrahin me emrin e Husejnin dhe përshëndetja e Zotit qoftë mbi lotët të cilët nuk kanë mbarim!

Me të vërtetë kush është Husejni (a.s.) që e gjithë bota është çmendur pas tij? Pse Imam Husejni (a.s.) bëri kryengritje përball khalifit të kohës së tij? Pse Imam Husejni (a.s.) ashtu si vëllai i tij nuk hyri në këtë fushë nga dera e këshillës dhe paqes? Dhe pse Imam Husejni (a.s.) sakrifikoi të gjithë të dashurit e vet në këtë luftë?

Khalifi i kohës Jezid bin Muavije i cili nuk mendonte për asgjë tjetër, përveç pushtetit dhe pasurisë së kësaj bote, mendonte se edhe Imam Husejni (a.s.) synon të arrijë në pushtetin dhe pasurinë e kësaj bote për të marrë mbretërinë e tij. Natyrisht kjo ishte ajo të cilën ai dëshironte që ta besonin edhe të tjerët si e vërtetë, përndryshe Jezidi i mallkuar, e dinte mirë se Imam Husejni (a.s.) qëllim kishte ripërtëritjen e Islamit dhe në Islam pushteti dhe mbretëria trashëguese nuk kuptim. Prandaj, ai sipas mendimit të vet, duhej të bënte gjithçka që të mos lejojë Imam Husejnin (a.s.) të realizojë qëllimin e vet në mënyrë që të mos e humbte atë që ai e donte më shumë se sa jetën e vet. Rruga më e mirë për këtë që Jezidi të realizonte qëllimin e vet, ishte kjo që para se ai të hynte në luftë ushtarake me Imam Husejnin (a.s.), ai të programonte një luftë mediale, të paraqesë të vërtetën në mënyrë të mbrapsht dhe ta fsheh qëllimin kryesor të Imam Husejnit (a.s.) në opinionin publik. Jezid bin Muavije duhej t’i bindte njerëzit se nëse edhe Imam Husejni (a.s.) do të bëhej khalife, rregullat e lojës nuk do të ndryshojnë. Ai pretendonte se edhe Husejni synon të marrë pushtetin dhe të sundojë mbi të gjitha vendet myslimane në mënyrë që ta uzurpojë arkën shtetërore. Njerëzit në mënyrë të sigurt duhej të mendonin se arka shtetërore është pasuri absolute e khalifit mysliman dhe askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këtë çështje. Jezid bin Muavije me pushtetin e tij, arriti ta paraqesë këtë gënjeshtër të madhe si diç “të vërtetë” në sytë e njerëzve, për arsye se njerëzit nuk ishin të informuar në nivel të duhur në lidhje me fenë e tyre. Ata nuk i kushtonin vëmendje mendimit rreth fesë dhe nuk kishin vigjilencë fetare. Ata nuk e dinin se feja Islame është shpallur për të zhdukur tiraninë dhe diktaturën e dhunshme të personave si Jezid bin Muavije. Njerëzit nuk e dinin se arka shtetërore është e drejtë e të gjithë myslimanëve dhe mjetet e saj financiare duhet të shpenzohen për të çuar përpara dhe për të përhapur Islamin dhe për zhvillimin material dhe moral të myslimanëve dhe jo për të siguruar kushtet e jetës së shfrenuar të një grupi të caktuar të njerëzve. Besimtarët myslimanë nuk e japin khomsin dhe zekatin që një person ose disa individë të caktuar pa mund dhe kurrfarë kufiri, të shkelin të gjitha vlerat e fesë Islame, të pinë alkool dhe të organizojë kuvende të mëkatit. Besimtarët myslimanë nuk munden dhe nuk duhet të pajtohen me sundimin e një sunduesi i cili shkel dispozitat e fesë Islame, veprat e lejuara nga Zoti i bën haram dhe veprat e ndaluara nga Zoti i bën hallall, madje në mënyrë të hapur nën flamurin e fesë dhe në emër të Islamit. Kjo vepër ishte po ajo vepër e ndaluar e cila në kohën e Jezid bin Muavije kishte arritur në kulmin e vet, prandaj Imam Husejni (a.s.) heshtjen përball kryerjen e këtyre veprave të ndaluara, e konsideronte të pamerituar jo vetëm për veten e tij, por e konsideronte të pamerituar për secilin besimtar. Imam Husejni (a.s.) ka bërë kryengritje për të ndaluar këto vepra të ndaluara të cilat janë rrënjë të veprave të tjera të këqija dhe të shumë korrupsioneve shoqërore dhe individuale. Ai e dinte që fundi i kësaj kryengritje nuk është asgjë tjetër, përveç martirizimit dhe derdhjes së gjakut të tij dhe të familjes së vet dhe të të gjithë shokëve të tij besnikë, mirëpo ai e konsideronte këtë si një detyrë fetare të cilën duhet ta kryejë, madje edhe me çmimin e flijimit të gjakut të vet.

Imam Husejni (a.s.) në të vërtetë ishte ftuar që ta pranojë një padrejtësi që Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ishte dërguar me misionin e profetit të Zotit për ta zhdukur atë. Imam Husejnin (a.s.) e ftonin që të varrosë ato vlera për qëndrimin dhe ngritjen e të cilave kishin punuar dhe luftuar për shumë vite edhe njerëzit më të mirë si Aliu dhe Fatime Zahra dhe Imam Husejni (a.s.). Ishte më se e sigurt se një burrë i madh dhe i lirë si Imam Husejni (a.s.) kurrë nuk do ta pranonte një ftesë të tillë. Jo vetëm që ai vetë nuk do të pranojë, por do t’i ndalojë edhe personat e tjerë që të pranojnë një padrejtësi të tillë dhe e gjithë frika e Jezid dhe pushtetit të tij ishte pikërisht nga ky veprim i Imam Husejnit (a.s.) për ndalimin e veprave të tilla të ndaluara. Kur guvernatori i Medinës e ftoi Imam Husejnin (a.s.) që të bëjë besëlidhje me Jezidin, Imam Husejni (a.s.) u zemërua shumë dhe e konsideroi të papranueshme një ftesë të tillë dhe gjatë natës shkoi ta vizitojë varrin e Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe në lutjet e tij pranë Zotit të madhëruar, tha:

“O Zot! Ky është varri i Profetit tënd Muhamed s.a.v.s. dhe unë jam i biri i vajzës së tij. Ti je i informuar për atë çfarë po më ndodhë mua. O Zot! Unë e dua shumë veprat e mira dhe i urrej veprat e këqija!” Nga pikëpamja e Imam Husejnit (a.s.) “kur Umeti Islam përballet me një udhëheqës siç është Jezid bin Muavije, atëherë duhet përshëndetur me Islamin”. Në rrethana të tilla një numër i madh i letrave të myslimanëve nga qyteti i Kufes u nis në drejtim të Mekës, nga ana e myslimanëve të cilët pretendonin se nuk do ta pranonin besëlidhjen me Jezid bin Muavije dhe janë të gatshëm të ngrihen në luftë kundër padrejtësisë dhe veprave të ndaluara të cilat i kishte institucionalizuar Jezid bin Muavije. Ata në letrat e tyre i kishin shkruar Imam Husejnit (a.s.) duke thënë: “Kopshtet janë mbushur me plotë fruta dhe kalorësit kanë ardhur, o luftëtar eja se përveç teje, ne nuk njohim imam dhe prijës tjetër”. “Nxito se dashamirësit tuaj po të presin!”. Duke marrë parasysh deklarimin e gatishmërisë nga ana e popullatës së Kufes, Imam Husejni (a.s.) i cili ishte njeriu më i merituar për udhëheqjen e myslimanëve, e konsideronte detyrë fetare dhe ligjore që zë ngrihet në këmbë për të zbatuar drejtësinë dhe për të formuar sistemin e vërtetë islam për qeverisjen e Shtetit Islam. Kjo vepër është pikërisht ajo vepër e mirë të cilën synonte ta kryejë Imam Husejni (a.s.) në zëvendësim të veprave të këqija të Jezidit. A është e mundur që të ndalohet një vepër e keqe dhe të zhduket ajo nga shoqëria ndërkohë që të mos zëvendësohet me një vepër të mirë?! Në fenë Islame gjithnjë ndalimi i veprave të këqija theksohet përkrah urdhërimit të veprave të mira. Nëse Husejn (a.s.) e ndalonte modelin e sundimit të Jezidit, duhej të prezantonte në model fetar dhe ta zbatonte atë në vend të atij modeli të keq të Jezidit në mënyrë që shoqëria myslimane të mos mbetet mbrapa në rrugën e realizimit të qëllimeve të veta.

Imam Husejni (a.s.) që nga fillimi i lëvizjes së tij, kishte shkruar një testament dhe ia kishte dorëzuar atë vëllait të vet Muhamed Hanefije në të cilin ka theksuar: “Unë jam ngritur në këmbë vetëm për të përmirësuar gjendjen e Umetit të gjyshit tim, dua të urdhëroj veprat e mira dhe të ndaloj veprat e këqija”.

Imam Husejni (a.s.) para se të largohej nga Meka, u ndal në vendin Mina dhe mbajti një ligjëratë për njerëzit dhe frytet e urdhërimit të veprave të mira dhe ndalimit të veprave të këqija i shpjegon në këtë mënyrë: “Zoti i madhëruar e ka bërë detyrë obligative urdhërimin e veprave të mira dhe ndalimin e veprave të këqija, sepse e dinte se nëse zbatohen këto dy detyre dhe obligime, do të zbatohen të gjitha detyra dhe obligimet fetare si ato të vështira ashtu edhe ato të lehta. Kjo është nga ky aspekt se urdhërimi i veprave të mira dhe ndalimi i veprave të këqija në realitet është thirrja në fenë Islame dhe shoqërohet me refuzimin e padrejtësive, luftën kundër tiranëve, ndarjen e drejtë e arkës shtetërore, mbledhjen e zekatit nga vendi i vet dhe shpenzimin e të ardhurave publike për nevojat e duhura”.  

Imam Husejni (a.s.) me qëllim të ripërtëritjes së Islamit dhe zbatimin e motove dhe idealeve të fesë Islame, nga Meka u nis në drejtim të qytetit Kufe. Ai gjatë rrugës u takua me poetin e njohur arab Farzdak dhe i cili ishte dashamirës i Ehli Bejtit (a.s.) dhe gjatë këtij takimi arsyen e kryengritjes së tij e shpjegoi në këtë mënyrë: “O Farazdak! Këto janë një grup i njerëzve të cilët kanë pranuar të ndjekin djallin. Janë larguar nga nënshtrimi para Zotit të mëshirshëm dhe në mënyrë të hapur po bëjnë korrupsion në tokë, ata kanë hequr kufijtë hyjnorë, kanë pirë pije alkoolike dhe kanë uzurpuar për vete pasuritë e njerëzve të varfër dhe të shtypur. Ndërkohë që unë jam më i merituari prej njerëzve për të ndihmuar fenë e Zotit dhe për ta bërë krenare fenë hyjnore dhe për të luftuar në rrugën e Zotit në mënyrë që të fitojë dhe të ngadhënjejë feja e Zotit”.

Imam Husejni (a.s.) për çdo ditë afrohej më shumë e më shumë pranë Kufes dhe popullatës së këtij qyteti dhe sa më shumë që Imam Husejni (a.s.) afrohej pranë tyre, popullata e Kufes lëkundej e dobësohej në besnikërinë për zbatimin e zotimit dhe besëlidhjes së vet ndaj Imam Husejnit (a.s.). Popullata e Kufës në vend që ta mirëpresë dhe ta mbështesë Imam Husejnin (a.s.), i kishin shitur shtizat dhe shpatat e tyre për dinarët e pushtetit të Jezidit. Çfarë tregtie të keqe kanë bërë ata të cilët e kanë shitur fenë e vet për të mirat e kësaj bote, madje për të mirat e botës së tjerëve si Jezid bin Muavije.

Ushtria e parë që doli nga qyteti i Kufes për t’u përballur me Imam Husejnin (a.s.) ishte ushtria e Hurr bin Jezid Rijahi. Ushtria e Hur bin Jezid Rijahi e etur dhe e lodhur nga rruga arriti pranë karvanit të Imam Husejnit (a.s.). Imam Husejni (a.s.) i dha ujë atyre që ta shuajnë etjen dhe para tyre mbajti një fjalim në të cilin tha: “Çdo kush që shikon një sulltan tiran i cili veprat e ndaluara nga Zoti i konsideron të lejuara dhe e thyen besëlidhjen e Zotit, e kundërshton sunetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe bën padrejtësi dhe dhunë në mesin e robërve të Zotit, por që nuk ngritët në këmbë për të luftuar me fjalë dhe me vepër kundër tij, ai e meriton që Zoti i madhëruar në botën tjetër ta fusë atë në vendin e atij sulltani tiran, do të thotë në ferr”.

Imam Husejni (a.s.) me këto fjalë duke ua kujtuar atyre detyrat e të gjitha shtresave të shoqërisë për të luftuar kundër padrejtësisë, tregon se është i vendosur në qëllimin e tij për korrigjimin dhe përmirësimin e çështjeve dhe për të luftuar kundër pushtetarëve tiranë dhe diktatorë të dinastisë Emevite dhe kjo luftë është e kushtëzuar me mbështetjen e popullatës së Kufes. Imam Husejni (a.s.) edhe pse e dinte se fundi i kësaj rruge për ata dhe shoqëruesit e tij nuk është asgjë tjetër, përveç martirizimit dhe robërimit, mirëpo nuk mund të hiqte dorë nga zbatimi i urdhrit hyjnor për zbatimin e drejtësisë dhe zbatimin e motove dhe mësimeve të fesë Islame. Qëllimi i tij ishte robëria para Zotit dhe nënshtrimi ndaj urdhrave hyjnorë. Në këtë rrugë, pushteti i shtetit ose martirizimi nuk kishte dallim për Imam Husejnin (a.s.), për arsye se të dy këto ishin detyrë hyjnore dhe arritja në secilin prej këtyre dy qëllimeve për Imam Husejnin (a.s.) ishte plotësisht nënshtrim para Zotit dhe konsiderohej si një fitore. Shkelja e zotimeve dhe besëlidhjes nga ana e popullatës së Kufes u bënë shkak që të mos realizohet ajo vepër e mirë të cilën e kishte synim Imam Husejni (a.s.), por zëri i Imam Husejnit (a.s.) për ndalimin e veprave të këqija akoma po dëgjohet edhe pas shumë shekujve e periudhave në histori dhe po i thirr njerëzit liridashës të botës për të luftuar kundër dhunës, korrupsionit dhe padrejtësisë.

Personalitete të mëdha dhe të shquara si Sejed Xhamaludin Asadabadi, Shejkh Fazlullah Nuri, Gandi dhe Nelson Mandela të gjithë janë prej njerëzve liridashës të cilët me thellësinë e shpirtit të tyre kanë dëgjuar zërin e Imam Husejnit (a.s.) për ndalimin e veprave të këqija dhe kanë luftuar kundër dhunës dhe tiranisë së kohës së tyre. Prej liridashësve më të mëdhenj ka qenë Imam Khomejni (ra) i cili duke marrë për model kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.), ka udhëhequr Revolucionin Islamik të Iranit dhe nuk u ndal deri në arritjen në fitore. Ai beson se “Sakrifica dhe flijimi i Imam Husejnit (a.s.) e ka mbajtur gjallë Islamin tonë”. Lutemi pranë Zotit të madhëruar që me zimbajtje dhe vajtim për Imam Husejnin (a.s.) gjithmonë ta mbajnë gjallë emrin dhe shkollën e Imam Husejnit (a.s.) në zemrën tonë dhe të më të dashurve tanë dhe të mos lodhemi në luftën kundër korrupsionit.

Kurrë nuk vdes ai të cilit i është ngjallur zemra me dashuri

Qëndrimi ynë është regjistruar në të gjitha fletushkat e botës

 

Tags