Janar 23, 2024 20:28 Europe/Tirane

Indianët ishin banorët origjinalë-autokton dhe pronarët historikë të kontinentit të Amerikës, duke përfshirë edhe territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me shpërnguljen dhe emigrimin e njerëzve të bardhë në kontinentin e Amerikës, pothuajse të gjitha pjesët e këtij kontinenti u pushtuan nga emigrantët e bardhë të ardhur nga Evropa dhe fiset indiane u zhvendosën me forcë nga vendbanimet e tyre dhe iu mohua e drejta e tyre mbi pronat dhe tokat e tyre. Një nga pjesët e trishtueshme dhe një nga tragjeditë njerëzore që ka ndodhur në historinë e Amerikës, ishin gjenocidet e organizuara që u kryen gjithmonë kundër fiseve indiane indogjene dhe madje pushtuesit nuk iu përmbaheshin as kontratave që nënshkruanin për të ruajtur tokat e pronarëve fillestarë (indianëve).

Pushtuesit evropianë vetëpërmbahen qëllimisht nga prezantimi i statistikave të njerëzve të pafajshëm që ishin pronarët fillestarë të këtij kontinenti dhe që u vranë dhe u shkatërruan si rezultat i gjenocidit të pushtuesve evropianë, por disa historianë konsiderojnë se numri i njerëzve të vrarëve gjatë këtyre krimeve të tmerrshme është me miliona. Masakra historike e ushtrisë amerikane ose "Gjuri i plagosur" (Wounded Knee) që u krye më 29 dhjetor të vitit 1890, pranë lumit të njohur me emrin "Gjuri i Plagosur", që ndodhet në shtetin e Dakotës së Jugut, gjatë të cilës u vranë të paktën 250 burra, gra dhe fëmijë dhe më shumë se 50 persona u plagosën, është vetëm një nga shumë krimet dhe masakrat e kryera nga agresorët dhe pushtuesit e bardhë në Amerikë dhe është interesant fakti se rreth 20 personave prej ushtarëve që morën pjesë në këtë masakër, iu dha edhe medalje nderi. Trajtimi çnjerëzor i indianëve indogjenë nga ana e pushtuesve të bardhë nuk u kufizua vetëm në uzurpimin dhe marrjen e tokës së tyre dhe dëbimin e tyre me dhunë nga vendbanimet e veta, por pushtuesit e bardhë në këtë kuadër nuk kursyen as asetet e tyre të vogla financiare dhe i plaçkitën ata brutalisht. Për vite të tëra, Hollivudi si industria propagandistike e Amerikës me anë të filmave, refuzoi të pasqyronte ngjarje reale dhe të vërteta për jetën e indianëve indogjenë dhe tragjeditë që çuan në gjenocidin ndaj tyre, madje edhe tani filmat e Hollivudit nuk e trajtojnë këtë çështje me ndershmëri dhe sinqeritet.

Një imazh i fiksuar dhe stereotip i jetës së indianëve indogjenë në kinemanë hollivudiane në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, e njohur si kinemaja e filmave "Western", pati shumë simpatizues dhe për shkak të audiencës së madhe, u investua shumë në realizimin e filmave të këtij zhanri. Heronjtë e filmave "Western" ishin kauboj që ndonjëherë luftonin për para ose për të mbrojtur dinjitetin e tyre. Një nga tiparet kryesore të filmave "Western" në këto vite ishte paraqitja e një imazhi negativ të indianëve indogjenë. Në kinemanë e viteve 1950 dhe 1960, kur prodhimi i filmave të tillë u rrit ndjeshëm, indianët indogjenë konsideroheshin gjithmonë një kërcënim për jetën e emigrantëve të bardhë në Amerikë. Filmi "Western" me titull "The Searchers" me regji të John Ford, pasqyron ngjarjen e jetës së Ethan Edwards me protagonist John Wayne, një aktor i famshëm amerikan, familja e të cilit ishte viktimë e dhunës së indianëve indogjenë dhe për hakmarrje, ai shkon drejt atij fisi që ishte shkaku kryesor i këtij krimi. Filmi tjetër me titull "The Savage", me regji të George Marshall i prodhuar në vitin 1952, gjithashtu pasqyron një ngjarje të shtrembëruar në lidhje me indianët indogjenë në të cilin një djalë i vogël pasi rrëmbehet dhe ndahet nga familja e tij, e çojnë në një fis indian fis. Kinemaja klasike "Western" në projektimin e tregimeve dhe ngjarjeve të saj, shfaqte gjithmonë një imazh negativ, të dhunshëm dhe çnjerëzor të indianëve indogjenë, ku të bardhët emigrantë amerikanë ishin bërë viktimë e dhunës së ushtruar nga indianët indogjenë. Mirëpo gjatë viteve të fundit, madje vetëm në disa filma të Hollivudit dhe në disa skenarë të caktuar, është bërë përpjekje disi të pasqyrohen disa nga gjenocidet dhe krimet e kryera kundër indianëve indogjenë, por në mënyrë selektive. Edhe pse në fillim të viteve 1990-ta, dy filma me titull "Dances with Wolves" me regji të Kevin Costner dhe "The Last of Mohicans" me regji të Michael Mann me protagonist Daniel Day-Lewis, dolën në ekranin e kinemasë, që secili prej tyre trajtonin temën e sulmeve brutale të të bardhëve mbi qytetërimet autoktone të kontinentit amerikan dhe shkatërrimin e pronarëve të tij të vërtetë. Kjo prirje, natyrisht, nuk vazhdoi gjatë viteve të fundit dhe duket se pasqyrimi i historisë së diskriminimit dhe mizorisë ndaj indianëve indogjenë është lënë në harresë edhe në filmat hollivudian.

Beteja e vazhdueshme e popullatës indogjene të Amerikës për t'u përballur me diskriminimin. Popullata indogjene dhe origjinale e kontinentit amerikan, ashtu sikur në shekujt 19 dhe 20, ashtu edhe në kohën e sotme, tani duhet të luftojë me fëmijët e pushtuesve të djeshëm për të ruajtur ato resurse të vogla financiare dhe tokat e veta. Indianët indogjenë të Amerikës ende nuk kanë siguri për të mbrojtur pronën e tyre. Gjatë viteve të fundit me forcimin e kompanive të naftës në SHBA, edhe ajo pjesë e tokave që ishte në pronësi të indianëve indogjenë nuk ka mbetur e sigurt nga agresioni dhe politikat e dhunshme të zbatuar nga këto kompani. Linja e tubacioneve të naftësjellësit “Keystone XL” që kalon nëpër Amerikë dhe arrin në Kanada është ndërtuar për të transportuar naftë. Ndërtimi i projektit të linjës së tubacioneve "Keystone XL" filloi në vitin 2008 dhe pjesa kanadeze gjithashtu është ndërtuar pjesërisht. Zgjerimi i kësaj linje të tubacioneve, e cila kalon 1400 kilometra nëpër 6 shtete të Amerikës, është kundërshtuar gjithmonë nga organizatat mjedisore dhe nga organizatat që mbrojnë të drejtat e pronarëve të tokave. Ky tubacion nafte kalon nëpër toka pronarët kryesorë të të cilave janë indianët indogjenë dhe kjo është në kundërshtim me marrëveshjet fillestare që janë arritur midis banorëve vendas dhe qeverisë federale për të ruajtur tokat e tyre. Kompanitë e naftës, pa marrë parasysh gjendjen dhe kushtet e jetesës së indianëve indogjenë, kërkojnë që kjo linjë e tubacioneve sa më shpejtë të lëshohet në funksion. Në kohën kur ndërtimi i kësaj linje të tubacioneve u ndërpre për një kohë të shkurtër, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi ndërtimin e kësaj linje, pavarësisht të gjitha kundërshtimeve nga banorët lokal. Tregimi i filmit “Killers of the Flower Moon” gjithashtu ka shumë ngjashmëri me rrethanat dhe kushtet e sotme që sundojnë këtë vend dhe me përpjekjet e disa qeveritarëve dhe kompanive amerikane për të vjedhur dhe plaçkitur resurset e popullatës indiane indogjene. Në tokat e fisit Osage, nafta është zbuluar që nga fundi i shekullit të 19-të dhe vlera e "arit të zi" ua shtoi lakminë të bardhëve të pangopur për të uzurpuar në çdo mënyrë këtë tokë.

"Demonët e Oklahomës" janë vrasësit e indianëve indogjenë të fisit "Osage" që janë pasqyruar në filmin "Killers of the Flower Moon" dhe dolën në kinematë botërore në vitin 2023. Martin Scorsese është regjisori i famshëm amerikan që ka realizuar këtë film dhe tregimi i skenarit është marrë gjithashtu nga libri me të njëjtin emër i shkrimtarit amerikan Eric Ross. Ngjarja e filmit zhvillohet pas Luftës së Parë Botërore dhe vendi i ngjarjes është në shtetin e Oklahomas në një rajon të popullatës indogjene të fisit indian Osage. Rajoni Osage, pronarë kryesorë të tokave të të cilit ishin fiset indiane, por me depërtimin dhe dominimin e të bardhëve që nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të, ky rajon është shndërruar në një arenë të sulmeve dhe pushtimit të emigrantëve jovendas të bardhë që me çdo mashtrim dhe intrigë, të uzurpojnë tokën dhe kapitalin e indianëve indogjenë. Ngjarje e filmit zhvillohet në këtë periudhë. Ernest Burkhart, personazh i luajtur nga Leonardo DiCaprio, është kthyer nga Lufta e Parë Botërore dhe nuk ka punë, prandaj shkon tek xhaxhai i tij i vjetër William Hale, personazh i luajtur nga Robert De Niro. William Hale është një plak shumë lakmitar dhe i pasur, i cili fitoi shumë para duke uzurpuar tokën dhe resurset e indianëve indogjenë të Osage. William Hale, të cilit i pëlqen shumë që të tjerët ta njohin atë me emrin "Mbreti", inkurajon nipin e tij të martohet me një grua indiane për t'u bërë i pasur. Ernest Burkhart, i cili ka një punë si shofer, takon një grua të re nga fiset indiane të Osage të quajtur Molly, personazh që luhet nga Lily Gladstone, dhe ata përfundimisht martohen. Por kjo martesë ka pasoja katastrofike për Molly dhe thuajse të gjithë anëtarët e familjes së saj, përfshirë edhe motrat e saj, vriten nga një sulm misterioz. Krerët e fisit indian "Osage" mbajnë një takim dhe madje dërgojnë një përfaqësues në Uashington dhe në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë që qeveria t'i ndihmojë ata të gjejnë vrasësin ose vrasësit. Një agjent i FBI-së shkon në rajonin Osage, por edhe ai vritet. Më në fund, hetimet e policisë zgjerohen dhe Ernest dhe xhaxhai i tij William Hale arrestohen për përfshirje në vrasje. Seancat e para të marrjes në pyetje nuk sollën rezultate të qarta dhe Ernst dhe xhaxhai i tij nuk i pranojnë akuzat. Ernesti, megjithatë, e kupton se ka humbur vajzën e tij të vogël për shkak të sëmundjes dhe është shumë i mërzitur dhe tërësisht pëson një ndryshim të brendshëm. Pavarësisht kundërshtimeve të William Hale, Ernest më në fund pranon se është i përfshirë në vrasjet që xhaxhai i tij i planifikoi dhe i ekzekutoi, dhe rezulton se të gjitha vrasjet kundër indianëve në rajonin Osage ishin kryer nga kriminelë dhe vrasës që ishin përfshirë në planin e e planifikuar nga "Hale" dhe Ernst dhe këta të dy në fakt kanë qenë autorët kryesorë të vrasjes dhe masakrës ndaj indianëve.

The Searchers (Kërkuesit)

Mohimi i së vërtetës me një rrëfim të përzgjedhur të shkëputur nga një tragjedi njerëzore në tregimin 200 minutësh të filmit "Killers of the Flower Moon", në mënyrë të seleksionuar kalon nga një tragjedi historike që ka ndodhur në shekullin 20 dhe shndërrohet nga një rrëfim që bazohet në një të vërtetë të hidhur dhe reale (që është vrasja e pamëshirshme e indianëve të Osage) në një film policor dhe kriminal, regjisori dhe krijuesit e të cilit në asnjë mënyrë nuk kanë ndërmend të rrëfejnë këtë tragjedi. Tregimi i këtij filmi është shkruar në atë mënyrë që një person lakmitar duke paguar disa të tjerë vrasës dhe kriminel, shkon për t'i vrarë indianët dhe më në fund janë forcat e policisë ato që e zbulojnë sekretin e këtij misteri dhe arrestojnë të dyshuarit. Ndryshe nga filmat artistikë të paktë që janë realizuar në Hollywood gjatë viteve të kaluara dhe në këta filma është pasqyruar një pjesë e sjelljes dhe veprimeve çnjerëzore të emigrantëve evropianë, te filmi "Killers of the Flower Moon", e gjithë koha e filmit reduktohet në një histori krimi, gjë që nuk ka as tërheqjen dhe as argëtimin e filmave policorë. Nëse në filmat e mëparshme të Hollivudit, si "The Last of the Mohicans" dhe "Dancers with Wolves", është pasqyruar një pjesë e krimit dhe gjenocidit të kolonialistëve evropianë kundër indianëve indogjenë, por tregimi i filmit "Killers of the Flower Moon" i mungojnë tipare të tilla dhe në të paraqitet vetëm një rrëfim i vrasjeve të cilat nuk janë të organizuara dhe se në të kanë luajtur rol edhe individë kriminelë.

Tags