Pse Netanjahu u prit me protesta në Indi?
(last modified Fri, 23 Feb 2018 10:23:40 GMT )
Shkurt 23, 2018 11:23 Europe/Tirane
  • Pse Netanjahu u prit me protesta në Indi?

Kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanjahu gjatë vizitës në Indi u përball me protesta masive popullore. Edhe pse qeveria e kryeministrit Narendra Modi, duke kaluar vijën e kuqe të marrëdhënieve me regjimin sionist, e mirëpriti kryeministrin e regjimit sionist në aeroport, opinioni publik i Indisë ka treguar se nuk e pranon këtë politikë të qeverisë së Nju Delhit. Në këtë program do të shqyrtojmë dimensionet e ndryshme të marrëdhënieve të Indisë me regjimin okupator sionist.

Ndërsa partia në pushtet në Indi, po përpiqet të jetë e suksesshme në zhvillimin e marrëdhënieve me regjimin sionist, por kundërshtimi popullor ndaj vizitës së e fundit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në Nju Delhi tregoi se qeveria indiane po lëviz kundër dëshirave të popullit të saj. Jehona e gjerë dhe reagimet shumë pozitive në rrjetet social të indianëve ndaj veprimit të guximshëm të tre yjeve të  kinemasë indiane që nuk pranuan të takohen me kryeministrit sionist, dëshmon se qeveria e Narendra Moodit duke e përqafuar në mënyrë të hapur regjimin sionist, ka gabuar rreth mendimit të popullit indian për regjimin okupator sionist.

 

Sipas njoftimeve të mediave, tre aktorë të famshëm myslimanë të kinemasë indiane me emrin Salman Khan, Amir Khan dhe Shahrukh Khan, nuk pranuan të takoheshin me kryeministrin e regjimit  sionist në Mumbai, në shenjë proteste ndaj krimeve sioniste kundër palestinezëve të shtypur. Populli indian dhe sidomos përdoruesit e internetit në rrjetet sociale, i quajtën tre yjet myslimanë heronj të vërtetë të kinemasë indiane dhe e vlerësuan lartë veprimin e tyre. Izraeli është duke treguar interes në rritje për kinemanë indiane të njohur si Bollywood. Disa analistë besojnë se Tel Avivi dëshiron të përdorë superstarët indianë për të përmirësuar imazhin e vet. Kontradiktat u shfaqën në media kur aktori popullor indian Amitabh Bachchan mbajti një takim me ambasadorin izraelit në Indi. Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu gjithashtu u takua me liderët e Bollywood-it gjatë vizitës së tij në Indi, por u bojkotua nga aktorët myslimanë indianë. Indianët u shprehën të pakënaqur me vizitën e Netanjahut dhe shumë prej tyre pohojnë se vendi i tyre duhet të distancohet nga Izraeli për shkak të krimeve të tij kundër palestinezëve.

 

Gjashtë muaj më parë, Modi vizitoi Izraelin duke u bërë kryeministri i parë indian që e bën këtë veprim, por nuk u takua me zyrtarët palestinezë në Ramallah. Qëkur Modi mori detyrën në vitin 2014, me zhgënjimin e myslimanëve indianë dhe me habinë e vëzhguesve rajonalë, bashkëpunimi midis Indisë dhe Izraelit është bërë më i hapur dhe i dukshëm. Në vitet e fundit, India ka kërkuar të ndryshojë politikat e saj drejt Izraelit, i cili është sot një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve në Indi, duke shitur çdo vit në Nju Delhi pajisje ushtarake me vlerë gati 1 miliardë dollarë. Në prill të vitit të kaluar, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje fitimprurëse prej 2 miliardë dollarë për raketat tokë-ajër dhe për teknologjinë e komunikimit. Tregtia e përgjithshme midis tyre vlerësohet të jetë rreth 4 miliardë dollarë në vit. Përveç lidhjeve diplomatike, qeveritë e njëpasnjëshme në Nju Delhi kanë shfaqur prirje në përqafimin e regjimit sionist në mënyrë të hapur, në dëm të lidhjeve historike të Indisë me shumë vende muslimane dhe në dëm të raporteve me një popullsi të konsiderueshme myslimane indiane. Për partitë politike në Indi, përpjekjet për t'i mbajtur të kënaqur myslimanët, që përbëjnë 15 përqind të popullsisë së vendit ka qenë një lëvizje e zgjuar. Çështja e Palestinës prek damarin emocional të myslimanëve indianë, prandaj ajo është e lidhur drejtpërdrejt me politikën elektorale për këto parti. Kjo ndoshta shpjegon faktin pse Nju Delhi për gjithë këto vite zgjodhi ti mbante të fshehta lidhjet e tij me Tel Avivin për shkak të frikës së humbjes së aleatëve të rëndësishëm në botën muslimane dhe për të evituar irritimin e myslimanëve në Indi.

 

Përkundër thellimit të lidhjeve komerciale dhe partneritetit afatgjatë të mbrojtjes mes Indisë dhe Izraelit, agjenda e vizitës së Netanjahut në Indi u përkeqësua kur Nju Delhi muajin e kaluar anuloi një marrëveshje prej 500 milionë dollarësh për të blerë raketa anti-tank nga kontraktori ushtarak i Izraelit, Rafael. Ministria e Mbrojtjes e Indisë zgjodhi të ofrojë kontratë fitimprurëse për një kompani lokale, duke lënë të zemëruar Tel Avivin. Kjo u pasua nga votimi i Nju Delhit në OKB kundër vendimit të SHBA për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, gjë që i komplikoi gjërat më tej. Duke folur për mediat në Nju Delhi, Netanjahu pranoi se Izraeli ishte "i zhgënjyer" nga votimi i Indisë në OKB, por vazhdoi të përshkruante marrëdhënien Indi-Izrael si një "lidhje e bërë në qiell". Ajo që Netanjahu e quan një "lidhje e bërë në qiell" është në të vërtetë një "martesë e shqetësimeve" që ka më shumë gjasa të përfundojë me një divorc të hidhur. Marrëdhëniet e Indisë me Teheranin dhe disa vende arabe kanë kaluar testin e kohës dhe ndjenja e përgjithshme në Indi favorizon lidhjet e ngushta me këto vende. Është e qartë se shtrëngimi i duarve të Nju Delhit me Tel Avivin mund të ketë rezultate të mira afatshkurtra, por në një periudhë afatgjatë do të rezultojë kundërproduktiv për qëllimet dhe interesat strategjike dhe afatgjata të Indisë.

 

India, e cila synon të jetë një gjigand ekonomik global dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, nuk duhet të bëhet vegël në duart e fuqive perëndimore dhe t'i nënshtrohet politikave të tyre të jashtme. Partneriteti ushtarak në rritje me Izraelin gjithashtu shkon kundër parimeve të etërve themelues të Indisë dhe e bën të pashmangshme garën e armatimeve në rajon. Netanjahu, i implikuar në një numër aferash të korrupsionit në Izrael, ndihet gjithnjë e më shumë i izoluar në vendin e tij. Dhe pas disfatës së rëndë në OKB, ai ndihet më i frustruar. Koha e vizitës së tij në Indi, menjëherë pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, është e rëndësishme, sepse India është një lojtar i rëndësishëm në një rajon, ku Izraeli ka pak miq. Duke u përpjekur për të joshur Indinë, Netanjahu dëshiron ta nxjerrë regjimin okupator izraelit nga izolimi rajonal dhe global. Por, populli i Indisë dhe popujt në këtë rajon e kanë shprehur tashmë vullnetin dhe vendimin e tyre: Sionistët nuk mund të jenë miku i askujt.

 

Tags