Ftesë për muajin Ramazan (Ekskluzive për panairin e Kur’anit)
(last modified Wed, 06 Jun 2018 09:36:40 GMT )
Qershor 06, 2018 11:36 Europe/Tirane

Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, miq të nderuar jemi pranë jush me programin “Ftesë për muajin Ramazan”. Për çdo vit në muajin e bekuar të Ramazanit, në Teheran organizohet panairi i Kur'anit të shenjtë. Në këtë edicion do të paraqesim një raport në lidhje me sesionin e 26-të të panairit të Kur'anit të shenjtë i cili aktualisht po zhvillohet në Teheran, në ambientet e Mosalas Imam Khomejni (ra).

Ky është viti i 26-të në të cilin njëkohësisht me ftesën e Zotit të madhëruar në muajin e bekuar të Ramazanit, njerëzit ftohen në botën e dritës dhe ndriçimit. Megjithëkëtë, që nga fillimi besimtarët agjërues dashamirës së Kur'anit, me pasion të madh mirëpresin panairin e Kur'anit të shenjtë dhe shfrytëzojnë rastin për t'u njohur më shumë me aktivitete të ndryshme kur'anore. Një hapësirë e gjerë me 50 mijë metër katror, është e mbushur me pavijone të larmishme nga librat shkencore, artistike, për fëmijë, për grat dhe për kulturat e popujve të ndryshëm. Sesioni i 26-të i panairit të Kur'anit të shenjtë ka filluar punën që nga 19 ordibehesht dhe do të jetë i hapur deri më 14 khordad (nga dita 4-të deri në ditën e 19-të të muajt Ramazan) do të jetë i hapur në Musalan Imam Khomejni (ra) për të gjithë shtresat e qytetarëve.

Panairi i Kur'anit të shenjtë

Në hyrje të këtij panairi ndodhen mjeshtrit e kaligrafisë të cilët me artin dhe kreativitetin e vet, shkruajnë dhe zbukurojnë ajetet e kur'anore, art ky i cili mahnit çdo vizitor. Shkrimi i emrave të Zotit me mënyra të ndryshme artistike, është një prej veprave artistike që ofrohen në sektorin artistik në sesionin e 26-të të panairit të Kur'anit të shenjtë. Pjesëmarrje e mbi 20 institucioneve ndërkombëtare kur'anore, e 32 organizatave qytetare dhe e 16 qendrave universitare dhe 15 shkollave fetare dhe qendrave përkatëse të tyre, kanë pasuruar në masë të madhe panairin e Kur'anit këtë vit. Në këtë panair marrin pjesë edhe përfaqësues të 7 vendeve të botës dhe me dhjetëra personalitete të dalluara kur'anore nga Iraku, Malajzia, Azerbajxhani etj..

Kur'ani është libri i fundit qiellor dhe është libri më i përkryer për udhëzimin e njerëzimit. Për këtë arsye, parimet e fesë, normat morale, marrëdhëniet shoqërore, politike dhe ekonomike, gjendjet personale dhe mendimet dhe veprimet e një myslimani të vërtetët, kryesisht janë nën ndikimin e mësimeve të këtij Libri Hyjnor dhe burojnë nga ky Libër Qiellor.

Kur'ani veten e quan "Libër i Udhëzimit" dhe thotë:

إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ یَهْدِی لِلَّتِی هِیَ أَقْوَمُ...

"Me të vërtetë se ky Kur'an udhëzon në rrugën e cila është më e qëndrueshme...". (Surja Isra, ajeti 9).

Zoti i madhëruar ka ndriçuar edhe rrugën e udhëzimit dhe në përshkrimin e saj thotë: "(Kur'ani) Udhëzon drejt të Vërtetës dhe në rrugën e drejtë". (Surja Ahkaf, ajeti 30).

Duke marrë parasysh të qenët udhëzues të Kur'anit të shenjtë, panairi i Kur'anit të shenjtë këtë vit është organizuar me moton "Kur'ani, drita e udhëzimit" dhe duke organizuar më shumë se 60 takimi profesionale dhe gjysmëprofesionale, duke shfaqur dokumentare dhe filma të shkurt dhe filma vizatimor, si dhe duke prezantuar produktet më të reja artistike me temë kryesore Kur'anin dhe "Itretin", do ta shqyrtojë pikërisht tematikën udhëzuese të Kur'anit të shenjtë.

Panairi i 26-të i Kur'anit të shenjtë është hapur gjatë një ceremoni me leximin e mesazhit të Ajetullah Subhani, një prej autoriteteve të mëdha fetare në Kum. Ai vuri në dukje këtë se Kur'ani i shenjë është e vetmja mrekulli e gjallë dhe e qëndrueshme për të gjitha gjeneratat e njerëzve dhe tha: "Kur'ani i shenjtë është si natyra! Ashtu si natyra që ka plotë enigma dhe të fshehta të pafund dhe shkencëtarët sa më shumë që të hulumtojnë dhe të zbulojnë ligjet e saj, përsëri ajo ka vend për t'u zbuluar dhe ndoshta deri më tani njeriu ka arritur të zbulojë vetëm një pjesë të vogël të saj dhe pjesa e më e madhe e saj vazhdon të jetë e pazbuluar. Prandaj, kjo është karakteristikë e natyre. Edhe Kur'ani i shenjtë është vepër e Zotit dhe ashtu si Zoti, edhe ai duhet të ketë pafundësi. Prandaj Kur'ani i shenjtë të njëjtën karakteristikë të cilën e ka edhe natyre. Veprat dhe rezultatet e panumërta që janë nxjerr nga Kur'ani gjatë 14 shekujve të kaluar, tregojnë pafundësinë e këtij Libri Qiellor.

قُلْ لَئِنِ اجْتَمَعَتِ الْإِنْسُ وَالْجِنُّ عَلَى أَنْ یَأْتُوا بِمِثْلِ هَذَا الْقُرْآنِ لَا یَأْتُونَ بِمِثْلِهِ وَلَوْ کَانَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ ظَهِیرًا

"(O i dashuri im Muhamed) Thuaj nëse mblidhen njerëzit dhe xhinët për të sjell diçka si Kur'anin, nuk do të munden dhe pse disa prej tyre ndihmojnë të tjerë".

Sejed Abas Salehi, ministri i kulturës dhe edukimit islamik të Iranit, në ceremoninë e hapjes së panairit të 26-të të Kur'anit të shenjtë në Teheran, deklaroi se ky Libër Qiellor është fillim i lëvizjes së ndërtimit të civilizimit islam dhe përhapjes së besimit në një Zot. Ai tha: "Ata të cilët ushtruan ndikim në lëvizjen e Revolucionit Islamik ishin ata të cilët mendimin e vet e kanë filluar duke rilexuar njohurit kur'anore dhe këto personalitete të mëdha kanë luajtur rol shumë të madh në Revolucionin Islamik". Ai theksoi në zhvillimin e thellimin e sferave teorike në mënyrë që nëpërmjet zhvillimit të mendimit dhe dialogut, të depërtohet më shumë në Kur'anin e shenjtë dhe të zgjerohen rastet e debateve teorike dhe njohurive kur'anore. Në sferën e teorive kur'anore ekziston nevoja për progres dhe zhvillim më të madh në mënyrë që mësimet kur'anore të përhapen më shumë në të gjithë botën islame duke filluar nga Irani".

Manuskriptet më të rëndësishme dhe burimet hulumtuese më të vjetra në fushën e historisë së Kur'anit, i përkasin shekujve të parë të periudhës islame të cilat ruhen në biblioteka dhe qendra të ndryshme studimore. Hulumtimi mbi këto manuskripte mund zbulojë diemnsione të reja ndaj raporteve dhe transmetimeve të shkencëtarëve të vjetër në lidhje me çështjet e ndryshme të historisë së Kur'anit duke përfshirë edhe normat e shkrimit dhe leximit të Kur'anit të shenjtë. Është e natyrshme se këto manuskripte sa më afër shekujve të parë të Islamit që të jenë, edhe rëndësia e tyre nga aspekti i normave të fjalëve, shkrimit, leximit dhe shkencave të tjera përkatëse me Kur'anin, do të jetë më e madhe. Në ceremoninë e hapjes së panairit të Kur'anit të shenjtë u prezantua edhe një prej manuskripteve të vjetra për të cilën thuhet se është e Imam Aliut (a.s.). Në këtë ceremoni Tajar Alati Ghulaç, ekspert dhe njohës i manuskripteve nga Turqia, në lidhje me këtë tha: "Sot jemi pranë një prej manuskripteve ose "Mus'hafëve" e cila i ka mbijetuar kohës që nga periudha e sahabëve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Studimet dhe shqyrtimet rreth manuskripteve në tregimin e origjinalitetit të Kur'anit, kanë rëndësi shumë të madhe për ne. Nuk kemi dyshim se kjo manuskript është nga Mus'hafët e vjetër të shkruar me dorë. Në bazë të analizave që kemi bërë, kemi në këtë përfundim se ky Mus'haf është shkruar në Kufe, në Medine dhe në Sham. Jemi të sigurt se është shkruar në dekadën e parë të kalendarit hixhri shamsi dhe shkruesit e këtyre Mus'hafëve nuk e kanë njohur njëri-tjetrin dhe kanë dallime në çështjet dhe karakteristikat sekondare të shkrimit, por ajo që është e njëjtë mes të gjithë këtyre Mus'hafëve, janë fjalët e tekstit të cilat nuk dallojnë dhe janë të njëjta me tekstin e Kur'anit që e kemi sot. Prandaj kjo është një çështje shumë e rëndësishme".

Ekspozimi i Mus'hafit të Imam Aliut (a.s.)

Abdulahdi Fak'hi Zade, sekretari për çështje kur'anore në Ministrinë e Kulturës dhe Edukimit Islamik të Iranit, vuri në dukje karakteristikat e panairit të Kur'anit dhe tha: "Nëse nuk është ngjarja më e madhe në nivelin e panaireve në botën islame, me padyshim është një prej panaireve më të mëdha të Kur'anit në botën islame. Në realitet mund të thuhet se karakteristika themelore këtij panairi është kjo që ky panair është festivali më i madh i aktiviteteve kur'anore. Ajo çfarë zhvillohet gjatë një viti në fushat e ndryshme kur'anore, do të thotë rezultati i të gjitha atyre zhvillimeve paraqitet në këtë panair. Tërheqja e vëmendjes së qytetarëve në përgjithësi nga shtresat e ndryshme kulturore, artistike, hulumtuese, të leximit dhe hifzit, mund të konsiderohet një prej efikasiteteve të këtij panairi. Efikasiteti i dytë marrja e iniciativave të ndryshme dhe efikase për identifikimin dhe prezantimin e talenteve në krijimin e veprave të rëndësishme shkencore, kulturore dhe artistike. Funksioni i tretë i përket aspektit ndërkombëtar të panairit dhe duke treguar përkushtim më të madh, të kontribuojmë në prezantimin sa më të madh të shkollës së Ehli Bejtit (a.s.) në nivelin botëror.

Një prej vizitorëve që u prezantua student, tha se panairi i Kur’anit të shenjtë ushtron shumë ndikim të madh në përhapjen e kulturës kur’anore dhe në udhëzimin e të rinjve dhe shtoi: “Natyrisht se ndikimi më i madh i Kur’anit është mbi atë që ka pastron vetën nga të këqijat dhe virtytet e ulëta dhe është i përgatitur për të pranuar dritën hyjnore. Sa më e pastër që të jetë brendësia e njeriut dhe sa më i madh të jetë pasioni për perceptimin e të vërtetave, mundësia për të komunikuar me Kur’anin e shenjtë, bëhet më e thellë”. Mevlana, poeti i madh iranian, në një prej poezive të tij sjell një shembull të bukur në lidhje me njeriun dhe Zotin dhe flijimi (shkrirja) i të dashuruarit në të dashuruarin. Ai thotë: “Drita e diellit rrezon mbi të gjitha gjërat, por në mesin e tyre është vetëm guri “La’l” i cili për shkak të strukturës së përgatitur në brendësinë e tij, përfiton më shumë mirësi nga rrezet e diellit dhe mbushet me atribute të diellit dhe shndërrohet në një guri të bukur dhe të kuq. Gurët e tjerë edhe pse dielli rrezon në mënyrë të barabartë mbi ata, por për shkak se nuk kanë përgatitje të brendshme, mbesin po ata gurë që kanë qenë. Mevlana në përshkrimin e njerëzve të cilët përfitojnë nga dielli i njohjes dhe drita e Kur’anit të shenjtë dhe e gjithë qenia e tyre është e mbushur me dashurinë ndaj Zotit, thotë:

Si guri i cili i tëri u shndërrua në “La’l”

Mbushet ai plotë me cilësi të diellit

Brendësia e tij nuk mbetet gur

Po i tëri mbushet me cilësinë e diellit në të gjitha anët

Mevlana në fund e porositë njeriun që ta vendosë vetën përball rrezeve udhëzuese dhe të bëjë përpjekje të dal jashtë nga gjendja e heshtjes dhe e jetës materiale në mënyrë që të shndërrohet ai në një gur të çmuar si “La’l” dhe thotë:

Mundohu që qenia jote të jetë më pak si guri

Dhe qenia jote me rreze të diellit të bëhet si guri La’l

Cilësia e gurit reduktohet për çdo kohë

Cilësia e La’l-it në ty forcohet gjithnjë e më tepër.

Melodia e bukur e leximit të Kur’anit të shenjtë nga lexuesit e dalluar ashtu si i japin një aromë të bukur hapësirës së panairit, e forcon edhe këtë ide se njeriu duhet të përfitojë nga thellësia dhe përmbajtja e Kur’anit të shenjtë në mënyrë që të arrijë në lumturi.

Tags