Lutje pranë Zotit (15)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:38:46 GMT )
May 12, 2020 09:38 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (15)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Mudhel-lilu ja munez-zilu!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

Narratori:

Muaji i parë, është koha e pastrimit të shtëpisë. Gjendja e mirë, fytyra e qeshur dhe fjala e bukur... Kur’anin, pasqyrën dhe qiriun në dorë. Pastrimin e dyerve dhe të mureve të shtëpisë... Muaji i dytë dalë ngadalë i ke mësuar rrugicat e lagjes. Ke mësuar adresën e furrës së bukës e disa dyqane të tjera të nevojshme. Në muajin e tretë i njeh parqet e rreth e rrotull shtëpisë. Nganjëherë shkon të ecësh në park dhe të shkëmbesh disa fjalë me banorët e lagjes në park. Dalë ngadalë mësohesh me lagjen dhe sa çel e mbyll sytë arrijnë muajt e fundit dhe përsëri fillon po ai tregim i përsëritur dhe përsëri vjen koha se çfarë të bëj dhe çfarë të mos bëj...

Koha për qiraxhinjtë kalon shumë shpejtë si vetëtima dhe era. Çdo muaj problemi i pagimit të qirasë së shtëpisë dhe një muaj para skadimit të kontratës, të gjithë anëtarët e familjes përballen me ankthin e gjetjes së shtëpisë së re. Kur të jesh qiraxhi, muaji i fundit i skadimit të kontratës, duket më shumë si një ankth i natës. Një ankth i cili para qiraxhiut vendos vetëm dy rrugë: ose vazhdimi i kontratës me çmim më të lartë në krahasim me vitin e kaluar ose mbledhja e plaçkave dhe ndërrimi i shtëpisë dhe gjetja e një banese më të vogël dhe me qira më të vogël.

O Zot! O lehtësues i çështjeve! Ti që jep ndarje!

Kur do të përfundojë kjo gjendje me plaçka në shpinë? Jam mësuar. Me këtë gjendje të zvarritur dhe të papërfunduar, jam mësuar dhe nuk ka asgjë më keq se sa njeriu të mësohet me vështirësitë dhe problemet e tij.

Për çdo natë ulëm në shkallët e makinës dhe shikoj shtëpitë e vogla dhe të mëdha të qytetit dhe them me vete: o Zot! Pse asnjë pre këtyre kulmeve nuk është i imi?!

Pse, askund nuk është shtëpia ime?

Flas me vete dhe kërkoj përgjigje nga ti, o Zot...

O Zot! Ti je ai që ndryshon gjendjet! Ti je ai krijon rrugën!

Ti je pronar i çdo tulle, shtëpie e kulle... Ti je pronar i mureve të këtij qyteti dhe unë jam një rob me plaçka mbi shpinë...

Çfarë pritje e kotë që kam unë nga robërit e tu! Që të tregojnë mëshirë për mua.

Që të tregojmë mëshirë ndaj njëri-tjetrit...që zemra jonë të rrah për kalimtarët e qytetit...për ata të cilët nuk kanë kulm mbi kokë dhe për ata që çatia e tyre është qielli i hapur.

E shikoj qytetin dhe po flas me ty, o Zot!

Çdo kujt që i kërkoj ndihmë, më vjen turp. Dalë ngadalë kama filluar të urrej edhe veten time. Nga poshtërimi...nga mos pasja e parave të mjaftueshëm për të paguar qiranë dhe garancinë e shtëpisë, para që nuk përputhen me të ardhurat dhe me shpenzimet e mia. O Zot! Unë jam lodhur... nuk ka mbetur edhe shumë deri në fund të vitit dhe përsëri Kur’anin, pasqyrën dhe qiriun që kam sjell me shpresë në këtë shtëpi, përsëri duhet të marrë me vete...por ku?

Në një shtëpi e cila përsëri nuk është shtëpia ime.

Nga një agjenci e banesave në tjetrën...nga shikimi i shumë banesave në lagje të ndryshme deri te biseda dhe pazarllëku me pronarët e shtëpive dhe në kërkim të shtëpive për qira nëpër faqe të internetit.

Dalë ngadalë kam harruar edhe pse po jetoj...

Kam harruar se çfarë qëllimi kam në jetën time. Aq shumë herë i vetëm kam kapur frigoriferin në shpinë dhe e kam çuar deri në kuzhinë.

Një herë mu thye zemra...një herë kur kapa frigoriferin që nga makina transportuese ta çoj në shtëpi.

Më dhembi shpina në mes dhe kjo dhimbje më shkoj deri në zemër. Nuk ishte dhimbje e peshës së rëndë të frigoriferit. Ishte dhimbje e mjerimit. E paaftësisë dhe mos pasjes së një personi që të më ndihmojë dhe kjo e gjitha ishte dhuratë e mospasjes së shtëpisë.

Më është thyer zemra, o Zot...!

O Zot! Ti je ai që falë shumë! Ti je ai që zbresësh shumë!

Po flas me Ty, sepse Ti ke mëshirë më shumë ndaj zemrës së thyer...

Thash me vete: “Rabbi inzilni munzelen mubareken va ente khajrul-munzilin!”

Në mënyrë që të më ulesh mua... Ti je pronari i çdo shtëpie...

Pronari i shtëpisë je Ti, o Zot... dhe unë jam robi yt i varfër e i pandihmë me plaçka të shtëpisë mbi shpinë. Më dëgjua mua me këtë lutje dhe ndërto një çati për mua nën të cilën do të më kurohet zemra ime dhe të largohet nga trupi im lodhja e një jete e të qenit nën barrë.

Një shtëpi e cila është strehë e çdo kalimtari me zemër të lodhur.

Mbi derën e saj do ta gdhendi këtë lutje: “Rabbi inzilni munzelen mubareken va ente khajrul-munzilin!”

Dhe nën atë duke cituar nga Shejkh Abul-Hasan Kharghani, do të shkruaj:

“Çdo kush që hyjnë në këtë shtëpi, jepni bukë dhe mos e pyetni për besimin e tij. Sepse çdo kush që ka vlerë për një jetë pranë Fronit Hyjnor, me patjetër ka vlerë për një bukë në shtëpinë e Abul-Hasan”.

O Zot, po të lutem Ty me emrin tënd.

O Zot! O lehtësues i çështjeve! Ti që jep ndarje!

O Zot! Ti je ai që ndryshon gjendjet! Ti je ai krijon rrugën!

O Zot! Ti je ai që falë shumë! Ti je ai që zbresësh shumë! Ti je ai që jep strehë! Ti je që krijon bukurinë!

Ti je i pastër nga çdo e metë! Vetëm ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 49-të  të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”:

 

اللَّهُمَّ إِنِّی أَسْأَلُکَ بِاسْمِکَ

یَا مُسَهِّلُ یَا مُفَصِّلُ یَا مُبَدِّلُ یَا مُذَلِّلُ یَا مُنَزِّلُ

یَا مُنَوِّلُ یَا مُفْضِلُ یَا مُجْزِلُ یَا مُمْهِلُ یَا مُجْمِلُ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

 

 

 

Tags