Lutje pranë Zotit (18)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:42:55 GMT )
May 12, 2020 09:42 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (18)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja Refika men la rafika lehu!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirplotit

“Dhe çdo kush që ka frikë Zotin, Zoti do ta vendosë rrugën e shpëtimit për atë dhe nga aty ku nuk e mendon fare, i jep atij furnizimin”. (Surja Talak, ajeti 3).

Unë jam një i ri që sapo kam pranuar Islamin dhe jam bërë mysliman dhe pas 20 viteve, sot kam rilindur. Në kohën pranova fenë islame, mora shpirt të ri. Gjatë jetës kam par shumë gjëra, mirëpo kënaqësinë e pranimit të fesë Islame, nuk mund të shpreh me fjalë, sepse është e papërshkrueshme.

Mirëpo do ta bëj të gjithë përpjekjen time që t’u tregoj juve gjendjen dhe ndjenjën time të mirë dhe të freskët. A është e mundur që një njeri pa vdekur fare, të rilindë përsëri? Po... natyrisht nëse ka qenë i gjallë para se të vdiste. Unë kam qenë një i vdekur në mesin e të vdekurve të tjerë... Mendimi ynë i humbur dhe iluzioni ynë ishte ky që jemi gjallë dhe po jetojmë. Mirëpo nuk ishte kështu. Një i gjallë i cili nuk dëgjon rrahjet e zemrës së vet, ai nuk është i gjallë. Një i gjallë i cili kur merr frymë, nuk mund të paramendojë frymëmarrjen e vet në trupin dhe shpirtin e vet, nuk është i gjallë. Unë kam lindur përsëri... në po këtë botë dhe në po këto ditë.

Islami për mua është sikur një fluturim dhe unë jam një pëllumb i lirë në qiell. Deri para kësaj, isha një qerpiç i papjekur. Pa ndjenja. Vetëm në kohën kur binte shi, nga unë dilte një aromë e këndshme në sipërfaqe. I thosha Zotit, a është nga unë kjo aromë e bukur?... Pikërisht kjo u bë shkak që ta njoh veten. Pikërisht në atë të vetmen pakujdesi, fola me Zotin...

Gjatë një udhëtimi i cili pritej që të më largonte mua lodhjen e përditshmërisë, ai më rrëmbeu të gjithë lodhjen e jetës time. Ecja në këmbë në rrugicat e një fshati të panjohur dhe të bukur kur papritur dëgjova zërin e një të riu. Ai me një zë të bukur, thërriste Zotin.

Allahu Akbar. Allahu Akbar

Shumë gra dhe burra dilnin nga shtëpitë tona dhe me nxitim shkonin drejt një vendi të madh. Edhe unë me pasion dhe kureshtje, u nisa pas atyre. Ishte një shtëpi me një oborr të madh dhe në mes të atij oborri ishte një pellg me ujë. Disa burra me ujin e atij pellgu pastronin duart e tyre me një mënyrë të veçantë. Isha ulur në një qoshe të oborrit dhe i shikoja ata. Ata qëndronin në këmbë për të falur namazin. Diçka që kisha shikuar gjatë jetës time nëpër fotografi dhe filma të myslimanëve. Ajo shtëpi ishte xhami dhe zëri që dëgjohej nëpër rrugica, ishte këndimi i ezanit.

Namazi përfundoi... dhe unë fillova.

“Dhe Ai ty të gjeti të humbur dhe pastaj të udhëzojë”. (Surja Duha, ajeti 7).

Namazi përfundoi. Dalë ngadalë banorët e fshatit u larguan nga xhamia. Një djalosh me trup të hollë i cili kishte një këmishë të zezë në trup, me flokë pak mbrapa, sy të mëdhenj dhe me mirësi dhe buzëqeshje të vërtetë... dukej se kishte fytyrën më të thjeshtë në botë, i ndal para meje dhe më tha: Selam...!

Ishte hera e parë që dikush në këtë udhëtim më përshëndet mua, por kjo përshëndetje ishte me bujari dhe me zemër të pastër dhe dallonte nga të gjitha përshëndetjet e tjera. I njihja pak gjuhën persiane. Ai quhej Taher. Ai ishte myezin dhe me atë zërin e bukur të tij dhe me fjalën “Allahu Akbar”, më kishte tërhequr mua deri në atë qoshe. Në atë qoshe e cila më liroi mua nga izolimi i botës.

Shikoi pemën e vjetër në oborr dhe ashtu me buzëqeshje, tha: po shikon korbat? Filluan të bëjnë zhurmë. Ngrita kokën. Korbat një nga një fluturonin nga pema. Taher tha: përfunduan namazin e tyre! Me çudi e shikova atë. Ai tha: korbat në kohën e ezanit të drekës, heshtin.

Zemra ime më kërceu nga vendi me këtë fjali dhe unë për herë të parë e dëgjova zërin e tij.

Unë isha trazuar i tëri ndërsa Taheri me buzëqeshje më shikonte mua. Thash: pse po lini punën tuaj dhe po vini këtu?

Ai shikoi kupolën dhe tha: e vetmja arsye që unë jam këtu, je ti...sepse ti je i vetmi mik dhe bashkëbisedues i vetmisë time.

Atij iu kishte vështirësua zëri dhe iu kishte tharë fyti, mirëpo ai ishte zëri më i bukur që kisha dëgjuar. Tha: nganjëherë është mirë që njeriu të vetmohet në mënyrë që të vetmohet me një mik të cilin e ka harruar. “Ja Refika men la refika lehu!”... “Ja Enise men la enise lehu!”... Ja Shefika men la shefika lehu!”

Unë nuk e kuptoja se çfarë thoshte ai, mirëpo zemra më rrihte më shpesh dhe gjithnjë e më shpesh merrja frymë. E pyeta: pi pak ujë. Dukesh se je i etur. Ai më tha: kam agjërim. Është muaji i Ramazanit.

Taher më ftoi mua për gostinë e asaj nate. Tha është nata e Kadrit dhe e përcaktimit... Nuk e kuptoja se për çfarë po fliste, mirëpo nuk dëshiroja e të ndahem nga ai isha bërë sikur një foshnje e cila qetësohet me tingujt e ninullave. Zemra ma dëshironte që koha në të cilën qëndroja me atë, të mos përfundoj. Një arsye për të biseduar dhe dëgjuar për Zotin. Në lidhje me Zotin. Për të arritur te Zoti. Ma donte zemra, tani pasi që arrita te Zoti, të mos përfundojë koha. Ajo natë, ishte nata e Kadrit. Të gjithë kryenin adhurimet dhe lutjet e kësaj nate që në terminologji quhen “Ehja”. Taher thoshte: Ehja do të thotë ringjallje...

Taheri më tërhoqi mua drejt pranimit të fesë Islame... me fjalën Allahu Akbar. Ai më kishte tërhequr mua drejt Zotit. Nga vdekja në jetë...

O Zot! Këto të gjitha kanë ndodhur me vullnetin tënd. Unë nga Ti dhe kjo dëshira jote... Të falënderoj Ty për këta lot të sinqertë që nuk kanë mbarim. Ti më ke ringjallur mua dhe ke ndërtuar jetën time. Të falënderoj Ty.

O Zot! Ti je mik i atij që nuk ka mik! Ti je mjek i atij që nuk ka mjek! Ti i përgjigjesh atij të cilit nuk i përgjigjet askush! Ti je ndihmësi i mirë i atij që nuk ka ndihmës! Ti je mëshiruesi i atij që nuk ka mëshirues! Ti je bashkëfolës i atij që nuk ka bashkëfolës! Ti je i pastër nga çdo e metë! Vetëm ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 59-të  të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”:

 

یَا حَبِیبَ مَنْ لا حَبِیبَ لَهُ یَا طَبِیبَ مَنْ لا طَبِیبَ لَهُ

یَا مُجِیبَ مَنْ لا مُجِیبَ لَهُ یَا شَفِیقَ مَنْ لا شَفِیقَ لَهُ

یَا رَفِیقَ مَنْ لا رَفِیقَ لَهُ یَا مُغِیثَ مَنْ لا مُغِیثَ لَهُ

یَا دَلِیلَ مَنْ لا دَلِیلَ لَهُ یَا أَنِیسَ مَنْ لا أَنِیسَ لَهُ

یَا رَاحِمَ مَنْ لا رَاحِمَ لَهُ یَا صَاحِبَ مَنْ لا صَاحِبَ لَهُ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

Tags