Lajmërimet kur’anore (4) (speciale për Ramazanin)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:46:43 GMT )
May 12, 2020 09:46 Europe/Tirane
  • Lajmërimet kur’anore (4) (speciale për Ramazanin)

Në fetë hyjnore sidomos në fenë e pastër Islame, kulturës së sakrificës dhe martirizimit i është dhënë vlerë të lartë.

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Lajmërimet kur’anore”. Në këtë edicion do të flasim rreth kulturës së sakrificës dhe martirizimit në fetë hyjnore dhe sidomos në Islam. .

Në fetë hyjnore sidomos në fenë e pastër Islame, kulturës së sakrificës dhe martirizimit i është dhënë vlerë të lartë. Sakrifica dhe flijimi në fakt në fjalorin e feve hyjnore, ka kuptim dhe interpretim të veçantë. Martirizimi është kulmi i sakrificës dhe flijimit dhe ky virtyt mirëpritet nga ata të cilët besojnë në botën e padukshme dhe në botën e amshueshme. Shumë ajete të Kur’anit të shenjtë vlerësojnë veprën e atyre të cilët me pasurinë dhe jetën e vet luftojnë në rrugën e Zotit. Këta njerëz bëjnë marrëveshje me Zotin e Madhëruar. Prandaj, ata i pret shpërblimi i madh, parajsa e përhershme dhe kënaqësia e Zotit. Kështu që Zoti i madhëruar në ajetin 111 të sures Teobe të Kur’anit të shenjtë u jep lajm të mirë atyre dhe thotë:

إِنَّ اللَّهَ اشْتَرَى مِنَ الْمُؤْمِنِینَ أَنْفُسَهُمْ وَأَمْوَالَهُمْ بِأَنَّ لَهُمُ الْجَنَّةَ یُقَاتِلُونَ فِی سَبِیلِ اللَّهِ فَیَقْتُلُونَ وَیُقْتَلُونَ وَعْدًا عَلَیْهِ حَقًّا فِی التَّوْرَاةِ وَالْإِنْجِیلِ وَالْقُرْآنِ وَمَنْ أَوْفَى بِعَهْدِهِ مِنَ اللَّهِ فَاسْتَبْشِرُوا بِبَیْعِکُمُ الَّذِی بَایَعْتُمْ بِهِ وَذَلِکَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِیمُ

“Zoti blen jetën dhe pasurinë e besimtarëve që (në shkëmbim) të jetë parajsa për ata (në këtë mënyrë që) ata luftojnë në rrugën e Zotit, vrasin dhe vriten. Ky premtim është një obligim mbi Atë që është përmendur në Teorat, në Inxhil dhe në Kur’an dhe kush është realizuesi më i mirë i premtimeve se sa Zoti. Tani duhet të jepet lajmi i mirë për ju për marrëveshjen që keni bërë me Zotin dhe kjo është një fitore e madhe (për ju)”. (Surja, Teobe, ajeti 111).

Ajetet e Kur’anit të shenjtë me lajmërimet e bukura të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., kanë depërtuar në thellësinë e shpirtit të myslimanëve dhe kanë lehtësuar rrugën e udhëzimit dhe shpëtimit të besimtarëve myslimanëve. Ky ajet kur’anor jep lajmin për shpërblimin e luftëtarëve në rrugën e Zotit. Në shekullin e parë të Islamit, lufta në rrugën e Zotit kishte arritur vlerën e një ure për arritjen e shkallës më të lartë të përkryerjes njerëzore dhe martirizimi si një vdekje e vetëdijshme e binjakëzuar me dinjitetin dhe krenarinë, është mirëpritur në nivel të gjerë nga ana e njerëzve besimtarë. Nga kjo pikëpamje, martirizimi mund të konsiderohet fenomeni më i lartë në jetën e njeriut që si një dritë ndriçuese, udhëzon shoqërinë e mbuluar nga errësira, drejt dritës dhe i jep jetë të re asaj dhe i gjallëron zemrat e thara dhe të pajetë. Martiri është dritë udhëzuese e njeriut.

Vlera e martirit është në bazë të kësaj se ai me një largpamësi duke ecur matanë kufijve, lufton kundër padrejtësisë dhe dhunës për ta vendosur të vërtetën dhe drejtësinë. Prandaj, martirët duhet të quhen heronj të të drejtave të njeriut. Martirët, të gjithë kanë mendime dhe ide të larta dhe vepra e tyre është e pastër dhe vetëm për Zotin. Luftëtarët e rrugës së Zotit, kanë pozitë të lartë pranë Zotit të madhëruar dhe myslimanët e kanë për detyrë respektimin dhe nderimi e tyre. Ky respekt është për shkak të vlerës së luftës në rrugën e Zotit e cila quhet “Maja e Islamit” dhe luftëtarët gjithashtu konsiderohen në pozitën e të dashurve të Zotit. Imam Aliu (a.s.) në përshkrimin e pozitës së martirit, thotë: “Lufta në rrugën e Zotit është një prej dyerve të parajsës të cilën e ka hapur Zoti i madhëruar për të dashurit e veçantë të Tij”.

Zoti i madhëruar në ajetin e lartpërmendur atyre që luftojnë me jetën dhe pasurinë e vet në rrugën e Zotit, u premten në mënyrë të prerë parajsën dhe thotë se kjo është premtuar edhe në Teorat dhe Inxhil ashtu siç është premtuar në Kur’anin e shenjtë. Zoti i madhëruar këtë premtim e ka shprehur në formën e një alegorie dhe e ka krahasuar atë me shitblerjen. Do të thotë se Zoti veten e paraqet në pozitën e një blerësi dhe besimtarin e paraqet në pozitën e një shitësi ndërsa jetën dhe pasurinë e besimtarit e paraqet në pozitën e një malli që shkëmbehet si një tregti. Ndërsa parajsa është caktuar çmimi dhe shpërblimi i këtij malli kurse Teoratin dhe Inxhilin dhe Kur’anin i konsideron si dokument të këtij shkëmbimi. Në fund, Zoti i madhëruar me këtë alegori të bukur, e lajmëron besimtarin për këtë shkëmbim dhe e përgëzon atë duke e përshëndetur atë me shpëtimin e madh.

Një prej çështjeve të dalluara në Islam, është kultura e luftëtarit dhe luftës në rrugën e Zotit. Lufta në rrugën e Zotit nuk është vetëm me kuptimin e pranisë në betejën e luftës, për arsye se çfarëdo lloj përpjekje në përballje me armikun, mund të konsiderohet luftë në rrugën e Zotit apo “Xhihad”. Në realitet, Zoti i madhëruar është blerës i jetëve, përpjekjeve, veprimeve dhe punëve të cilat kryhen ose i kushtohen rrugës së Zotit të madhëruar. Do të thotë çfarëdo lloj përpjekje të cilat bëhen në rrugën e realizimit të së vërtetës dhe zbatimit të drejtësisë, lirisë dhe shpëtimit të njerëzve nga kthetrat e mosbesimit, dhunës dhe padrejtësisë. Këtu Zoti i madhëruar për të theksuar më shumë në këtë shkëmbim të madh, shton: “Kush është realizuesi më i mirë i premtimit se sa Zoti?!”. Kjo do të thotë se edhe pse çmimi i këtij shkëmbimi nuk paguhet në mënyrë të menjëhershme, por Zoti i madhëruar në bazë të fuqisë absolute, nuk ka nevojë për askënd dhe për asgjë, prandaj i qëndron besnikë në mënyrën më të mirë premtimit dhe besës së vet. Ai as nuk harron dhe as nuk është i paaftë që të mos paguajë dhe as nuk bënë kurrfarë veprimi pa urtësinë e vet në mënyrë pastaj të tërhiqet nga ai propozim dhe nuk kundërshton fjalën e vet. Më interesant është fakti se Zoti i madhëruar pas kryerjes së këtij shkëmbimi, ashtu si në fushën e tregtisë, uron dhe përgëzon palën tjetër dhe shkëmbimin e quan një shkëmbim shumë të dobishëm për besimtarin dhe thotë: “Iu uroj dhe përgëzoj juve për këtë shkëmbim që keni bërë!”. Zoti i madhëruar pastaj gjithashtu thotë: “Dhe kjo është një fitore dhe shpëtim i madh për të gjithë ju”.

Ajetullah Khamenei në lidhje me këto ajete të Kur’anit të shenjtë që lajmërojnë besimtarët për shpërblime të mira, thotë: “Martirizimi është një koncept i çuditshëm... Martirizimi është një shkëmbim me Zotin, një shkëmbim dypalësh dhe pa kurrfarë brenge me Zotin e lartësuar. Në këtë shkëmbim është i përcaktuar edhe malli edhe çmimi i mallit. Malli është shpirti dhe jeta. Shpirti ose jeta është kapitali kryesor i çdo njeriu në këtë botë materiale. Ju këtë mall e dhuroni dhe në shkëmbim të tij, çfarë merrni? Në shkëmbim, merrni lumturinë e përhershme dhe jetën e amshueshme në mirësitë më të mira hyjnore. Ajo çfarë ekziston përball luftës në rrugën e Zotit dhe atë çfarë e ka vendosur Zoti i madhëruar në shkëmbim të dhurimit të jetës dhe pasurisë në rrugën e Zotit, është parajsa dhe kënaqësia e Zotit... Ky premtim është një e drejtë të cilën e ka vendosur Zoti për ju, gjithashtu nuk është e veçantë vetëm për fenë tuaj. Këtë premtim Zoti i madhëruar e ka dhënë edhe në librat e shenjtë të mëparshëm. Ky është koncepti i martirizimit... Kur të shikon në aspektin sipërfaqësor, duket një pamje e dhimbshme dhe e hidhur... Mirëpo çfarë është brendësia e martirizimit? Brendësia e tij është shitja e një malli që mund të prishet dhe të shkatërrohet dhe që është i paqëndrueshëm për një çmim jashtëzakonisht të lartë... . Unë edhe më parë kam thënë se martirizimi i është një vdekje tregtare. Do të thotë në atë ekziston një zgjuarsi. Ata që martirizohen, Zoti i madhëruar u jep atyre mirësinë dhe shpërblimin më të lartë dhe më të madh të mundshëm”.

Historia dëshmon këtë fakt se njeriu gjithnjë me dashje ose padashje, është përballur me luftëra shkatërruar. Çdo herë kur një njeri arrogant dhe i rebeluar është ulur në fronin e pushtetit, ka bërë agresion dhe kryer sulme ushtarake kundër një populli ose disa popujve vetëm për ambicie pushteti dhe me dhunë dhe padrejtësi, e errësuar të gjithë botën. Tani për shumë njerëz ekziston kjo pyetje, pse Islami të cilin ne po e prezantojmë fe të mëshirës, i ka dhënë legjitimitet luftës dhe ua ka lejuar myslimanëve që të zhvillojnë luftë me ata që kërkojnë luftë? Në të vërtetë, Islami kërkon nga myslimanët që gjithmonë të kenë gatishmëri të lartë mbrojtëse dhe luftarake që nevojitet në mënyrë që armiqtë të mos guxojnë të mendojnë për agresion ose sulme kundër myslimanëve. Mirëpo nëse armiku fillon sulm ushtarak, mund të ndodhë që kapaciteti i lartë ushtarak dhe rezistenca e myslimanëve të bëhen shkak që armiku të heqë dorë nga vazhdimi i luftës dhe ta ngreh lartë flamurin e paqes. Në këtë gjendje, edhe myslimanët mund të bëjnë paqe dhe t’i japin fund luftës. Në të vërtetë, vështrimi i përgjithshëm i Islamit në lidhje me luftën dhe paqen, është i bazuar mbi ruajtjen e pavarësisë së popujve dhe parandalimin e krimeve të agresorëve. Njëkohësisht me këtë, nëse ndodhë një luftë, Islami porosit që të shfrytëzohen rastet e përshtatshme për armëpushim. Pikërisht për këtë arsye, Islami nuk i lejon myslimanët që të fillojnë luftëra pa arsye dhe vetëm me ambicie për pushimin e vendeve të tjera ose për vendosjen e hegjemonisë. Në luftërat e historisë së Islamit gjithashtu së pari ishin armiqtë që kanë filluar luftën. Është e natyrshme që asnjë njeri racional nuk lejon që armiku të vendosë sundimin hegjemonist të tij mbi jetën, pasurinë dhe nderin e tij.

Duke marrë parasysh faktin se edhe martirizimi nuk konsiderohet si një lloj me vdekjen, ai konsiderohet një atribut ose një karakteristikë e jetës së arsyeshme. Në jetën e arsyeshme, njeriu e shikon veten në një jetë të pastër nga çfarëdo lloje ndotjeje i cili ec në një sistem të madh që quhet bota e ekzistencës dhe në rrugën e përkryerjes fundi i të cilës është tërheqja hyjnore. Në këto rrethana, për besimtarët krijohen çaste të cilat janë ndër çastet më të bukura dhe më të ëmbla dhe ai çast është nënshtrim, robërim para Zotit, luftë dhe ngritje. Prandaj, Zoti është ai që i përgëzon njerëzit e tillë.

Tags