Lajmërimet kur’anore (5) (speciale për Ramazanin)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:47:31 GMT )
May 12, 2020 09:47 Europe/Tirane
  • Lajmërimet kur’anore (5) (speciale për Ramazanin)

Muaji i Ramazanit është i bukur dhe i paharrueshëm. Kur çastet e muajit të bekuar të Ramazanit lidhen me mirësi dhe bamirësi ndaj të tjerëve, manifestohet edhe më shumë madhërua spirituale e tij dhe shtohen efektet dhe begatitë e këtij muaji të shenjtë.

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Lajmërimet kur’anore”. Në këtë edicion do të flasim rreth bamirësisë dhe ndihmës ndaj të tjerëve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Muaji i Ramazanit është i bukur dhe i paharrueshëm. Kur çastet e muajit të bekuar të Ramazanit lidhen me mirësi dhe bamirësi ndaj të tjerëve, manifestohet edhe më shumë madhërua spirituale e tij dhe shtohen efektet dhe begatitë e këtij muaji të shenjtë. Bamirësia dhe ndihma ndaj të tjerëve është një praj virtyteve të lavdëruara dhe të pëlqyera nga ana e Zotit të madhëruar që personi duke i dhënë përparësi të tjerëve nda vetes dhe duke bërë përpjekje për të mënjanuar problemet e të tjera dhe duke treguar fisnikëri, bujari dhe sakrificë, fiton kënaqësinë e Zotit dhe të krijesave të Tij dhe në përgjithësi atë çfarë e pëlqen për vete, e pëlqen edhe për të tjerët dhe atë të cilën e konsideron të urryer për vete, nuk ua dëshiron as për të tjerët.

Nga fjalët dhe konceptet të cilat janë përmendur në masë të madhe në Kur’anin e shenjtë, është fjala “bamirësi” dhe “bamirësit”. Përdorimi i këtyre fjalëve që rrjedhin nga rrënja e fjalës “hasene” është aq i madh sa që në përgjithësi janë 194 fjalë derifative që janë përdorur në kuadër të 28 formave me kuptime bamirësie ndaj të tjerëve. Fjala “Ihsan” me derivatet e saj në Kur’anin e shenjtë është përmendur 34 herë ndërsa fjala “muhsen” me derivatet e saj është përmendur 39 herë në Kur’anin e shenjtë. Një prej këtyre ajeteve kur’anore është edhe ajeti 12 i sures Ahkaf të Kur’anit të shenjtë në të cilin Zoti i madhëruar i lajmëron njerëzit bamirës dhe thotë:

وَمِنْ قَبْلِهِ کِتَابُ مُوسَى إِمَامًا وَرَحْمَةً وَهَذَا کِتَابٌ مُصَدِّقٌ لِسَانًا عَرَبِیًّا لِیُنْذِرَ الَّذِینَ ظَلَمُوا وَبُشْرَى لِلْمُحْسِنِینَ

“Dhe para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t’ia tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde e përgëzime besimtarëve bamirës”. (Surja Ahkaf, ajeti 12).

Në bazë të këtij ajeti, shpallja e librit qiellor është një prej traditave ose ligjeve hyjnore. Prandaj librat qiellorë janë një manifestim i mëshirës hyjnore dhe pasi që janë prijës dhe udhëzues të njerëzimit, atëherë njerëzit duhet t’i ndjekin dhe zbatojnë mësimet dhe udhëzimet e tyre në të gjitha sferat e jetës. Në përgjithësi tërheqja e vërejtjes dhe lajmërimi i mirë përbëjnë dy boshte kryesore të mesazheve udhëzuese të Kur’anit të shenjtë dhe qëllimi themelor i Kur’anit të shenjtë është largimi i njerëzve nga errësira dhe rruga e humbur si dhe inkurajimi i tyre drejtë mirësisë dhe bamirësisë.

Por, kush janë njerëzit bamirës? Sipas Kur’anit të shenjtë, besimtarët bamirës janë ata të cilët nga aspekti i bindjeve dhe besimit qëndron në linjën e besimit në një Zot dhe nga aspekti i veprës, ndodhen në linjën e qëndresës dhe durimit. Individë të tillë në kohën e përballjes me të këqija, vështirësi dhe ngjarje të hidhura, tregojnë rezistencë dhe janë të kënaqur me kënaqësinë e Zotit të madhëruar. Në suren Teobe të Kur’anit të shenjtë shpërblimi i besimtarëve bamirës dhe që kryejnë vepra të mira është shpjeguar në mënyrë shumë të bukur dhe thuhet se Zoti i madhëruar është i kënaqur me ata dhe kopshtet e parajsës me lumenj të rrjedhshëm janë përgatitur për ata dhe ky është shpëtimi i madh. (Teobe, ajeti 100).

Kur’ai i shenjtë një prej karakteristikave të dalluara të besimtarëve bamirës e prezanton dhënien e pasurisë për personat e varfër dhe thotë: “Ata të cilët në kohën kur janë të pasur dhe të varfër, japin pasurinë e vet për personat e nevojshëm dhe gëlltisin hidhërimin dhe zemërimin e vet dhe falin gabimet e njerëzve të tjerë dhe Zoti i do njerëzit bamirës”. (Ali Imran, ajeti 134).

Në transmetimet fetare dhe në hadithet e transmetuara nga Ehli Bejti (a.s.) gjithashtu bamirësia është prezantuar si një lloj sakrifice dhe flijim i të drejtës personale dhe pikërisht për këtë arsye Hazreti Imam Aliu (a.s.) thotë: “Pjesa më e rëndësishme e besimit, është bamirësia ndaj njerëzve”. Në bazë të transmetimeve fetare, besimtarët bamirës gëzojnë dashurinë hyjnore. Zoti i madhëruar i ka udhëzuar ata dhe u fal atyre diturinë dhe urtësinë. Gjithashtu Zoti i madhëruar u jep përfundim të mirë besimtarëve bamirës, prandaj ata do të jenë prej të shpëtuarve.

Shoqëria e bukur është një shoqëri në të cilën marrëdhëniet e individëve janë të përziera me dashuria dhe virtyte të mira morale. Në këtë shoqëri, individët janë të afërt me njëri-tjetrin dhe marrin pjesë së bashku në iniciativa për mënjanimin e problemeve. Rritja dhe zhvillimi i atributeve dhe virtyteve si dashuria ndaj njeriut, bamirësia, toleranca dhe falja e pasurisë jep fryte në shtratin e shoqërisë dhe krijon ndryshime dhe zhvillime pozitive në atë. Zoti i madhëruar inkurajon njerëzit për kryerjen e punëve të mira dhe lavdëron bamirësit dhe duke shpjeguar karakteristikat e veçanta të tyre, i fton ata në rrugën e udhëzimit dhe shpëtimit dhe thotë: “

اولئک علی هدی من ربهم و اولئک هم المفلحون

“Ata janë vendosur në rrugën e udhëzimit nga Zoti i tyre dhe ata kanë gjetur rrugën e shpëtimit”. (Surja Lukman, ajeti 5).

Gjithashtu në Kur’anin e shenjtë lexojmë edhe këtë: “

و انفقوا فی سبیل الله و لاتلقوا بایدیکم الی التهلکه و احسنوا ان الله یحب المحسنین

“Dhe jepni lëmoshë në rrugën e Zotit dhe (duke lënë lëmoshën) mos e shkatërroni veten me duart tuaja dhe bëni bamirësi sepse Zoti i do bamirësit”. (Surja Bekare, ajeti 195).

Janë shumë ajete të Kur’anit të shenjtë të cilët besimin dhe robërinë e njeriut para Zotit të madhëruar e konsiderojnë faktor kryesor të bamirësisë dhe ndihmës ndaj të tjerëve te njerëzit dhe nga ana tjetër, ky veprim konsiderohet pjesë e detyrave të një individi mysliman ndaj llojit të njeriut. Në bazë të mësimeve të Islamit, bamirësia dhe ndihma ndaj të tjerëve bëhet shkak për balancimin e pasurisë në shoqëri dhe zhduk sistemin e klasave të pasura dhe të varfra në shoqëri, shton miqësinë dhe dashurinë mes individëve të shoqërisë, bëhet shkak për faljen e mëkateve të njeriut dhe si rezultat garanton lumturinë dhe përfundimin e mirë për njerëzit bamirës në këtë botë dhe në botën tjetër dhe bëhet shkak që njeriu të jetë i dashur pranë Fronit Hyjnor.

Në bazë studimeve të kryera, bamirësia dhe ndihma ndaj të tjerëve dhe ndjenja e mirë e kryerjes së një vepre të mirë bëhet shkak për prodhimin e një lënde të quajtur Serotonin në trupin e njeriut. Ky përçues kimik luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e balancimit të ndjenjave. Në bazë të kësaj, bamirësia dhe kryerja e një veprimi të mirë dhe të pëlqyeshëm ushtron ndikim pozitiv mbi trupin dhe shpirtin e njeriut bamirës. Dr. Wayne Walter Dyer, psikolog dhe autori i librit “The Power of Intention”, në lidhje me këtë thotë: “Vepra e mirë sa do që të jetë e thjeshtë, jo vetëm te personi bamirës, por edhe te personi që përfiton nga kjo bamirësi, bëhet shkak për nxitjen dhe prodhimin e lëndës Serotonin”. Një çështjeje më interesat është kjo që pikërisht ky fenomen ndodhë edhe te personat dhe individët që janë dëshmitarë të këtij veprimi të mirë! Do të thotë se bamirësia dhe ndihma ndaj të tjerëve ushtron ndikim pozitiv dhe të dobishëm edhe mbi sjelljen morale të personit bamirës, personit që përfiton nga bamirësia por edhe te personat që janë dëshmitar të këtij veprimi të mirë.

Një ditë, një burrë shkoi pranë Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe i tregoi se po vuante nga varfëria dhe uria. Hazreti Muhamed s.a.v.s. i tregoi atij adresën e shtëpisë së vet. Ai burrë shkoi te shtëpia e Hazretit Muhamed s.a.v.s, mirëpo grat e Hazretit Muhamed s.a.v.s. i thanë atij se në shtëpi nuk ka kurrfarë ushqimi. Burri u kthye pranë Profetit të nderuar të Islamit s.a.v. dhe i shpjegoi situatën. Hazreti Muhamed s.a.v.s. i cili ishte ulur në një kuvend, tha: “Cili prej jush mund ta ftojë këtë burrë si mysafir në shtëpinë e vet?”. Imam Aliu (a.s.) menjëherë u ngrit në këmbë dhe tha: “Unë!”. Pastaj, e çoj atë burrë në shtëpi. Pastaj e pyeti Hazreti Fatimen (s.a.): “A kemi diçka për të ngrënë në shtëpi?”. Hazreti Fatime (s.a.) u përgjigj: “Kemi vetëm pak ushqim sa për të ngrënë fëmijët, mirëpo mysafirit i japim përparësi ndaj vetes dhe fëmijëve tanë”. Pastaj, Hazreti Imam Aliu (a.s.) tha: “Fëmijët çoji le të flenë dhe fike dritën!”. Hazreti Fatime e çoi fëmijët të flenë dhe në errësirë shtroi një sofër dhe të gjithë ushqimin që i kishte mbetur në shtëpi e vendosi pranë atij burri në sofër. Imam Aliu (a.s.) në errësirë lëvizte gojën e tij dhe paraqitej se është duke ngrënë ushqim edhe në mënyrë që mysafiri të mos turpërohet dhe me mendje të qetë të ha ushqimin në sofër. Kur mysafiri mbaroi ngrënien, Imam Aliu ndezi dritën dhe e pa që me vullnetin e Zotit, sofra ishte plot ushqim. Në mëngjes së bashku shkuan në xhami për të falur namazin. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. kur e pa Imam Aliun (a.s.), filloi të qajë dhe citoi këtë ajet të Kur’anit të shenjtë i cili thotë: “Ata bëjnë sakrificë dhe u japin përparësi vëllezërve të tyre fetarë ndaj vetes edhe pse vetë ndodhen në gjendje të vështirë”.

Gjithashtu duhet pasur parasysh këtë çështjeje se element i nevojshëm i bamirësisë është ky që edhe atë të cilën e duam dhe e pëlqejmë, duhet ta japim në rrugën e Zotit. Prandaj në fund e lusim Zotin e madhëruar që edhe neve të na fusë në grupin e atyre përgëzohen për veprat e mira!

 

Tags