Lajmërimet kur’anore (6) (speciale për Ramazanin)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:48:13 GMT )
May 12, 2020 09:48 Europe/Tirane
  • Lajmërimet kur’anore (6) (speciale për Ramazanin)

Muaji i Ramazanit është i muaji i durimit të besimtarëve dhe i lajmërimit për shpëtimin e besimtarëve të devotshëm dhe njerëzve që kryejnë vepra të mira.

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Lajmërimet kur’anore”. Në këtë edicion do të flasim rreth durimit të besimtarëve gjatë muajit të Ramazanit dhe përgëzimin e tyre për shpërblime të mira dhe hyrjen e tyre në mëshirën hyjnore.

Muaji i Ramazanit është i muaji i durimit të besimtarëve dhe i lajmërimit për shpëtimin e besimtarëve të devotshëm dhe njerëzve që kryejnë vepra të mira. Muaji i Ramazanit është muaji gjatë të cilit besimtarët zhytën në oqeanin e pafund të mëshirës hyjnore. Muaji i Ramazanit, është pranvera e Kur’anit dhe muaji i mirësive të pafundme hyjnore të cilat i përgëzojnë zemrat e përmalluara të besimtarëve agjërues për ditën e madhërishme që do të vijnë për ata dhe për çastin e takimit me Zotin e madhëruar. Në këtë muaji, vullneti i myslimanëve është forcuar dhe ata çlirohen nga zinxhirët e prangave të brendshme. Në të vërtetë besimtari agjërues jo vetëm që përmbahet nga ngrënia dhe pirja, por ai luftën edhe kundër dëshirave të egos së tij dhe reziston përball instinkteve të veta. Me këtë rast do të flasim për një lajmërim e përgëzim tjetër të Zotit të madhëruar për besimtarët agjërues.

Morali dhe etika islame ka përcaktuar në mënyrë më të saktë dhe më të bukur virtytet e pëlqyera dhe të papëlqyera njerëzore ndërsa u ka bërë thirrje besimtarëve të fesë Islame që ta stolisin vetën me këto vlera të larta njerëzore. Zoti i madhëruar në ajetet 34 dhe 35 të sures Haxh në Kur’anin e shenjtë thotë: “

«...بَشِّرِ الْمُخْبِتِینَ، الَّذِینَ إِذا ذُکِرَ اللّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَ الصّابِرِینَ عَلى ما أَصابَهُمْ وَ الْمُقِیمِی الصَّلاةِ وَ مِمّا رَزَقْناهُمْ یُنْفِقُونَ »،

“... Dhe përgëzoji ata që tregohen modest, pikërisht ata të cilët sapo përmendet emri i Zotit, zemrat e tyre mbushen me frikë (nga madhëria e Zotit); dhe përgëzoji ata që bëjnë durim përball ngjarjeve hidhura me të cilat përballen; dhe ata të cilët kryejnë namazin dhe nga ajo me të cilin i kemi furnizuar ata, japin lëmoshë dhe ndihmojnë të tjetër”. (Surja Haxh, ajeti 34 dhe 35).

Fjala “khubet” në gjuhën arabe do të thotë modesti, siguri në zemër dhe përulje. Fjala “akhbat” në gjuhën arabe ka një kuptim të veçantë që nëse i bashkojmë në një vend kuptimet e modestisë, sigurisë në zemër dhe përuljes, do ta fitojmë kuptimin e fjalës “akhbat”. Mirëpo kjo se cilët persona përshkruhen me emrin “mukhbitin” dhe çfarë karakteristika kanë ata, Zoti i madhëruar pasi jep lajmin e mirë për besimtarët “mukhbitin”, në ajetin 34 numëron katër karakteristika dhe virtyte të tyre. Këto karakteristika kanë dy pjesë të aspektit shpirtëror dhe psikologjik dhe dy pjesë të aspektit fizik ose trupor. Së pari thotë: “ata janë të cilët kur të përmendet emri i Zotit, zemrat e tyre mbushen plotë me frikë nga Zoti i madhëruar.”

 (الَّذِینَ إِذا ذُکِرَ اللّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ)

Nuk është kështu që ata të frikësohen pa arsye nga hidhërimi i Zotit dhe as nuk është kështu që ata mund të kenë dyshime e dileme në mëshirën e Zotit, por kjo frikë është për shkak të perceptimit të pozitës së madhërishme të Zotit dhe njeriu përball madhërisë, frikësohet dhe është pikërisht për shkak të përgjegjësive që ata kishin mbi supe dhe ndoshta kanë treguar neglizhencë në kryerjen e atyre përgjegjësive. Dijetari i njohur Alame Tabatabaij në lidhje me këto karakteristika të besimtarëve, shkruan: “Drita e besimit dalë ngadalë rrezon mbi zemrën e njeriut. Kjo dritë e besimit dalë ngadalë shtohet dhe forcohet më shumë dhe për çdo ditë plotësohet më shumë dhe njeriu arrin deri në një shkallë të besimit sa që kur të përmendet emri i Zotit, një gjendje e veçantë kaplon zemrën e njeriut e cila shoqërohet me një lloj frike. Do të thotë një gjendje e cila shoqërohet me perceptimin e madhërisë së Zoti”.

Në etikën islame modestia dhe thjeshtësia, ka një pozitë të veçantë. Modestia është një virtyt i pëlqyer të cilën çdo person mund ta forcojë atë në veten e vet gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Modestia i zbut zemrat dhe të tjerët i afron më afër njeriut dhe është çelësi i krijimit të dashurisë, miqësisë dhe lidhjeve emocionale dhe është bazë e krenarisë. Përulja është një fushë e përgatitur në të cilën kultivohen lulet e bukura dhe aromatike të vëllazërisë, dashurisë, miqësisë dhe respektit të cilat sjellin vlerën dhe pozitën e vërtetë të njeriut. Modestia është një gjendje e përuljes dhe thjeshtësisë së arsyeshme të brendshme që shenjat e të cilës zbulohen në sjellje dhe fjalë. Njeriu modest përpara njerëzve është me fytyrë të qeshur dhe sjellje të mirë dhe në kohën e takimit me njerëzit, ka fytyrë të hapur dhe të qeshur. Njeriu që ka këtë karakteristikë, ka një pozitë shumë të vlefshëm. Personi modest është i dorëzuar para Zotit dhe me të gjithë dashurinë dhe besimin e tij, i nënshtrohet urdhrave të Zotit dhe kryen adhurimin. Prandaj, ai ka një kështjellë të fortë dhe të pathyeshme dhe armiqtë nuk mund të depërtojnë në atë. Kjo është një kurorë e krenarisë të cilën e vendosin mbi kokë vetëm robërit e sinqertë të Zotit.

Një tjetër karakteristikë e besimtarëve “mukhbetin” është kjo që “ata përball ngjarjeve të hidhura që u ndodhin në jetë atyre, tregojnë durim dhe qëndrueshmëri”.

(وَ الصّابِرِینَ عَلى ما أَصابَهُمْ).

Ngjarja sa do të e madhe që të jetë dhe sa do e dhimbshme që të jetë, ata nuk gjunjëzohen përball saj, nuk e humbin gjakftohtësinë e vet, nuk arratisen nga mejdani dhe nuk flasin fjalë që mohojnë besimin, sepse ata e dinë se Zoti i madhëruar është më i mëshirshmi për ata dhe ajo çfarë u ndodhë atyre përmban mësime të cilat i përgatisin ata edhe më shumë dhe i bënë ata më të durueshëm në rrugën e Zotit.

Zoti i madhëruar dy karakteristikat e tjera të besimtarëve “mukhbitin” i ka përmbledhur në namaz dhe dhënien e lëmoshës dhe sadakasë. Ata janë të cilët “kryejnë namazin dhe japin lëmoshë nga ajo me të cilin i kemi furnizuar ata”.

 (وَ الْمُقِیمِی الصَّلاةِ وَ مِمّا رَزَقْناهُمْ یُنْفِقُونَ)

Nga njëra anë, ata e kryejnë namazin plotësisht ashtu siç ka urdhëruar Zoti në kohën e saktë të tij dhe pa kurrfarë mangësie dhe kështu lidhja e tyre me krijuesin e gjithësisë është e fortë. Ndërsa nga ana tjetër, ata kanë lidhje aq të fortë me krijuesin e gjithësisë sa që kurrë nuk frikësohen për pakësimin e pasurisë së vet dhe me plotë shpresë për të fituar kënaqësinë e Zotit dhe për të shtuar begatinë e pasurisë së vet, ata japin lëmoshë dhe u ndihmojnë personave nevojtarë. Nga ky shpjegim bëhet e qartë se çështja “akhbat” dhe modestia që është prej karakteristikave të veçanta të besimtarëve, nuk ka vetëm aspekt të brendshëm, por efektet e saj duhet të zbulohen dhe shikohen në të gjitha veprat dhe sjelljet e tyre.

Në realitet “mukhbutin” janë njerëz modestë dhe të përulur të cilët gjithnjë janë duke kryer adhurimin e Zotit dhe nuk tregojnë kurrë neglizhencë as për një çast ndaj nënshtrimit para Zotit. Imam Aliu (a.s.) në lidhje me këtë karakteristikë, ka thënë: “Besimtari me këtë karakteristikë është i fuqishëm në devotshmërinë fetare, ka sjellje të buta dhe është largpamës, ka besim me plotë siguri, është lakmitar në nxënien e diturisë. Ai duke poseduar dituri, tregon durim, në fuqi ndjek rrugën e mesme, në adhurim është i përulur, në varfëri është i zbukuruar, në vështirësi tregon durim, është në kërkim të furnizimit hallall, në rrugën e udhëzimit është i gëzuar dhe i vetëpërmbajtur në ambicie”.

Hazreti Ibrahim a.s. është shembull i dalluar i robërve të kësaj shkalle. Ai ishte dorëzuar tërësisht përpara urdhrave hyjnorë. Ibrahimi a.s. dhe djali i tij Ismaili a.s. pasi ndërtuan themelet e “Shtëpisë së Zotit” me dashuri dhe sinqeritet, u lutën pranë Zotit dhe kërkuan që gjithmonë të jenë nënshtruar para urdhrave hyjnorë dhe nga ata të krijohet një umet mysliman. Kur Zoti i madhëruar e urdhëroi atë: “Dorëzohu!”, ai tha: “Jam dorëzuar para Zotit të botëve”. Edhe ai vetë u dorëzua para urdhrit të Zotit dhe djali i tij Hazreti Ismail a.s.. Në kohën kur Hazreti Ibrahim a.s. kishte parë ëndërr se duhet ta sakrifikojë djalin e vet dhe pasi ia tregoi ëndrrën djalit të tij, Hazreti Ismail a.s. tha: “

یَا أَبَتِ افْعَلْ مَا تُومَرُ سَتَجِدُنِی إِن شَاء اللَّهُ مِنَ الصَّابِرِینَ

“Tha: babai im! Zbato atë për të cilën je urdhëruar. Me vullnetin e Zotit, do të më gjesh mua prej besimtarëve që kanë durim!”. Ai edhe në këtë sprovë doli me kokë lartë dhe e zbatoi atë çfarë kishte urdhëruar Zoti i madhëruar dhe u dorëzuar përpara urdhrit hyjnor. Pozita e dorëzimit para urdhrit hyjnor është një pozitë e lartë e cila kalon edhe shkallën mbështetjes të Zoti dhe fitimit të kënaqësisë së Zotit. Hazreti Ibrahim a.s. këtu nuk kishte asnjë dëshirë për vete, por pranoi të gjithë atë çfarë kishte urdhëruar Zoti i madhëruar. Në një transmetim nga Imam Xhafer Sadik (a.s.) thuhet se deri në kohën kur zemra e një njeriu nuk pastrohet tërësisht, atij nuk i jepet pozita e dorëzimit para urdhrave hyjnorë.

Në këtë mënyrë, njeriu me vetëndërtim dhe duke u përkujdesur për shpirtin, mund të fitohen gjendjet e mira shpirtërore dhe sjelljet e shkëlqyeshme njerëzore duke siguruar kështu edhe rrugën e shpëtimit për vet. Robërit e merituar të Zotit kur të takohen me të tjerët, bëhen burim i mirësisë dhe sjelljes së mishëruar me modesti dhe përulje. Besimtarët e kësaj shkalle edhe nëse qortohen nga ana e injorantëve, tregojnë sjellje të moralshme dhe të mira duke i përshëndetur ata dhe këtë sjellje manifestojnë fisnikërinë e tyre morale.

Tags