Lajmërimet kur’anore (7) (speciale për Ramazanin)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:48:56 GMT )
May 12, 2020 09:48 Europe/Tirane
  • Lajmërimet kur’anore (7) (speciale për Ramazanin)

Muaji i Ramazanit është i muaji i durimit të besimtarëve dhe i lajmërimit për shpëtimin e besimtarëve të devotshëm dhe njerëzve që kryejnë vepra të mira.

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Lajmërimet kur’anore”. Lutemi pranë Zotit që të pranohen adhurimet dhe agjërimi juaj pranë Zotit të Madhëruar. Në këtë edicion do të flasim për ndihmën hyjnore që vjen nga bota e Ghajbit për besimtarët e devotshëm.

Në bazë të shumë ajeteve të Kur’anit të shenjtë, ekzistojnë disa faktorë të cilët ndërhyjnë në lëvizjet dhe në ngjarjet e kësaj bote të cilët konsiderohen mbi faktorët e njohur material. Kur’ani i shenjtë disa prej këtyre faktorëve që janë mbi ndjenjat e përditshme njerëzore, e ka quajtur botën e padukshme që në terminologjinë fetare quhen “Bota e Ghajbit”. Kur’ani në shumë raste ka kërkuar nga besimtarëve që të besojnë në botën e Ghajbit dhe të besojnë në mënyrë të veçantë ndihmesën që vjen nga bota e Ghajbit dhe ushtron ndikim mbi jetën e besimtarëve. Një pjesë e besimit në botën e Ghajbit lidhen me besimin në ndihmat që vijnë nga bota hyjnore e Ghajbit. Këto ndihma hyjnore përgjatë gjithë historisë në mënyrë më të mirë kanë ndihmuar njerëzit dhe i kanë mbrojtur ata nga shkatërrimi dhe humbja. Kur’ani i shenjtë jo vetëm që u jep lajme të mira për këtë çështjeje besimtarëve, por për t’i qetësuar mendjen dhe për t’i forcuar besimin e besimtarëve, tregon shumë raste të këtyre ndihmave hyjnore. Për shembull, në ajetet 125 dhe 126 të sures Ali Imran të Kur’anit të shenjtë: 

بَلَى إِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا وَیَأْتُوکُمْ مِنْ فَوْرِهِمْ هَذَا یُمْدِدْکُمْ رَبُّکُمْ بِخَمْسَةِ آلَافٍ مِنَ الْمَلَائِکَةِ مُسَوِّمِینَ» ، « وَمَا جَعَلَهُ اللَّهُ إِلَّا بُشْرَى لَکُمْ وَلِتَطْمَئِنَّ قُلُوبُکُمْ بِهِ وَمَا النَّصْرُ إِلَّا مِنْ عِنْدِ اللَّهِ الْعَزِیزِ الْحَکِیمِ

“Po, (edhe sot) nëse ndiqni rezistencën dhe devotshmërisë – dhe armiku së shpejti do t’u sulmojë juve – Zoti do t’iu ndihmojë juve me pesë mijë engjëj që kanë shenja të veçanta  - mirëpo këto (të gjitha) vetëm për t’iu përgëzuar dhe për t’iu siguruar juve dhe për ndryshe fitorja është vetëm nga ana e Zotit të fuqishëm dhe të urtë”.

Të gjitha shkollat fetare dhe politike të botës për të krijuar motive dhe për të forcuar moralin e shpresës në mesin e ndjekësve të tyre, projektojnë një të ardhme të qartë dhe me hartimin e programeve, politikave dhe taktikave të ndryshme, mundohen të realizojnë në jetën praktike qëllimet dhe idealet e veta. Fetë qiellore jo vetëm që nuk përjashtohen nga ky rregull, por më shumë se çdo shkollë tjetër i kanë dhënë rëndësi kësaj çështjeje jetike. Me fjalë tjetër, që nga koha kur profetët e Zotit kanë filluar lëvizjen e tyre, një kryengritje dhe luftë e vështirë është zhvilluar mes frontit të së vërtetës dhe të rrugës së humbur. Në njërën anë të kësaj lufte, janë profetët dhe ndjekësit e vërtetë të tyre që kanë luftuar për ndërtimin e një sistemi të drejtë me besim në një Zot, ndërsa në anën tjetër, janë sunduesit idhujtarë dhe tiranë që luftojnë kundër të vërtetës. Në këtë përballje përcaktuese, nëse nuk do të kishte një të ardhme shpresëdhënëse, atëherë do të dobësohej motivet e luftës në rrugë të drejtë dhe të gjitha shpresat do të shndërroheshin në pesimizëm dhe në fund fronti i të vërtetës do të përballej me disfatë. Zoti i madhëruar, për të parandaluar krijimin e sfidës së rrezikshme dhe kërcënuese për ndjekësit e të vërtetës, me anë të ndihmave nga bota e Ghajbit dhe me shpalljen e ajeteve shpresëdhënëse, gjithnjë u ka premtuar atyre ndihmën dhe fitoren në mënyrë që pa dyshimin më të vogël, të vazhdojnë luftën për realizimin e një të ardhmen e qartë dhe për ndërtimin e një shoqërie ideale dhe të jenë të sigurt se fitorja përfundimtare do të jetë me fronin e të vërtetës.

Në Kur’nin e shenjtë nuk është përdorur në mënyrë të drejtpërdrejtë shprehja “ndihma nga bota e Ghajbit”, mirëpo në shumë ajete kur’anore është aludura në ndihmën hyjnore nga bota hyjnore, si për shembull, dërgimi i ushtrisë së padukshme, ndihma e besimtarëve me anë të engjëjve, krijimi i qetësisë në zemra të besimtarëve, paraqitja në mënyrë të vogël të ushtrisë së armikut, dërgimi i ushtrisë së zogjve etj.. Megjithatë ajetet e Kur’anin të shenjtë theksojnë në këtë çështjeje se fitorja dhe ndihma hyjnore realizohet në kohën kur ndjekësit e rrugës së vërtetë i pranojnë vështirësitë me gjithë rrezikun që kanë ato për jetën e tyre dhe përball frontit të rrugës së humbur, ata nuk tregojnë kurrë dobësi dhe pesimizëm dhe të qëndrojnë të palëkundur në rrugën e idealeve dhe qëndrimeve të tyre. 

Ajetet 125 dhe 126 të sures Ali Imran në Kur’anin e shenjtë flasin për ndihmën e ushtrisë së Islamit në luftën e Bedrit me anë të engjëjve. Lufta e Bedrit në Kur’anin e shenjët ka një rëndësi të veçantë dhe pikërisht për këtë arsye, Zoti i madhëruar në shumë ajete të Kur’anit ka kujtuar këtë luftë. Kjo luftë, është beteja e parë e myslimanëve nën flamurin e Shtetit Islam. Myslimanët të cilët nuk kishin mjete dhe armatime luftarake të mëdha, kushtet luftarake të tyre përball kushteve luftarake të armikut nuk mund të krahasoheshin. Numri i luftëtarëve të myslimanëve gjithashtu ishte shumë i vogël në krahasim me numrin e luftëtarëve të armikut. Mirëpo nën dritën e ndihmës hyjnore nga bota e Ghajbit dhe fal ndihmës së ardhur nga engjëjt, myslimanët arritën ta mposhtin ushtrinë e armikut dhe me sytë e vet shikuan sundimin e fuqisë hyjnore. Zoti i madhëruar me këtë ndihmë dhe fitore, i gëzoi luftëtarët e myslimanëve. Ndërkohë me anë të këtij gëzimi, shtohet fuqia e tyre në mënyrë që në fushëbetejën e luftës ata të veprojnë dhe të luftojnë me forcë dhe kapacitet më të madh. Kjo është për arsye se në fushëbetejën e luftës, forca morale është shumë e nevojshme.

Nga pikëpamja e Kur’anit të shenjtë, realizimi i ndihmave hyjnore është e kushtëzuar me katër kushte: besimi, lufta, sinqeriteti, durimi dhe qëndrueshmëria. Çdo herë kur besimtarët pas përpjekjes dhe maturisë që është detyrë e tyre, me luftës dhe sinqeritet bëjnë hapa në rrugën e të vërtetës dhe në këtë rrugë nuk tregojnë kurrfarë lëkundje, atëherë atyre do t’u vjen ndihma hyjnore nga bota e Ghajbit. Në ajetet e Kur’anit të shenjtë në të cilët Zoti i madhëruar flet për dërgimin e engjëjve në betejën e Bedrit, vë në dukje këtë çështjeje se kusht i dërgimit të engjëjve me ndihmën hyjnore, është durimi dhe devotshmëria. Ndihma, kapaciteti dhe mbështetja hyjnore, është e kushtëzuar me ndihmën, durimin dhe devotshmërinë e besimtarëve. Zoti i madhëruar u ka premtuar besimtarëve se nëse ata do të jenë ndjekës së devotshmërisë dhe durimit, Ai do t’u ndihmojë atyre nëpërmjet engjëjve me shenja të veçanta. Edhe pse jobesimtarët sulmojnë me eufori dhe egërsi, do të pësojnë disfatë. Prandaj, nuk duhet pritur që çdo individi vetëm pse e mbanë emrin e Islamit dhe myslimanëve, të ndihmohet me ndihmën nga bota e Ghajbit dhe të ngadhënjejë përball armiqve dhe gjithashtu nuk duhet pritur që me përpjeke të vogla ose të përkohshme mund të garantohet ndihma hyjnore. Kjo është për arsye se Zoti i madhëruar ndihmën e vet për robërit besimtarë e dërgon nën dritën e hapave të palëkundur, luftës dhe qëndrueshmërisë së tyre.

Zoti i madhëruar urtësinë e kësaj ndihme hyjnore nga bota e Ghajbit e ka prezantuar qetësinë e zemrave të besimtarëve. Kjo është për arsye se në kohën e dyshimit njeriu nuk ka forcën e duhur për t’u përballur në mënyrë të drejtë me armikun dhe vetëm në kohën kur zemra arrin në siguri, ajo do të ketë një forcë të veçantë për të luftuar. Siguria e zemrës është një gjendje e jashtëzakonshme shpirtërore dhe një dhunti hyjnore që njeriu nën dritën e saj mund të kapërdijë dhe të tejkalojë edhe ngjarjet më problematike dhe më të vështira dhe pavarësisht ekzistencës së problemeve, ai në vete të ndjejë qetësi. Kjo qetësi mund të eliminojë dobësinë dhe lëkundjen në bindje e besim ose mund të ketë edhe aspekt praktik dhe t’i japë njeriut durim dhe qëndrueshmëri në hapat që bën.

Imam Khomejni (ra) në veprën e tij “Adabe Al-Salat” shkuan: “Çdo gjë që njeriu mëson, në së pari është në fazën e diturisë dhe në fazën tjetër, ajo shndërrohet në besim”. Besimi është një dituri e cila është vërtetuar në zemër dhe zemra e ka besuar atë. Me shtimin e besimit, individi arrin në fazën e tretë që do të thotë siguria në zemër. Siguria në zemër është pikërisht ajo të cilën e ka kërkuar Hazreti Ibrahim a.s. nga Zoti i madhëruar duke thënë: “Më trego mua se si i ringjallësh të vdekurit?” Zoti i madhëruar në përgjigje, tha: “A nuk ke besim?” Hazreti Ibrahim a.s. tha: “Kam besim, por këtë lutje e bëra për të arritur në siguri në zemër”.

Në fazën tjetër, njeriu e shikon një fuqi të cilën e ka manifestuar Zoti i madhëruar në këtë botë. Çdo herë kur njeriu qëndron dhe është i palëkundur në rrugën e vërtetë, Zoti i madhëruar e ndihmon atë dhe kjo ndihmë luan rol në jetën e tij në dy forma, njëra është të qenit i gëzuar dhe me shpresë, kurse tjetra është siguria në zemër dhe mënjanimi i dyshimit në mënyrë të plotë.

Në këtë mënyrë, në fe, lidhja që krijohet mes robit dhe Zotit, mes neve dhe botës hyjnore të Ghajbit, ka rëndësi shumë të veçantë. Feja nga njëra anë neve na shtyn të punojmë dhe të bëjmë përpjekje vazhdimisht dhe nga ana tjetër, na kujton se gëzimi i lidhjeve dhe marrëdhënieve shpirtërore mes botës së Ghajbit dhe neve, varët nga besimi dhe devotshmëria e individit. Njeriu duke pasur besim nëpërmjet një rruge të padukshme që nuk e di as ai vet, arrin të realizojë qëllimin e vet. Ajetet e Kur’anit të shenjtë tregojnë këtë se ti ndihmoje Zotin dhe Ai nëpërmjet rrugës së padukshme të cilën ti nuk e din, do të ndihmojë ty. Nga Zoti i madhëruar kërko inspirim në punët tua dhe pastaj do të shikosh se në kohën e caktuar, do të arrijë ndihma e botës së Ghajbit për ty.

Tags