Lajmërimet kur’anore (9) (speciale për Ramazanin)
(last modified Tue, 12 May 2020 07:51:32 GMT )
May 12, 2020 09:51 Europe/Tirane
  • Lajmërimet kur’anore (9) (speciale për Ramazanin)

Në këtë edicion do të flasim për përgëzimin dhe lajmërimin e mirë që Kur’ani i shenjë u jep besimtarëve të cilët as nuk frikësohen dhe as nuk pikëllohen dhe ndjekin devotshmërinë.

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Lajmërimet kur’anore”. Lutemi pranë Zotit që të pranohen adhurimet dhe agjërimi juaj pranë Zotit të Madhëruar.

Sot do të flasim për një tjetër përgëzim kur’anor. Së pari po lexojmë ajetet 62-64 të sures Junes të Kur’anit të shenjtë:

أَلَا إِنَّ أَوْلِیَاءَ اللَّهِ لَا خَوْفٌ عَلَیْهِمْ وَلَا هُمْ یَحْزَنُونَ، الَّذِینَ آمَنُوا وَکَانُوا یَتَّقُونَ،لَهُمُ الْبُشْرَى فِی الْحَیَاةِ الدُّنْیَا وَفِی الْآخِرَةِ لَا تَبْدِیلَ لِکَلِمَاتِ اللَّهِ ذَلِکَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِیمُ»

“Dijeni që evlijat dhe të dashurit e Zotit nuk kanë as frikës dhe as pikëllim. Me të vërtetë ata janë të cilët kanë besuar dhe kanë besim të sigurt e të palëkundur. Ata janë të gëzuar dhe të lumtur në këtë botë dhe në botën e amshueshme. Premtimi hyjnore realizohet me patjetër. Dhe kjo është fitore dhe shpëtim i madh”.

Një ditë Imam Aliu (a.s.) e lexoi këtë ajet kur’anore dhe pastaj i pyeti shokët e tij, a e dini se kush janë “Evlijat e Zotit”? Ata u përgjigjen se o Prijësi i Besimtarëve nga trego ti se kush janë ata.

Imam Aliu (a.s.) tha: “Evlijat ose të dashurit e Zotit jemi ne dhe pasuesit tanë të cilët vijnë pas neve. Lum për gjendjen tonë! Dhe më shumë, lum për gjendjen e atyre!”. Disa e pyetën: “Pse më shumë, lum për ata!? Ne dhe ata a nuk jemi të dy palët ndjekës së një shkolle dhe puna jonë nuk konsiderohet e një niveli?” Imam Aliu (a.s.) tha: “Jo, ata kanë disa përgjegjësi mbi supe që ju nuk i keni dhe pranojnë të përballen me disa probleme që ju nuk pranoni”.

Profeti i nderuar i Islamit Hazreti Muhamed s.a.v.s. gjithashtu në prezantimin e të dashurve të Zotit, ka thënë: “Të dashurit e Zotit janë ata që edhe heshtja e tyre është përmendje e Zotit, shikimi i tyre është mësimdhënës, fjalët e tyre janë urtësi dhe veprimet e tyre në shoqëri bëhen shkak për begati”.

Sipas këtyre të ajeteve të Kur’anit të shenjtë, të dashurit dhe miqtë e Zotit janë të stolisur me dy atribute dhe karakteristika, besimin dhe devotshmërinë. Ata janë njerëzit besimtarë që mes tyre dhe Zotit të madhëruar nuk ekziston mur ndarës, nga zemrat e tyre janë larguar mbulesat dhe nën dritën e njohjes dhe besimit dhe veprimit të pastër, ata e shikojnë Zotin me sytë e zemrës në atë mënyrë që në zemrat e tyre nuk depërton kurrfarë lloj dyshimi dhe dileme. Prandaj, pikërisht për arsye të kësaj njohjes me Zotin, çdo gjë tjetër përveç Zotit, në sytë e tyre është e vogël, e pavlerë, e paqëndrueshme dhe e përkohshme. Të dashurit e Zotit janë të zhytur aq shumë në atributet e bukurisë dhe madhërisë së Tij dhe shkrihen aq shumë në vështrimin e ekzistencës së pastër të Zotit sa që harrojnë çdo gjë përveç Zotit.

Këto ajete të Kur’anit të shenjtë, besimin dhe devotshmërinë e prezantojnë si rrugë për të zhdukur frikën dhe shqetësimet e krijuara si rezultat i mëkatit. Devotshmëria është një forcë e kontrollit të brendshëm e cila e ruan dhe e mbron njeriun përball rebelimit të epsheve dhe egos dhe në realitet devotshmëria luanë funksionin e një freri fuqishëm që e ndalë makinën e qenies së njeriut dhe e mbron atë nga rënia në humnera dhe e ndal atë nga shpejtësia e rrezikshme.

Ata të cilët janë të zbukuruar me devotshmëri, për arsye të ndaljes së zemrës, mendimit, gjymtyrëve dhe pjesëve të trupit të tyre nga mëkati, në brendësinë e shpirtit të tyre ndjejnë një qetësi aq të madhe sa që as stuhitë më të mëdha të jetës nuk mund t’i lëkundin ata. Në këtë mënyrë, ata jo vetëm që nuk kanë as frikë dhe as pikëllim, por atyre u jepen edhe përgëzime dhe lajme të mira për shkak të mirësive të shumta dhe begative të pambaruara hyjnore që gëzojnë në këtë botë dhe në botën e amshueshme. Në të kundërtën, ai që nuk ka devotshmëri është i privuar nga ndjenja e qetësisë. Si është e mundur të ketë mendjen dhe ndërgjegjen e qetë një njeri i cili ka kryer padrejtësi dhe dhunë dhe i ka të lyer me gjak duart e veta dhe ka uzurpuar pasurinë dhe ka shkelur të drejtat e njerëzve?! Ky është efekti i natyrshëm i devotshmërisë që e largon njeriun nga lloj-lloj brenge dhe shqetësimi e frikësime të tjera të cilat janë pjellë e dyshimit dhe dilemave dhe gjithashtu pjellë e mëkatit dhe llojeve të tjera të ndotjeve.

Kur’ani i shenjtë në kohën e shpalljes së urdhrit për ta bërë obligim agjërimin, një prej urtësive të kësaj vepre adhuruese e konsideron devotshmërinë dhe thotë:

یَا أَیُّهَا الَّذِینَ آمَنُواْ کُتِبَ عَلَیْکُمُ الصِّیَامُ کَمَا کُتِبَ عَلَى الَّذِینَ مِن قَبْلِکُمْ لَعَلَّکُمْ تَتَّقُونَ

“O ju që keni besuar! Agjërimi është bërë obligim për ju ashtu sikur që ishte bërë obligim për popujt para juve, me shpresë që do ta ndiqni devotshmërinë”. (Surja Bekare, ajeti 183). Në këtë mënyrë devotshmëria dhe largimi nga mëkati dhe nga dëshirat e egos, e çon njeriu në fazën e devotshmërisë dhe kjo shërben si një kafshë transportuese që e ndalon njeriun të bie në rrugën e humbur. Devotshmëria i jep njeriun forcën për të dalluar të drejtën nga e padrejta dhe e ndihmon atë në mënyrë pa shqetësim dhe me siguri të plotë, të kalojë rrugët me plotë batica dhe zbatica gjatë jetës. Me fjalë të tjera, njeriu me devotshmëri, ka një fener të ndezur në dorën e vet e cila i tregon atij rrugën e drejtë dhe e mbron atë nga valët e trazuara. Profeti i nderuar të Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. në një këshill për Abu Dharr Ghafarri ka thënë: “Devotshmëria është burim i të gjitha veprave të mira”.

Prijësit e mëdhenj të fesë devotshmërinë e kanë konsideruar një shkallë e energji elektrike që e çon njeriun më shpejtë drejt shkallëve më të larta të përkryerjes, arritja në të cilat ka nevojë për rezistencë, qëndrueshmëri dhe vendosjen e egos nën kontroll. Duke marrë parasysh faktin se agjërimi bëhet shkak që njeriu të ngadhënjejë mbi egon e vet, ajo konsiderohet mjet për të fituar sa më shumë virtytin e devotshmërisë.

Njeriu agjërues për t’u nënshtruar para urdhrave të Zotit të ditur dhe të urtë, për një muaj dhe gjatë orëve të caktuara gjatë 24 orëve, heq dorë nga ngrënia dhe pirja. Ai me agjërim, e vendos nën kontroll kalin e rebeluar të egos së tij, e pastron zemrën dhe i pastron gjymtyrët dhe pjesët e trupit të tij, si dhe e korrigjon brendësinë e vet. Një njeri i tillë me ndryshimin e vetes, me kalimin e kohës, krijon edhe kushtet dhe rrethanat për reformimin dhe ndryshimin e shoqërisë. Ai qëndron përball dëshirave të paarsyeshme dhe të padrejta, nuk tradhton besimin dhe respekton të drejtat e njerëzve të tjerë dhe kështu vendoset në grupin e të dashurve të Zotit.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me këtë thotë: “Rezultati i agjërimit të muajit Ramazan, është thesar i devotshmërisë në zemrën dhe shpirtin tonë dhe ky thesar duhet të na ndihmojë neve në rrugët me plotë lakesa përgjatë gjithë jetës tonë dhe të na garantojë neve rrugën e drejtë. Devotshmëria e cila do të thotë largim dhe shmangie nga mëkati, luan rol të rëndësishëm në jetën e njeriut dhe e udhëzon atë drejt lumturisë”. Pikërisht për këtë arsye, Ajetullah Khamenei thekson respektimin e devotshmërisë dhe fitimin e saj në muajin e shenjtë Ramazanit dhe në lidhje me rëndësinë e devotshmërisë, thotë: “Gjëja më e dashur të cilën e kërkon nga Zoti i madhëruar gjatë këtyre ditëve dhe gjatë këtij muaji, është devotshmëria. Lumturia në këtë botë dhe në botën e amshueshme, fitorja dhe ngadhënjimi dhe zgjedhjeve e të gjitha çështjeve dhe agimi hyjnor, të gjitha ndodhen në devotshmëri”.

Nga pikëpamja e mendimtarit të njohur iranian Morteza Motahari, e vërteta e devotshmërisë është një engjëll i fuqishëm dhe i shenjtë që forcën shpirtin e njeriut dhe edukon dhe nënshtron egon dhe ndjenjat e epshit të rebeluar. Morteza Motahari vetëpërmbajtjen dhe devotshmërinë e ka prezantues si elementë të nevojshëm për një jetë racionale dhe shkruan: “Devotshmëria në kuptimin e përgjithshëm të fjalës, është element i nevojshëm i çdo individi e cili dëshiron të jetë njeri dhe të jetojë nën urdhrin e mendjes”. Efektet më të rëndësishme të devotshmërisë i kanë konsideruar çlirimi nga prangat e dëshirave të egos, lakmisë dhe ambicieve. Ky lloj i lirimit, shoqërohet edhe me liritë e tjera të arsyeshme. Vizioni i qartë, lehtësimi i çështjeve dhe shpëtimi nga vështirësitë; janë rezultatet e tjera të devotshmërisë. Nga pikëpamja e Kur’anit të shenjtë, si rezultat i devotshmërisë, para njeriut hapen dyert e begative të qiellit dhe krijohen kushtet për të pranuar udhëzimin dhe urtësinë në qenien e njeriut. Ajetet e Kur’anit të shenjtë lajmërojnë se nëse njerëzit do të kenë devotshmëri hyjnore, atëherë njerëzve do t’u jepet forca për të dalluar dhe përcaktuar të vërtetën nga e pavërteta.

E pyetën njërin prej shokëve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.: “Çfarë është devotshmëria?” Ai u përgjigj: “A keni ecur ndonjë herë në ndonjë rrugë me plotë ferra dhe gurrë të vështirë?”. Ata thanë: “Po, kemi ecur”. Ai tha: “Si keni ecur?” Ata u përgjigjen: “Çdo vend ku kishte ferra e gurë të këqij, nuk e vendosnim këmbën aty”. Shoku i Hazretit Muhamed s.a.v.s tha: “Atëherë dijeni se në rrugën e jetës tuaj ekzistojnë shumë ferra dhe gurë të këqij. Nëse nuk shkel në ato vende të cilat i ka ndaluar Zoti i madhëruar, pikërisht kjo është devotshmëri”.

Këtu Zoti i madhëruar i përgëzon njerëzit që ndjekin devotshmërinë. Disa prej komentuesve të Kur’anit të shenjtë këtë e konsiderojnë një përgëzim të veçantë të cilin e japin engjëjt për besimtarët në prag të vdekjes dhe kalimit të tyre nga kjo botë dhe këto ajete kur’anore i përgëzojnë ata për shpërblimin dhe parajsën hyjnore. Disa komentues të tjerë të Kur’anit të shenjtë këtë e konsiderojnë aludim në premtimet e Zotit për fitore dhe ngadhënjim kundër armiqve dhe për ta vendosur sundimin e drejtë në tokë derisa ata të qëndrojnë besimtarë dhe kryejnë vepra të mira. Ajetet e Kur’anit të shenjtë theksojnë në këtë çështjeje se ky është një premtim që është bërë nga ana e Zotit dhe Ai nuk e shkel premtimin e vet.

Tags