Lajmërimet kur’anore (11)
(last modified Sat, 16 May 2020 19:53:13 GMT )
May 16, 2020 21:53 Europe/Tirane
  • Lajmërimet kur’anore (11)

Në këtë edicion do të flasim për devotshmërinë dhe pastërtinë e Hazreti Marjemes, vajzës së Imrainit dhe nënës së Hazretit Isa a.s., e cila është një grua e dalluar në devotshmëri dhe pastërti.

Përshëndetje miq të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Lajmërimet kur’anore”. Lutemi pranë Zotit që të pranohen adhurimet dhe agjërimi juaj pranë Zotit të Madhëruar. Në këtë edicion do ta shqyrtojmë edhe lajmërimin ose përgëzimin e Zotit të madhëruar për Hazreti Merjemen (s.a.) për lindjen e Profetit të paqes dhe dashurisë, Hazretit Isa a.s..

Hazreti Marjeme është një figurë e dalluar të cilës Zoti i madhëruar i dërgon mesazh dhe e nderon atë me shpalljen e vet. Sipas ajeteve 42 deri në 43 të sures Ali Imran në Kur’anin e shenjtë, engjëjt flasin me Hazreti Marjemen dhe nga ana e Zotit të madhëruar, e përgëzojnë atë me lindjen e Hazretit Isa a.s. duke i thënë:

“Dhe (kujtojeni) në kohën kur engjëjt i thanë asaj: oj Marjeme! Zoti të ka zgjedhur ty dhe të ka pastruar ty dhe të ka dhënë pozitën më të mirë në mesin e të gjithë femrave të botës”. (Surja Ali Imran, ajeti 42).

Ajeti 45 i sures Ali Imran të Kur’anit të shenjtë gjithashtu thotë: “(Kujtojeni) Në kohën kur engjëjt i thanë: oj Merjeme! Zoti me fjalët (të ekzistencës së madhërishme) nga ana e tij të përgëzon ty që emri i tij të jetë Masih dhe Isa i biri i Merjemes, në kohën kur në këtë botë dhe në botën tjetër, ai do të jetë një personalitet i madh dhe prej të afërmve të Zoti”.

Ajetet e Kur’anit të shenjtë në pasqyrimin e ngjarjes së Hazretit Merjeme, flasin për mirësinë qiellore dhe shenjtërinë e personalitetit të devotshëm dhe me fisnikëri të Hazreti Merjemes dhe mënyrën e shtatzënisë së saj njëkohësisht me pastërtinë morale të saj dhe me fjalë të tjera, kujtojnë rolin jetik të femrës dhe pozitën e saj të lartë në lindjen dhe edukimin e njerëzve të mëdhenj që ndryshojnë rrjedhën dhe rrugën e historisë së njerëzimit. Në fjalorin e krijimit, një prej roleve botërore dhe shpirtërore të femrave, është prania me ndikim e tyre në jetën e profetëve të Zotit të cilat në këtë mënyrë kanë luajtur rol shumë të madh dhe të rëndësishëm në përhapjen e besimit në një Zot dhe për të çuar përpara qëllimet e feve qiellore. Këto femra të dalluara jo vetëm që kanë luajtur rol të madh në edukimin dhe mbështetjen materiale ndaj këtyre profetëve të Zotit, por edhe me pastërtinë e tyre morale dhe me dinjitetin e pastër, kanë krijuar edhe rrethanat dhe kushtet e përshtatshme për paraqitjen e kësaj mëshire hyjnore të madhe. Në studimet e historisë së profetëve të Zotit që nga Hazreti Adem a.s. e deri ter profeti i fundit Hazreti Muhamed s.a.v.s., kjo çështjeje vërehet në mënyrë shumë të qartë. Hazreti Hava, nëna dhe motra e Hazretit Musa a.s., gruaja e faraonit egjiptian Asia, nëna e Hazretit Merjeme, nëna e Hazretit Jahja a.s., Hazreti Merjeme e deri të Hzreti Khadixhe dhe Hazreti Zahra (s.a.) janë disa shëmbëlltyra të femrave që kanë përcaktuar fate të rëndësishme në fetë qiellore.

Këto zonja të nderuara dhe të devotshme, me natyrën e tyre qenësore të pastër dhe me potenciale të larta që kanë krijuar në vete, kanë arritur në një pozitë të lartë të përkryerjes sa që të zgjidhen nga ana e Zotit të madhëruar dhe kështu kanë marrë detyra shumë të mëdha, shumë të ndjeshme dhe njëkohësisht me rrezik shumë të madh. Edukimi i njerëzve të dalluar, për nga çdo aspekt ka nevojë për një ndërgjegje dhe për një prehër të pastër dhe me dinjitet. Hazreti Merjeme (s.a.) ishte një prej këtyre femrave të dalluara.

Sruja Ali Imran është surja e tretë më e madhe e Kur’anit të shenjtë dhe një prej temave që trajton kjo sure, është ngjarja dhe fati i Hazretit Merjeme dhe Isa a.s.. Në disa ajete të kësaj sure, Zoti i madhëruar e prezanton Hazreti Merjemen si një personalitet me virtyte të larta shpirtërore dhe morale e cila dhe për shkak të atyre virtyteve të larta, atë e ka quajtur të zgjedhur, të pastër dhe zonjë e zonjave të tjera. Pasi që Hazreti Merjeme ishte një zonjë e pastër dhe e zgjedhur nga ana e Zotit, engjëjt zbrisnin pranë saj dhe flisnin me atë duke i thënë: “Oj Merjeme! Zoti të ka zgjedhur ty dhe të ka pastruar ty dhe të ka dhënë pozitë më të lartë mbi të gjitha femrat e botës.

Hazreti Merjeme për shkak të dhurimit (nazrije) që kishte bërë nënë e saj, ajo që nga fëmijëria është dorëzuar vendit të shenjtë Bejtul-Mokades që t’i shërbejë Zotit të madhëruar në këtë vend të shenjtë. Ajo është rritur dhe edukuar nën mbikëqyrjen e Profetit Zekeria a.s.. Hazreti Merjeme (s.a.) ishte zhytur në adhurimin e Zotit dhe qysh në moshën 9 vjeçare, ajo ditën agjëronte dhe natën bënte adhurimin e Zotit. Ajo në devotshmëri dhe në njohjen e Zotit shkoi deri në atë pozitë sa që i tejkaloi edhe dijetarët e devotshëm të asaj kohe. Pozita e saj arriti deri në atë shkallë sa që Zoti i madhëruar nëpërmjet engjëjve, fliste me atë.

Një prej karakteristikave të dalluara të Hazreti Merjeme (s.a.) ishte vërtetësia e saj sepse gjithmonë dhe në çfarëdo rrethanash, fliste vetëm të vërtetën. Kur’ani i shenjtë në lidhje me këtë çështjeje dëshmon dhe thotë: “Isai i biri i Merjemes, ishte vetëm i Dërguar. Edhe para tij gjithashtu kanë qenë profetë të Zotit. Nëna e tij ka qenë një grua shumë e drejtë”. (Surja Maide, ajeti 75). Kur’ani i shenjtë Hzreti Merjemen (s.a.) e ka quajtur edhe me epitetin “E Sinqerte”. Njerëzit e sinqertë janë ai grup i njerëzve të cilët janë të nënshtruar para Zotit dhe të Dërguarit të Tij dhe janë të shoqëruar në një rrugë me profetët, njerëzit që kryejnë vepra të mira dhe dëshmorët që sakrifikojnë vetën në rrugën e Zotit. Një femër e tillë papritur lajmërohet nga ana e Zotit të madhëruar dhe përgëzohet se do ta lindë një fëmijë të pastër. Ajo u zgjodh për ta lindur një profet si Hazreti Isain a.s..

Xhibrili ishte engjëlli i shpalljes i cili u paraqit në formë të njeriut pranë Hazretit Merjeme (s.a.). Ai filloi të flasë me Hazreti Merjemen dhe misionin e vet e shpjegoi në këtë mënyrë: “Unë jam i dërguari i Zotit tënd. Kam ardhur që të jap ty një djalë të pastër nga çdo aspekt”. Hazreti Merjeme (s.a.) në këtë gjendje tha: “Si është e mundur që unë të lindi një djalë në kohën kur deri më tani nuk kam pas kurrfarë kontakti me asnjë mashkull dhe unë kam qenë femër e keqe?!”. Xhibrili i tha asaj: “Kështu është urdhri! Zoti yt ka urdhëruar dhe ka thënë: “Kjo punë është e lehtë për mua. Ne dëshirojmë që atë ta bëjmë argument për njerëzit dhe të jetë një mëshirë nga ana e jonë dhe sidoqoftë kjo është një çështjeje e prerë””.

Në këtë përgëzim, Hazreti Isa a.s. është quajtur “biri i Merjemes” dhe ajeti kur’anore thekson se ai është krijesë e Zotit dhe u kujton njerëzve se Isai a.s. nuk është bir i Zotit. Ai është një krijesë e madhe dhe një udhëzues për njerëzit. Ashtu sikur që Hazreti Isai a.s. pas lindjes, foli me gjuhën e vet dhe tha: “Unë jam rob i Zotit. Ai më ka dhuruar mua Librin Qiellor dhe më ka dërguar mua në pozitën e profetit. Prandaj, unë në çdo vend që të jem, Zoti më ka bërë një njeri me plotë begati dhe derisa të jem gjallë, më ka porositur për kryerjen e namazit dhe dhënien e zekatit dhe më ka bërë mua bamirës dhe mirënjohës ndaj nënës time dhe nuk më ka bërë të padrejtë dhe jomirënjohës. Përshëndetja e Zotit qoftë mbi mua në atë ditë që jam lindur dhe në atë qitë që do të vdes dhe në atë ditë kur do të ringjallem”.

Kur’ani i shenjtë pasi shpjegon ngjarjen e lindjes së Hazretit Isa a.s., mohon dhe përgënjeshtron besëtytnitë dhe shpifjet e pavërteta të njerëzve në lidhje me Hazretin Isa a.s. dhe thotë: “Ky është Isai i biri i Merjemes. Këto janë fjalët e vërteta në të cilat dyshojnë. Zoti kurrë nuk ka fëmijë dhe ai është i pastër. Çdo herë kur të dëshirojë të bënë një veprim, mjafton vetëm kaq që të thotë, bëhu! Dhe ajo bëhet menjëherë”. (Surja Merjeme, ajetet 34 dhe 35). Këto ajete të Kur’anit të shenjtë kujtojnë se parimisht pozita e lartë e Zotit të madhëruar nuk është në harmoni që Ai të ketë fëmijë. Kjo është për arsye se çështja për të pasur fëmijë lidhet me dëshirën dhe arsye e nevojave tona shpirtërore dhe emocionale, prandaj element i nevojshëm për këtë është posedimi i trupit dhe jeta me kufizime. Ndërkohë që Zoti i madhëruar është i pastër nga të gjitha këto dhe Ai është i plotfuqishëm. Ai me fuqinë e tij absolute nëse dëshiron diçka, mund të krijojë sa çel e mbyll sytë me mijëra bota siç është kjo dhe nuk ka nevojë për fëmijë. Nëse ne Zotin e konsiderojmë se ka nevojë për fëmijë siç ka nevojë njeriu, atëherë kjo konsiderohet devijim nga baza themelore e njohjes së Zotit, prandaj mendime të tilla na fusin neve në neglizhencë nga fakti se Zoti është sundues absolut i botës dhe nuk ka shoq.  

Hazreti Merjeme (s.a.) ka përballuar shumë ngjarje të rënda dhe vështirësi të ndryshme. Ndër vështirësitë më të mëdha të jetës së saj ishin: jeta larg nënës dhe babait të vet përgjatë gjithë jetës, shërbimi në vendin e shenjtë Bejtul-Mokades që nga fëmijëria, dëgjimi i akuzave dhe shpifjeve të ndryshme nga ana e njerëzve njëkohësisht me pastërtinë e saj morale, shtatzënia dhe lindja e një fëmije në vetmi dhe larg çdo kujt, mos pasja e një vendi për të pushuar dhe mos pasja e ushqimit dhe strehimi pranë një peme të hurmës, rritja dhe edukimi i fëmijës pa babë me atë trajtime dhe shikime shumë të këqija të njerëzve, etj.. Mirëpo përball akuzave dhe shpifjeve të njerëzve që dëgjonte nga njerëz jobesimtar dhe dashakeqës, ndërsa ajo ishte plotësisht e kënaqur me Zotin. Zoti i madhëruar për shkak të këtyre vështirësive që përballoi ajo, i dha asaj pozitën e durimit dhe pajtimit me vullnetin hyjnor dhe për hir të nënshtrimit absolut të saj, i dha asaj pozitën më të lartë në mesin e të gjitha femrave të botës. Zoti i madhëruar në ajetin 43 të sures Ali Imran të Kur’anit të shenjtë, në shkëmbim të mirësive të i ka dhuruar Hazretit Merjeme, kërkon nga ajo tre përgjegjësi që në realitet ato përgjegjësi konsiderohen detyrë edhe për të gjithë njerëzit ato janë: përulja dhe modestia, sexhdja dhe përulja në ruku. Zoti i madhëruar në këtë ajet kur’anor thotë: “Oj Merjeme! (në falënderim të kësaj mirësie) përulu para Zotit tënd dhe bëj sexhde dhe përulu në ruku me ata që përulen në ruku”.

Tags