Lutje pranë Zotit (22)
(last modified Sat, 16 May 2020 20:09:11 GMT )
May 16, 2020 22:09 Europe/Tirane
  • Lutje pranë Zotit (22)

Përshëndetje miq të nderuar, jemi pranë jush me programin “Lutje pranë Zotit”, special për muajin e shenjtë të Ramazanit. Në edicionin e sotshëm do të vazhdojmë me një frazë tjetër të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”.

“Ja men men jehulu bejne el-mer’i va kalbihi!”

Në emër të Zotit të gjithëmëshirshëm, mëshirëplotit

Narratori:

Qielli i shtëpisë tonë, çudi sa shumë ke rrugë deri te zemra e Zotit! Të gjitha dhimbjet e zemrës time, lutjet dhe çështjet e pazgjidhura të jetës time, të gjitha i ka shpalosur pranë Zotit. Them me vete se disa shtëpi, kanë qiell më të madh! Njeriut më shpejtë i plotësohet dëshira!

Unë gjithnjë flas me Zotin. Ai nuk është i huaj për zemrën time dhe unë nuk jam i ri për Atë. Jam një rob gjithnjë nevojtar dhe me vështirësi. Me probleme të përsëritshme dhe të pazgjidhura... Vij pranë Fronit Hyjnor në mënyrë që të më lehtësohet barra e problemeve. Ndjej kënaqësi nga shpalosja e problemeve të mia pranë Fronit Hyjnor. Them me vete: sa më e madhe bukuria, aq më e madhe nevoja për atë, ndërsa sa më e madhe nevoja aq më e madhe bukuria!

O Zot! Ti je ai që e vërteton dhe forcon të vërtetën me fjalët tua!

Mu ndaltë gjuha nëse them se jam mërzitur me ty... por, së fundi nuk kam shumë durim që të shikoj qiellin. Nuk kam durim të ngreh kokën për nevoja të përsëritshme. Unë jam sikur një lypës i cili për çdo mbrëmje me shpresë shkon te një shtëpi. Troket në derë, mirëpo askush nuk i hap derën. Pronari i shtëpisë është një person që e njeh këtë lypës. E di se ky lypës nuk ka vend tjetër ku të shkojë, mirëpo...

Lypësi kthen kokën...dhe kthehet në rrugën nga e cila ka ardhur. Mirëpo të nesërmen në mbrëmje përsëri me shpresë më të madh shkon pranë derës së shtëpisë dhe përsëri troket në derë.

O Zot! Ti je ai që pranon pendimin e robërve të tu!

Hape derën për mua dhe jepi fund këtij tregimi të përsëritshëm. Unë kam frikë që ti të mos më duash mua. Më shpëto mua nga ky mendim i gabuar se Ti nuk më duash mua! Më liro nga ky mendim i keq që unë nuk jam rob i merituar dhe i pranueshëm... çfarëdo që të jem, përsëri jam robi yt. Ti më ke krijuar mua... Zemra ime po vuan nga mospërgjigjja.

Duaja në një farë mënyrë, hynë në kategorinë e adhurimit. Zoti i madhëruar kur dëshiron të shpjegojë adhurimin në Kur’anin e shenjët, paraqet duanë. Vetë duaja dhe lutja është shprehje e robërisë së njeriut para Zotit dhe në realitet nëse dëshiron që të forcohet gjendje e të qenit rob para Zotit te njeriu, atëherë bëni shumë dua dhe lutuni shumë pranë Zotit të madhëruar...

O Zot! Ti je ai që e di më mirë gjendjen e atyre që kanë humbur rrugën e drejtë!

A nuk thua Tij: “Nëse robi lutet dhe kërkon, do t’i jap”...! Vetë më ke mësuar mua rrugën e shtëpisë tënde. Vetë ke kërkuar që unë të ngreh kokën drejt qiellit dhe të flas me Ty. Atëherë pse është ko derë e mbyllur? Pse nuk po më hap derën mua?

Ne duhet të kemi besim te Zoti ynë dhe me padashje të mos flasim disa fjalë të cilat nuk janë meritë e pozitës së të qenit njeri. Pse kaq lehtë themi, jemi hidhëruar me Zotin? Të vetmohemi për disa çaste me veten tonë dhe të shikojmë sa mijëra gjëra kemi kërkuar nga Zoti që kemi harruar edhe vetë ne ndërsa Zoti nuk i ka harruar dhe sapo dora e mëshirshme e Zotit na dhuron atë çfarë kishim kërkuar, atëherë e kujtojmë që po, ne këto gjëra unë i kisha kërkuar dhe gëzohemi si një fëmijë dhe themi faleminderit o Zot për këto që mi dhurove! Zoti është po ai Zot dhe ai kujton me mijëra dëshira të mia dhe tuaja të cilat herët apo vonë do të na dhurojë shumë më mirë se sa ato që kemi kërkuar. Prandaj, të mos themi, jemi hidhëruar me Zotin... të themi: po presim...

Të hapim duart dhe të shkojmë pranë Fronit Hyjnor. Edhe dëshira më e madhe dhe më e pamundur e imja dhe e jotja, për Zotin është puna më e vogël, ndërsa duaja dhe lutja jonë me dashuri, është e madhe dhe e çmuar për Zotin. Atëherë pse duhet të hidhërohemi me Zotin???

Narratori:

Djalli gëzohet më shumë se çdo kush, nëse unë heq dorë nga Froni Yt dhe më të mos ngreh duart për t’u lutur. Nuk dua që armiku të gëzohet, o Zot... Nuk dëshiroj që pas një jetë të qenit rob i yt, tani ta gëzoj djallin.

O Zot! Ti je ai që qëndron mes njeriut dhe zemrës së tij!

A nuk është zemra ime në dorën tënde...Kjo zemër me çdo rrahje, të thërret Ty. Kjo zemër është shtëpia jote. Nuk dëshiroj që në këtë shtëpi të mos jesh Ti...nuk dëshiroj që djalli ta zë vendin tënd. Nëse Ti nuk je, unë nuk dëshiroj të vjen askush tjetër...nuk kam kurrfarë nevoje. O Zot! Ja men Jehulu bejne el-merr’i va kalbihi!

Të lutesh Ty për diçka, është diçka e bukur që flenë në zemër. Në fakt çfarëdo dëshirë e lutje që ekziston, është vetëm pretekst që të kem Ty. Të gjitha këto janë vetëm pretekste që të jem me Ty... Mos lejo që këto pretekste të bëhen aq të vështira sa që të largojnë Ty nga unë.

Sa mirë është që në çaste të vështira, shikimi yt të jetë drejt Zotit dhe të kesh besim se Ai e vendos një rrugëzgjidhje para teje në mënyrë që t’i të qetësohesh.

Sa mirë është që të jesh i shqetësuar, në vend se të zemërohesh e hidhërohesh me Zotin, të kthehesh përsëri drejt Tij dhe kësaj radhe të thuash: o Zot! Unë jam i fortë dhe kjo forcë është me vullnetin tënd. Mos lejo që të mos i përballoj problemet. Mos lejo që të dobësohem. Mos dëshiro që ta gëzoj zemrën e djallit!

Narratori:

O Zot! Ti je ai që shërimi nuk ka dobi, përveçse me vullnetin tënd! Ti je ai që di më së miri për ata që kanë humbur rrugën e drejtë!

Mësuesi ynë gjithnjë thoshte: Zoti mbanë lidhje edhe për një qime floku, por nuk e këput.

O Zot! Ti je ai që nuk ndryshon vendimin dhe as sundimin!

Kam arritur deri në një qime floku... Më kap dorën dhe më ndrysho tërësisht jetën time. Këpute këtë litar hutimi të problemeve të mia të vjetra. Më ngroh zemrën me dashurinë tënde. Kur ta di se ti më do mua, unë do të bëhem robi yt më i lumtur...

O Zot! Ti je ai që e di më mirë gjendjen e atyre që kanë humbur rrugën e drejtë! O Zot! Ti je ai që nuk ndryshon vendimin dhe as sundimin!

Ti je mikpritës. Ti je ai që hapë rrugë të reja. Nuk mbyll asnjë derë për asnjërin nga robërit e tu. Nëse kjo derë për shumë vite është mbyllur për mua, me patjetër është me urtësinë tënde. Më trego urtësinë e saj dhe më kalo mua nga kjo vështirësi në mënyrë të shëndoshë...

Një zog kishte ca kohë që ishte futur në heshtje. Kaluan shumë ditë dhe zogu nuk foli asgjë me Zotin. Engjëjt e pyesnin Zotin për atë zog ndërsa Zoti çdo herë iu përgjigj engjëjve në këtë mënyrë: “Do të vjen. Unë jam i vetmi vesh që dëgjon rënkimet e pikëllimet e tij dhe jam e vetmja zemër që i ruan dhimbjet e tij në vete”.

Dhe më në fund zogu u ulë në një degë të botës. Engjëjt prisnin duke shikuar buzët e tij, mirëpo zogu nuk tha asgjë. Ndërkohë Zoti foli dhe tha: “Më trego mua se çfarë po ta rëndon gjoksin tënd?”. Zogu tha: “E kisha një strofull i cili ishte vend ku i qetësoja lodhjet e mia dhe ishte një strehë i vetmisë time. Ti më more edhe atë nga unë. Kjo stuhi e pakohë, çfarë ishte? Çfarë kërkoje nga strofulli im i vogël dhe i pavlerë? Cilin vend të botës e kishte okupuar ai strofull?” Ndërkohë mërzia dhe pikëllimi ia ndali edhe zërin zogut. Një heshtje pushtoi Fronin Hyjnor. Engjëjt të gjithë u futën në heshtje dhe ulën kokën.

Zoti tha: “Një gjarpër ishte nisur drejt strofullit tënd. Ti ishe duke fjetur. E urdhërova erën që ta shembë strofullin. Atëherë ti u zgjove dhe hape krahët e fluturove”. Zogu mbeti i çuditur me urtësinë dhe njohjen e Zotit!

Zoti tha: “Sa shumë të këqija kam larguar nga tij vetëm për shkak të dashurisë që kam ndaj teje, ndërsa tij duke mos i ditur këto, fillove të bësh armiqësi me mua”. Sytë e zogut u mbushen me lot. Papritur iu shemb diçka në brendësinë e tij dhe të qarat e zogut mbushen Fronin Hyjnor.

O Zot! Ti je ai që e vërteton dhe forcon të vërtetën me fjalët tua! O Zot! Ti je ai që pranon pendimin e robërve të tu! O Zot! Ti je ai që qëndron mes njeriut dhe zemrës së tij! O Zot! Ti je ai që shërimi nuk ka dobi, përveçse me vullnetin tënd! Ti je ai që di më së miri për ata që kanë humbur rrugën e drejtë! O Zot! Ti je ai që nuk ndryshon vendimin dhe as sundimin! O Zot! Ti je ai që vendimi yt nuk ka kthim mbrapa! O Zot! Ti je ai që çdo gjë nënshtrohet para urdhrit tënd! O Zot! Ti je ai që me fuqinë tënde sillen të gjithë qiejt! O Zot! Ti je ai që ke dërguar erërat për të lajmëruar mëshirën tënde!

Ti je i pastër nga çdo e metë! Vetëm ty të lartësojmë! O Zot që nuk ka zot tjetër përveç teje! Na ndihmo neve! Na ndihmo neve! Na shpëto neve nga zjarri, o Perëndi!

Transmetimi i frazës së 67-të  të duasë së njohur me emrin “Xhushane Kabir”:

 

یَا مَنْ یُحِقُّ الْحَقَّ بِکَلِمَاتِهِ یَا مَنْ یَقْبَلُ التَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِ

یَا مَنْ یَحُولُ بَیْنَ الْمَرْءِ وَ قَلْبِهِ یَا مَنْ لا تَنْفَعُ الشَّفَاعَةُ إِلا بِإِذْنِهِ

یَا مَنْ هُوَ أَعْلَمُ بِمَنْ ضَلَّ عَنْ سَبِیلِهِ یَا مَنْ لا مُعَقِّبَ لِحُکْمِهِ

یَا مَنْ لا رَادَّ لِقَضَائِهِ یَا مَنِ انْقَادَ کُلُّ شَیْ ءٍ لِأَمْرِهِ

یَا مَنِ السَّمَاوَاتُ مَطْوِیَّاتٌ بِیَمِینِهِ یَا مَنْ یُرْسِلُ الرِّیَاحَ بُشْرا بَیْنَ یَدَیْ رَحْمَتِهِ

سُبْحَانَکَ یَا لا إِلَهَ إِلا أَنْتَ الْغَوْثَ الْغَوْثَ خَلِّصْنَا مِنَ النَّارِ یَا رَبِّ

 

Tags