Janar 29, 2023 08:01 Europe/Tirane
  • Nëntë raste të reja dhe 13 të shëruar nga Covid 19 në vend

Nëntë qytetarë janë konfirmuar me Covid 19 nga 395 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Nga 2 qytetarë në Tiranë, Vlorë, Himarë, nga 1 qytetarë në Dibër, Selenicë, Gjirokastër. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 128 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,495 që nga fillimi i epidemisë. 

Tags