Gusht 30, 2023 20:53 Europe/Tirane
  • Rama për televizionin grek: Ka 80 vite që ka mbaruar lufta dhe Greqia mban në fuqi ligjin e luftës ndaj Shqipërisë

Në një intervistë për televizionin grek ERT, kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë thirrje që Greqia të heqë ligjin e luftës që ka me Shqipërinë.

Këtë fakt, kreu i qeverisë shqiptare e konsideron si një arkaizëm të madh, ndërkohë që theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik mes dy vendeve. “Ndërkohë që, unë besoj shumë tek miqësia, tek partneriteti strategjik dhe tek interesi i madh i përbashkët i yni, Shqipërisë dhe Greqisë për të forcuar sa më shumë këtë miqësi, ashtu sikundër besoj në faktin e thjeshtë që minoriteti grek në Shqipëri është një thesar i kulturës sonë të bashkëjetesës dhe një urë e pazëvendësueshme për ta ushqyer dhe për ta forcuar miqësinë mes të dy popujve, mes të dy shteteve dhe patjetër edhe mes dy qeverive, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë dhe pavarësisht se kush qeveris në Athinë”, ka deklaruar më tutje Rama. Më tej, Rama theksoi:"Ka 80 vite që ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore dhe akoma sot Greqia ka në fuqi ligjin e luftës, gjë që është një arkaizëm i madh dhe gjë për të cilën ne jemi shumë të interesuar që ta shohim të largohet një herë e përgjithmonë nga rruga jonë e përbashkët”.

 

Tags