Një tjetër shqiptar i Kosovës vritet në Siri
(last modified Tue, 13 Feb 2018 17:23:54 GMT )
Shkurt 13, 2018 18:23 Europe/Tirane
  • Një tjetër shqiptar i Kosovës vritet në Siri

Ka shkuar në 76 numri i kosovarëve të vrarë në luftën në Siri. Së fundmi është vrarë Betim Ibrahimaj nga Komuna e Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Policia e Kosovës nga burime të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi. Mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, Policia e Kosovës nuk posedon dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”, ka thënë Hoxha. Lajmin për vrasjen e Betim Ibrahimajt e ka bërë të ditur edhe bashkëshortja e tij e cila ishte së bashku me të në Siri. Të mashtruar nga idetë ekstremiste të përhapura nga hoxhallarë vehabistë të ndihmuar nga Arabia Saudite dhe të toleruar nga qeveritë e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, qindra shqiptarë të këtyre shteteve kanë shkuar në Siri duke luftuar përkrah terroristëve të ISIS dhe Frontit Nursa, duke bërë krime të tmerrshme ndaj popullit sirian dhe duke shkatërruar të ardhmen e tyre dhe të grave dhe fëmijëve të tyre.

 

Tags