Qershor 13, 2024 10:24 Europe/Tirane
  • Pesë të plagosur në agresionin e ri ushtarak amerikan e britanik në Jemenin perëndimor

Rrjeti televiziv "Al-Masirah" i Jemenit njoftoi mëngjesin e së enjtes për rinisjen e sulmeve të avionëve luftarakë të koalicionit agresor anglo-amerikan në territorin e këtij vendi.

Sipas rrjetit televiziv "al-Masirah", Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia sulmuan dy herë ndërtesën e radios në kompleksin qeveritar në zonën Al-Xhebin në provincën Rimeh. Si pasojë e këtij sulmi janë plagosur pesë civilë, ndërsa njëri prej tyre raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pak orë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe sulmuan gjithashtu rajonin Al-Xhabaneh dhe qytetin Al-Tahita në provincën Al-Hudaydah.

Rajone të ndryshme të Jemenit, veçanërisht provinca Al-Hudaydah, kanë qenë shënjestër e sulmeve agresive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia gjatë muajve të fundit.

Këto sulme kryhen me synimin për të ushtruar presion mbi qeverinë kombëtare të Jemenit që të ndalë bllokadën detare të vendosur ndaj regjimit sionist.

Në mëngjesin e 11 janarit, pas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe filluan të sulmojnë pozicionet e Ansarullahut në Jemen.

Këto sulme u kryen pasi ushtria jemenase vuri në shënjestër në Detin e Kuq dhe në Ngushticën Bab al-Mandeb disa anije sioniste apo anije të destinuara për në territoret e pushtuara, në mbështetje të rezistencës së popullit palestinez në Rripin e Gazës.

 

Tags