Qershor 19, 2021 14:58 Europe/Tirane
  • Rezai, Hemati dhe Ghazizade Hashemi urojnë Ibrahim Ra’isin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit i ka uruar liderit suprem të Revolucionit Islamik pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve iranianë në zgjedhjet e presidenciale dhe gjithashtu e ka uruar Sejed Ibrahim Ra’isi për fitoren në këto zgjedhje.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mohsen Rezai në mesazhin e tij ka thënë: “Këtë pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve iranianë ia uroj liderit suprem të Revolucionit Islamik, popullit fisnik dhe sakrifikues të Iranit dhe gjithashtu e uroj vëllain tim të çmuar Sejed Ibrahim Ra’isi për fitoren në këto zgjedhje duke e lutur Zotin e madhëruar që t’i japë sukses atij në punën e ardhshme në postin e presidentit të shtetit”.

Abdolnaser Hemati gjithashtu e ka uruar Sejed Ibrahim Ra’isi për fitoren në zgjedhjet e trembëdhjeta presidenciale të Iranit.

Hemati në faqen e tij në Instagram duke iu drejtuar Sejed Ibrahim Ra’isi, ka shkruar: “Iu uroj juve për zgjedhjen në postin e presidentit të Republikës Islamike të Iranit. Qytetarët fisnikë dhe krenarë të Iranit presin që të kenë jetë me plotë shpresë, qetësi dhe mirëqenie. Shpresojmë që qeveria e zotërisë tuaj me masat dhe veprimet e veta në nivel të brendshëm dhe në nivel ndërkombëtar nën udhëzimet e Ajetullah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik, do të bëhet shkak për krenarinë e Republikës Islamike të Iranit duke përmirësuar kushtet jetësore, duke garantuar qetësinë dhe mirëqenien e popullit të madh të Iranit.

Amir Husejn Ghazizade Hashemi, kandidati tjetër i zgjedhjeve presidenciale të Iranit, me anë të një deklarate, ka deklaruar: “Populli krenar dhe fisnik i Iranit Islamik edhe një herë ka treguar ndjenjën dhe vigjilencën e vet duke krijuar një epope të re dhe zgjedhjet e trembëdhjeta presidenciale janë zhvilluar në qetësi të plotë dhe pavarësisht përhapjes së pandemisë së virusit Korona dhe nevojës për mbrojtjen e shëndetit të secilit qytetarë të shoqërisë, pavarësisht ankesave të qytetarëve nga veprimi në nivel jo të duhur të qeverisë aktuale dhe pavarësisht propagandës negative të mediave të huaja, qytetarët iranianë kanë shënuar pjesëmarrje të gjerë pranë kutive të votimit, prandaj duhet uruar një popull i tillë me vigjilencë kaq të re dhe duhet përulur para tij. Ne e urojmë Sejed Ibrahi Ra’isi për fitoren në këto zgjedhje presidenciale”.

Tags