Korrik 12, 2021 07:58 Europe/Tirane
  • Zarif dënoi veprimin e papranueshëm të kryeministrit slloven në samitin e hipokritëve terroristë të MEK

Në një telefonatë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, Ministri i Jashtëm iranian dënoi veprimin e papranueshëm të Kryeministrit Slloven në tubimin virtual të hipokritëve terroristë MEK.

Sipas agjencisë IRNA të Dielën në mbrëmje, pas pranisë dhe ekzagjerimeve të kryeministrit slloven në mbledhjen virtuale të hipokritëve terroristë të MEK, duke pasur parasysh se ky vend aktualisht po mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, Ministri i Jashtëm Iranian Muhamed Javad Zarif dje kontaktoi me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe duke dënuar veprimin e papranueshëm të Kryeministrit Slloven , bëri thirrje për sqarimin e pozicionit të BE mbi këtë çështje. Si përgjigje, shefi i politikës së jashtme të BE shprehu keqardhjen për deklaratat e kryeministrit slloven dhe theksoi se ato që u thanë në takim nuk ishin në asnjë mënyrë qëndrimi i BE-së në marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit. Ai shtoi se pozicioni i BE-së në nivelin e udhëheqësve shprehet vetëm nga Presidenti i Këshillit dhe në nivelin e Ministrave vetëm nga Përfaqësuesi i Lartë dhe se fjalët e kryeministrit slloven Janez Janša në asnjë mënyrë nuk ishin qëndrime të BE-së. Dje ambasadori Slloven në Teheran u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ati iu dha një notë proteste e fortë nga ana e Iranit dhe i është kërkuar që qeveria sllovene të japë menjëherë shpjegime dhe më pas Republika Islamike e Iranit do të miratojë përgjigjen e nevojshme.

Tags