Korrik 12, 2021 18:53 Europe/Tirane
  • Evropa; Dyfytyrësia ndaj të drejtave të njeriut dhe pretendimi i rremë i luftës kundër terrorizmit

Ambasadorja sllovene në Teheran Kristina Radge të Dielën u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit për t'iu informuar zyrtarisht nota e fortë e protestës së Republikës Islamike të Iranit rreth deklaratave të pamenduara dhe akuzave të kryeministrit slloven ndaj Iranit, të bëra në takimin e grupit hipokrit terrorist MEK.

Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif dënoi veprimin e papranueshëm të kryeministrit slloven në një takimit virtual të një grupit terrorist të hipokritëve të MEK. Grupi terrorist i hipokritëve të MEK të Shtunën në Shqipëri zhvilloi një konferencë me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij. Një numër parlamentarësh, zyrtarësh dhe ish funksionarë nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, morën pjesë në tubim përmes video konferencës. Kryeministri Slloven Janez Jansa, i cili që nga 1 korriku ka mbajtur presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, në këtë takim me një lëvizje që bie ndesh me normat diplomatike, në fjalimin e tij gjithashtu lëshoi akuza të pabazuara kundër Iranit. Folësit në këtë, përfshirë ish-Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, vlerësuan veprimet e grupit terrorist, i cili është përgjegjës për vrasjen e drejtpërdrejtë të mijëra njerëzve në Iran. Grupi terrorist i hipokritëve të MEK, i cili ka mbështetjen financiare dhe politike të qeverive që mbështesin terrorizmin, edhe në të kaluarën u ka dhënë para dhe ryshfet politikanëve të huaj për të marrë pjesë në tubimet e tij. Edhe pse shefi i politikës së jashtme të BE nuk i konsideroi aspak deklaratat e kryeministrit slloven si pozicionin e BE mbi marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit, por realiteti është se Evropa është e ndikuar nga modeli i sjelljes së SHBA kundër Iranit.  Ky ndikim shoqërohet me kontradikta të dukshme në këtë drejtim.  Strehimi i terroristëve të njohur në territorin e saj tregon vetëm një pjesë të kësaj dyfytyrësie. Heqja e hipokritëve terroristë të MEK nga lista e organizatave terroriste të BE-së dhe akordimi publik i dhjetëra miliona eurove si ndihmë për këtë organizatë terroriste dhe vendosja e këtij grupi terrorist në vende të tilla si Shqipëria dhe Franca, tregojnë mbështetjen e vazhdueshme dhe të plotë të Perëndimit për terrorizmin. Këto kontradikta bëhen më të dukshme kur këta pretendues të të drejtave të njeriut vazhdojnë të mbështesin regjimet vrasëse të fëmijëve dhe pro-terroriste, duke u shitur atyre armë, pavarësisht nga dënimi global i krimeve të bëra nga regjimi saudit dhe sionist. Qëndrimi pasiv i Evropës ndaj shtypjes dhe vrasjes së protestuesve kundër racizmit në Shtetet e Bashkuara, si dhe heshtja e Bashkimit Evropian ndaj shkeljes së hapur të të drejtave themelore dhe primare të refugjatëve dhe emigrantëve dhe trajtimi racist i pakicave etnike dhe fetare, veçanërisht i myslimanëve, është një tjetër kontradiktë në sjelljen e evropiane ndaj të drejtave të njeriut. Me një dosje të tillë, këta pretendues të të drejtave të njeriut në deklaratat e tyre shprehin shqetësim për gjoja gjendjen e rëndë të popullit iranian. Pyetja është se këto shqetësime, a janë në përputhje me veprimet dhe pozicionet dyfytyrëshe të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Është fakt se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë me të drejtë kanë arritur në përfundimin se politika e presionit maksimal, e sanksioneve dhe e atentateve kundër Iranit është një projekt i dështuar. Megjithatë, ata me të gjitha forcat e tyre përpiqen të mbajnë presionin politik mbi Iranin duke u mbështetur tek veprimtaria e Iranofobisë dhe duke paraqitur shqetësime sipërfaqësore mbi çështjen e të drejtave të njeriut dhe lirive politike.  Intensifikimi i kësaj tendence në prag të fillimit të mandatit të ri të presidencës iraniane dhe në të njëjtën kohë rritja e presionit mbi negociatat e marrëveshjes bërthamore për të imponuar pikëpamjet e njëanshme të Perëndimit mbi Iranin, janë të lidhura me këtë qëllim.

 

Tags