Presidenti i Iranit: Eksportet naftore dhe jonaftore të Iranit nuk janë ndal, pavarësisht sanksioneve të armikut
(last modified Thu, 24 Nov 2022 13:39:10 GMT )
Nëntor 24, 2022 14:39 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit: Eksportet naftore dhe jonaftore të Iranit nuk janë ndal, pavarësisht sanksioneve të armikut

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se eksportet naftore dhe jonaftore të Iranit nuk janë ndalë as edhe për një çast, pavarësisht sanksioneve të paligjshme të armikut.

Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një tubim në qytetin Islamshahr në jug të Teheranit, deklaroi: "Pavarësisht dëshirës dhe kërcënimeve e sanksioneve të armiqve, me përpjekjet dhe punën e të gjithë qytetarëve iranian, sot vendi ynë është duke shënuar progres dhe zhvillim në fusha të ndryshme ekonomike, prodhuese dhe shoqërore. Me përkushtimin dhe punën e palodhshme të të rinjve të Iranit, qendrat prodhuese dhe industriale të vendit pavarësisht sanksioneve të armikut, kanë vazhduar punën dhe aktivitetin e tyre dhe është shënuar progres i rëndësishëm në fusha të ndryshme të shkencës, teknologjisë, industrisë së energjisë atomike, industrisë së mbrojtjes etj., dhe Republika Islamike e Iranit tanimë ka shënuar suksese të rëndësishme edhe në fushat shkencore në nivel botëror".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Armiqtë mendonin se me kërcënim e sanksione do të ndalet prodhimi në Iran, por nuk u realizua një gjë e tillë dhe vullneti i pathyeshëm i popullit iranian është bërë shkak që të vazhdojë puna dhe progresi në vend tani kompanitë me bazë shkencore kanë shënuar një progres shumë të lartë".

Tags