Janar 03, 2023 14:56 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Sistemit Gjyqësor të Iranit: Dosja e martir Sulejmani ka 154 të akuzuar

Zëdhënësi i Sistemit Gjyqësor të Iranit deklaroi se në dosjen e atentatit terrorist të Bagdadit dhe vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmani, ekzistojnë 154 të akuzuar ku prej tyre 96 persona janë shtetas të Amerikës të cilët janë identifikuar plotësisht dhe hetimet po vazhdojnë.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mas'ud Setajeshi, zëdhënësi i Sistemit Gjyqësor të Iranit, ditën e martë në konferencën për shtyp, duke përkujtuar trevjetorin e martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, komandantit të ndjerë të forcës "Kods" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, deklaroi: "Urdhëruesit dhe autorët e atentatit terrorist për vrasjen e gjeneral Kasem Sulejmani dhe shoqëruesit e tij, ndodhen nën hetime gjyqësore dhe deri më tani për 9 vende janë dërguar urdhëresat përkatëse gjyqësore".

Mas'ud Setajeshi theksoi: "Gjeneral Kasem Sulejmani në arenën ndërkombëtare ishte simbol i luftës kundër hegjemonizmit dhe në kuadër të politikave të Republikës Islamike të Iranit kundër padrejtësisë, ka shtuar thellësinë e rolit strategjik të Iranit në vendet e frontit të rezistencës".

Zëdhënësi i Sistemit Gjyqësor të Iranit duke vë në dukje ndjekjen e aspekteve juridike penale të dosjes së martir Sulejmani, shtoi: "Deri më tani janë identifikuar katër lloj akuza kundër autorëve të vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmani në përputhje me ligjet e brendshme dhe ligjet ndërkombëtare".

Sot, e martë, datë 3 janar 2023, është trevjetori i martirizimit të gjeneral-major Kasem Sulejmani, komandantit të ndjerë të forcës "Kods" të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit dhe Dita Botërore e Rezistencës.  

Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i martirizuar i forcës "Kods" të Gardës Revolucionare të Iranit, u martirizua me 3 janar të vitit 2020 nga një sulm me dron i forcave ushtarake të Amerikës në kohën kur ai ishte i ftuar zyrtarisht nga autoritet e Irakut për një vizitë në Bagdad dhe pritej të takohej me kryeministrin e Irakut. Së bashku me gjeneral Kasem Sulejmani është martirizuar edhe Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/komandanti i forcave të mobilizimit popullor "Hashd Sha'bi" të Irakut.

Tags