Janar 08, 2023 08:43 Europe/Tirane
  • Përkujtimi i sulmeve të rënda të Korpusit të Gardës Revolucionare kundër bazës amerikane Ain al-Asad

Në agimin e 8 janarit 2020 sulmet me raketa hakmarrëse të Iranit, terrorizuan dhe shkatërruan bazën amerikane Ain al-Asad në Irak.

Kjo ishte përgjigja e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ndaj martirizimit të gjeneral  Kasem Sulejmani gjatë sulmit agresiv amerikan pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit. Ushtarët amerikanë të vendosur në bazën Ain al-Asad më 8 janar 2020 përjetuan një gjendje terrori, pasi një shi raketash balistike iraniane goditi me saktësi objektivat në këtë bazë. Në atë kohë, komunikimi i ushtarëve pushtues amerikanë me dronët që ishin në fluturim u ndërpre. Pikërisht atëherë qindra ushtarë amerikanë u fshehën me vështirësi në strehimore që nuk kishin kapacitetin për të gjithë ata. Megjithatë ata u detyruan të heshtin për këtë sulm dhe të mbulonin përmasat e rënda të këtyre sulmeve.   Pas sulmit me raketa iraniane, autoritetet amerikane në asnjë mënyrë nuk bënë të ditur dëmtimet që iu shkaktuan ushtarëve të tyre, ndonëse më vonë burime të ndryshme amerikane raportuan se me dhjetëra ushtarë u transferuan në Kuvajt për mjekim. Në të njëjtën kohë, ish- Komandanti i komandës Qendrore Amerikane u përpoq ta mohonte plotësisht faktin që ushtarët u dërguan për mjekim. Me të gdhirë u zbuluan skenat e shkatërrimit të madh të bazës ajrore amerikane në Ain al-Asad nga raketat iraniane. Sipas ushtarëve amerikanë, sulmi me raketa ka vazhduar për rreth tre orë dhe disa prej tyre kanë goditur kazermat e tyre. Agjencia e lajmeve Reuters publikoi imazhe që tregonin se raketat iraniane kishin shkaktuar shembjen e shtatë ndërtesave në bazën Ain al-Assad dhe të paktën tre prej këtyre ndërtesave ishin bërë njësh me tokën. Sulmi raketor i Iranit pati shumë pasoja dhe efekte politike për amerikanët. Me anë të një rezolute parlamenti i Irakut i kërkoi qeverisë të zbatonte vendimin për tërheqjen e forcave pushtuese amerikane dhe të huaja nga ky vend.

Tags