Janar 09, 2023 14:51 Europe/Tirane
  • Ghalibaf: Azia është frymëzimi për një rend të ri dhe të drejtë ndërkombëtar

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në fjalën hapëse të sesionit të 13-të të Asamblesë së Përgjithshme të Parlamenteve Aziatike (APA), theksoi: "Azia ka pasur rritje dhe zhvillim të lartë, gjë që po e bën realitet "mrekullinë aziatike"".

Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, sot (e hënë) në hapjen e sesionit të 13-të të Asamblesë së Përgjithshme të Parlamenteve Aziatike (APA) të organizuar në Turqi, deklaroi: "Ne kemi nevojë për realizimin e një rendi ndërkombëtar të ri dhe të drejtë, ku Azia të jetë frymëzimi dhe burimi kryesor i tij".

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ghalibaf shtoi: "Vendet perëndimore po përpiqen t'i prezantojnë vlerat e tyre kulturore si vlera superiore dhe t'ua imponojnë ato shoqërive aziatike me metoda të ndryshme, më e fundit prej të cilave është veprimi i revistës francez ofenduese i mbështetur nga qeveria e këtij vendi, e cila ka bërë fyerje të pamoralshme ndaj autoritetit fetar të botës shiite dhe Islame, Ajetullah Khamenei".

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit tha gjithashtu: "E gjithë kjo tregon se vendet aziatike duhet të bashkëpunojnë më shumë kundër këtij unilateralizmi që shkakton gjithnjë e më shumë ndarje mes veriut dhe jugut dhe këtyre sulmeve që dëmtojnë identitetin kulturor të kombeve".

Ghalibaf theksoi: "Këtyre ditëve është shënuar përvjetori i vrasjes frikacake të gjeneralit Kasem Sulejmani dhe Abu Mahdi Al-Muhandis, heronjve ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit, në aeroportin e Bagdadit në Irak. Akti kriminal i Donald Trump, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vrasjen e gjeneral Sulejmani, është një shembull i qartë dhe përfundimtar i "terrorizmit shtetëror".

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit shtoi: "Trump dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe përfaqësuesit e tij në këtë akt antinjerëzor, kanë “përgjegjësi të caktuara ndërkombëtare” për këtë krim të madh dhe duhet të mbajnë përgjegjësi përpara gjykatave kompetente dhe ndërgjegjes njerëzore".

Kalibaf vuri në dukje se zgjidhja përfundimtare e krizës palestineze do të jetë e mundur jo përmes planeve të imponuara për konsolidimin e pushtimit, por duke iu referuar votës së lirë të popullit palestinez, kthimit të refugjatëve palestinezë në këtë vend dhe vendosjes së një paqeje të drejtë.

Tags