Fëstëkët iranianë ekspertohen në Evropë dhe Kinë
Me eksportin e rreth 174 milionë euro fëstëk në Evropë dhe Kinë, Irani vitin e kaluar u bë eksportuesi i dytë i fëstëkut në këto dy rajone pas Shteteve të Bashkuara.
Qendra Statistikore e Komisionit Evropian (Eurostat) njoftoi eksportin e 111 milionë eurove të fëstëkut iranian në Evropë në vitin 2022. Eksportet iraniane të fëstëkut në Evropë këtë vit janë përballur me një rënie prej 42% krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2021 Irani kishte eksportuar fëstëkë në Evropë në vlerën 192 milionë euro. Thatësira dhe si pasojë rënia e prodhimit kanë qenë ndër faktorët kryesorë që çuan në rënien e eksporteve të fëstëkut të Iranit në Evropë në vitin 2022. Arrat iraniane dhe fëstëku kanë një treg të mirë në Evropë dhe Gjermania është klienti më i madh i fëstëkëve iranianë në tregun evropian. Irani vitin e kaluar ka qenë eksportuesi i dytë më i madh i fëstëkëve në Evropë pas Shteteve të Bashkuara. Statistikat e doganave kineze gjithashtu tregojnë se Irani në vitin 2022ka eksportuar fëstëkë në Kinë në vlerë 63 milionë euro.