Prill 13, 2023 11:21 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian arrin në Samarkand për të marrë pjesë në takimin e fqinjëve të Afganistanit

Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amir Abdollahian mbërriti në Samarkand të Uzbekistanit për të marrë pjesë në takimin e katërt të fqinjëve të Afganistanit, i cili do të mbahet me praninë e Iranit dhe 6 vendeve të tjera.

Sipas IRNA, Hossein Amir Abdollahian dhe delegacioni shoqërues do të marrin pjesë në takimin e katërt të ministrave të jashtëm të vendeve fqinje të Afganistanit (përfshirë Republikën Islamike të Iranit, Kinën, Pakistanin, Uzbekistanin, Turkmenistanin, Taxhikistanin dhe Rusinë), takim që do të mbahet në Uzbekistan. Ministri i Jashtëm i Iranit në margjinat e këtij takimi do të ketë takime të veçanta me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse. Gjithashtu, në margjinat e takimit të katërt të fqinjëve të Afganistanit, do të mbahet edhe takimi i dytë katërpalësh i ministrave të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Rusisë, Kinës dhe Pakistanit.

Tags