Tetor 02, 2023 20:23 Europe/Tirane
  • Raisi: Pretendimet perëndimore për të drejtat e grave janë vetëm një vegël

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një takim me pjesëmarrësit e " Festivalit mediatik Khorshid (dielli) ", theksoi: Pretendimet perëndimore për të drejtat e grave janë vetëm një vegël përdorimi.

Presidenti i Iranit Sejed Ebrahim Raisi sot (e hënë) në një takim me pjesëmarrësit e " Festivalit mediatik Khorshid (dielli) " tha se gratë luajtën një rol shumë të spikatur në Revolucionin Islamik në qëndrimin kundër regjimit tiran, në epokën e mbrojtjes së shenjtë, në ndërtimin e vendit dhe në fusha të ndryshme shkencore, kulturore, sociale, politike dhe sportive. Sipas qendrës së informacionit të presidencës, Raisi shtoi: Sot perëndimorët e përdorin çështjen e mbrojtjes së të drejtave të grave vetëm si mjet për të ushtruar presion mbi vendet e pavarura pasi ata nuk janë pro të drejtave të grave dhe të drejtave të njeriut, sepse ekziston një listë e gjatë në shoqëritë perëndimore ku vërehen shkelje të të drejtave të njeriut dhe grave. Presidenti tha: Perëndimorët kanë injoruar të drejtat e kombit palestinez për 70 vjet dhe rezultati i pranisë së tyre 20-vjeçare në Afganistan nuk ka qenë gjë tjetër veçse vrasje dhe shkatërrim. Raisi deklaroi: Perëndimorët, veçanërisht Amerika, me perandorinë e tyre mediatike, faktet i shtrembërojnë, japin lajme të pasakta dhe jo-reale dhe midis kombeve kërkojnë të promovojnë injorancën moderne. Duke vënë në dukje rolin e mediave hegjemoniste në shtypjen e popullit palestinez, presidenti tha: Për shumë vite, me mbështetjen e perëndimorëve në tokën palestineze u shkruan shumë të ashtuquajtura marrëveshje paqeje dhe të gjitha ato u shkelën para syve të botës pa asnjë rezultat për popullin e shtypur palestinez.  Raisi theksoi: Sot perëndimorët po shajnë librin më të shenjtë qiellor dhe veprimin e tyre të turpshëm po justifikojnë në emër të lirisë së fjalës, ndërkohë që veprime të tilla janë kundër lirisë së fjalës, mendimit dhe njerëzimit.

Tags