Nëntor 12, 2023 10:16 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës Islamike të Iranit fton Princin e Kurorës Saudite të vizitojë Iranin

Ambasadori i Iranit në Riad njoftoi ftesën e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit drejtuar Princit të Kurorës së Arabisë Saudite për një vizitë në Teheran.

Sipas IRNA, ambasadori i Iranit në Arabinë Saudite, Alireza Enayati, në rrjetin social X ka shkruar: Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi, është takuar dhe ka biseduar me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, në margjinat e takimit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Riad. Sipas ambasadorit iranian në Arabinë Saudite, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ftoi Princin e Kurorës saudit për të vizituar Iranin. Sejed Ebrahim Raisi, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të shtunën mori pjesë në takimin urgjent të krerëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ku ndoqi përpjekjet e Republikës Islamike të Iranit për të ndalur menjëherë agresionin e regjimit sionist, për të hequr bllokadën dhe për të filluar ofrimin e ndihmës për popullin e shtypur palestinez në Rripin e Gazës. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, pas kthimit nga udhëtimi një ditor në Arabinë Saudite, gazetarëve në Teheran u tha se Republika Islamike e Iranit ka një mendim të qartë për Palestinën dhe theksoi se Irani nga fillimi e ka shpallur regjimin sionist si një regjim uzurpator. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në margjinat e takimit të përbashkët të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe në Riad u takua dhe bisedoi edhe me liderët e disa vendeve pjesëmarrëse, duke përfshirë Egjiptin, Sirinë, Libanin, Mauritaninë, Sudanin, Malajzinë, Nigerinë, Katarin dhe Arabinë Saudite.

Tags