Nëntor 18, 2023 16:57 Europe/Tirane
  • Kompania dënohet për të paguar dëmshpërblim për pesë të plagosur iranianë me armë kimike

Me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, një kompani holandeze është dënuar për të paguar dëmshpërblim për pesë të plagosur iranianë me armë kimike.

Sipas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) në Hagë të Holandës, kompania holandeze "FORAFINA" u dënua me pagimin e dëmshpërblimit për invalidëve kimikë iranianë në lidhje me shitjen e lëndëve të para për prodhimin e armëve kimike ish-regjimit Baathi të Irakut gjatë luftës së imponuar.

Qendra për çështje juridike e Presidencës së Iranit njoftoi se vendimi i GJNP në lidhje me padinë e 5 qytetarëve iranianë të plagosur me armë kimike gjatë luftës imponuese Iran-Irak, kundër dy kompanive holaneze për shkak të shitjes së lëndëve të para kimike për regjimin Bath të Iraut në dosjen e quajtur "Të Plagosurit me Armë Kimike" është marrë me 15 nëntor të vitit 2023.

Gjatë luftës së imponuar, ish-regjimi Baath i Irakut përdori më shumë se tre mijë tonë armë kimike të ndaluara kundër forcave ushtarake dhe civilëve iranianë, gjë që shkaktoi mijëra të vrarë dhe të plagosur.

Aktualisht në Iran janë evidentuar mbi 65 mijë persona të plagosur me armë kimike, të cilët kanë nevojë për trajtim dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Përdorimi i armëve kimike është i ndaluar sipas Konventës së Gjenevës të vitit 1925 dhe Irani është viktima më e madhe e armëve kimike në botë që nga Lufta e Parë Botërore.

Pas kryerjes së këtij krimi lufte nga ish-regjimi Baath i Irakut, në vitin 1993 u nënshkrua Konventa për Ndalimin e Përhapjes, Prodhimit, Akumulimit dhe Përdorimit të Armëve Kimike dhe për Shkatërrimin e tyre dhe hyri në fuqi në vitin 1997. Republika Islamike e Iranit në vitin 1997, iu bashkua kësaj konvente.

 

Tags