Shkurt 09, 2024 19:49 Europe/Tirane
  • Festohet përvjetori i fitores së Revolucionit Islamik iranian në Korenë e Jugut dhe Brazil

Ceremonia e Ditës Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit dhe përkujtimit të 45 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik u mbajt në Korenë e Jugut dhe Brazil.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Saeed Kozechi, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Seul, vuri në dukje zgjerimin dhe ekuilibrin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me të gjitha vendet dhe theksoi rëndësinë e dhënies së përparësisë "Azisë qendrore " nga ana e Iranit dhe tha:  Vendosja e drejtësisë dhe barazisë në sistemin ndërkombëtar dhe lufta kundër sanksioneve të paligjshme dhe shtypëse amerikane kanë qenë ndër strategjitë kryesore të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjatë këtyre viteve. Hyun Jeni Kim, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut për Çështjet Klimatike, gjithashtu në një fjalim, duke uruar 45 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, duke vënë në dukje ekzistencën e kapaciteteve të ndryshme të dy vendeve për të zhvilluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, foli mbi angazhimin e qeverisë së Koresë së Jugut për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Një lajm tjetër është se ambasadori i Iranit në Brazil, Hossein Al-Garuk, në një fjalim gjatë Ditës Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit dhe përkujtimit të 45 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik tha: Revolucioni Islamik i Iranit prezantoi koncepte të larta në sistemin politik të vendit, ndër të cilat ishin pavarësia, vetëbesimi, liria, demokracia dhe republikanizmi, përveç theksimit të ruajtjes së vlerave islame. Data 12 Bahman 1402 hixhri e barabartë me 1 shkurt 2024, është fillimi i dekadës së Faxhrit të Revolucionit Islamik të Iranit. 45 vjet më parë në këtë ditë, më 12 Bahman 1357 hixhri (1 shkurt 1979), Imam Khomeini (r.a.), themeluesi i madh i Republikës Islamike të Iranit, pas pesëmbëdhjetë vjet mërgimi dhe largimi nga vendlindja e tij, shkeli në tokën e Iranit mes pritjes entuziaste të popullit. Dhjetë ditë pas mbërritjes së tij në Iran, më 22 Bahman 1357 (11 Shkurt 1979), fitoi Revolucioni i lavdishëm Islamik i Iranit.

Tags