Shkurt 29, 2024 10:04 Europe/Tirane
  • Takimi i Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme për Çështje Politike të Omanit me ministrin Hossein Amir-Abdollahian

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, priti në Ministrinë e Punëve të Jashtme Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme për Çështje Politike të Omanit, Sheikh Khalifa Bin Ali Bin Isa Al-Harithi.

 

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, duke iu referuar ecurisë së marrëdhënieve dypalëshe mes Teheranit dhe Muskatit, e quajti rrugën e marrëdhënieve mes dy vendeve duke përparuar në mënyrë të prekshme. Ai e falënderoi Sulltanatin e Omanit për mbështetjen e popullit të Palestinës dhe Gazës.

Nga ana e tij, zëvendësministri i Jashtëm i Omanit për çështje politike shprehu gjithashtu kënaqësinë e tij në takimin me Ministrin e Jashtëm të Iranit dhe i përcolli atij përshëndetjet e ngrohta të Ministrit të Punëve të Jashtme të Sulltanatit të Omanit.

Harithi i quajti parimore dhe shumë pozitive qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit ndaj Palestinës dhe në mbështetje të popullit të Gazës.

Zëvendësministri i Jashtëm i Omanit vuri në dukje gjithashtu mbështetjen e plotë të Sulltanatit të Omanit për përpjekjet ndërmjetësuese dhe shprehu shpresën se përpjekjet aktuale për vendosjen e një armëpushimi të plotë në Gaza do të japin fryte sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Tags