Mars 05, 2024 19:12 Europe/Tirane
  • Angazhimi i medias amerikane për të hequr qafe rrjetin Al-Alam për shkak të mbështetjes ndaj Gazës

Kompanitë mediatike amerikane u përpoqën të mbyllnin llogaritë dhe faqet sociale të rrjetit arab të lajmeve Al-Alam, për shkak të mbështetjes së këtij rrjeti për Gazën dhe publikimit të ngjarjeve në sulmet e regjimit sionist ndaj palestinezëve.

Themeluesit e rrjeteve sociale (Tëitter-YouTube-Instagram) në një veprim joprofesional dhe kundër çdo lirie të fjalës dhe pa dhënë asnjë shpjegim në lidhje me këtë, filluan të mbyllin faqet e rrjetit në gjuhën arabe Al-Alam në hapësirën kibernetike. Veprimet e kompanive amerikane të mediave sociale kundër Al-Alam, bëhen ndërkohë që ky rrjet gjithmonë është përpjekur të mbulojë lajmet për sulmet e regjimit izraelit në Gaza dhe gjenocidin e pushtuesve ndaj palestinezëve. Duhet përmendur se kjo nuk është hera e parë që llogaritë e rrjetit Al-Alam kufizohen në rrjetet sociale. Pas heqjes së kanaleve ndërkombëtare të lajmeve televizive në gjuhën arabe Al-Alam dhe Press TV në gjuhën angleze nga satelitët e lajmeve, përfshirë Eutelsat, tani kompanitë mediatike në internet kanë filluar të mbyllin kanalet e lajmeve arabe të rrjetit Al-Alam në hapësirën virtuale dhe rrjetet sociale. Ky veprim tregon se themeluesit e këtyre rrjeteve, pavarësisht pretendimeve të tyre për lirinë e fjalës dhe të drejtat e njeriut, nuk lejojnë publikimin e fakteve dhe në këtë kontekst kanë penguar aktivitetet e faqeve të Al-Alam.

Tags