Mars 07, 2024 18:58 Europe/Tirane
  •  Lideri suprem i Revolucionit: Logjika e Republikës Islamike të Iranit bazohet në qëndresën përballë frontit të arrogancës

Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik të Iranit e konsideroi logjikën fetare, intelektuale dhe njerëzore të Republikës Islamike të Iranit të bazuar në qëndresën përballë frontit të arrogancës.

Sipas Zyrës informative të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Khamenei gjatë një takimi me kreun dhe anëtarët e Këshillit të Ekspertëve të Udhëheqjes, shpjegoi logjikën e rezistencës dhe të përballjes së  Republikës Islamike të Iranit me arrogancën. Para krijimit të Republikës Islamike, i vetmi front në botë ishte fronti i demokracive të varura nga demokracia liberale perëndimore, por me fitoren e Revolucionit Islamik u formua një front i ri i bazuar në demokracinë islame, i cili natyrshëm ishte kundër frontit të demokracisë perëndimore. Ai modelin e demokracisë islame në Iran e konsideroi një prej arsyeve kryesore që rrezikoi  interesat e frontit të demokracisë perëndimore gjë që u bë shkak për fillimin e tensioneve dhe kundërshtimeve të vazhdueshme të atij fronti me sistemin islam dhe shtoi: “Arsyeja përse sistemi i demokracisë perëndimore ndihet i rrezikuar  është fakti se thelbi i tyre qëndron tek arroganca , shkelja e të drejtave të kombeve, luftënxitja dhe gjakderdhja e pakufizuar vetëm e vetëm për pushtet, ashtu siç vihet re edhe tek periudha e kolonizimit të shumë vendeve në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine në shekullin e 19. Pra në kulmin e periudhës kur ata i binin daullesh me parulla, slogane dhe pretendime rreth demokracisë, lirisë dhe të të drejtave të njeriut. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik përballjen me mizori dhe shkelje të tilla, e konsideroi si çështjen dhe qasjen më të rëndësishme të Frontit të Demokracisë Islame për shkak të natyrës së tij islame dhe në përgjigje të pyetjes se pse Republika Islamike po përballet me frontin e arrogancës, tha:  Irani Islamik në vetvete nuk ka asnjë konflikt me vendet, qeveritë apo kombet, por ai është kundër frymës së shtypjes dhe agresionit që ekziston brenda frontit të demokracisë perëndimore. Hazreti Ajetullah Khamenei ngjarjet e rënda dhe fatkeqe në Gaza i cilësoi shembull të qartë të arrogancës dhe mizorive frontit të arrogancës kundër pronarëve të vërtetë të një toke, të cilët po kryejnë vrasje mizore sidomos kundër grave dhe fëmijëve dhe po  shkatërrojnë pronën dhe burimet njerëzore në atë tokë. Ndër të tjera ai tha:  Kundërshtimi i Republikës Islamike të Iranit, në fakt është një kundërvënie ndaj mizorive dhe krimeve të tilla, të cilat mbështeten nga Amerika, Anglia dhe disa vende evropiane, edhe pse ato janë të dënueshme nga çdo arsye, zakon, sheriat dhe çdo ndërgjegje njerëzore. Ai theksoi: Për të gjithë duhet të jetë e qartë se fronti i arrogancës ka fshehur frymën e tij arrogante, shtypëse, agresive dhe vrasëse nën emrin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe liberalizmit. Ajetullah Khamenei, duke theksuar se Republika Islamike duhet të jetë gjithmonë flamurtare dhe pioniere në përballjen me arrogancën, shtoi: Flamuri i luftës kundër arrogancës duhet të ngrihet çdo ditë lart e më lart dhe të mos lejohet që ky flamur të hiqet. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik gjithashtu shpjegimin e logjikës së Republikës Islamike të Iranit për përballjen me arrogancën tek gjeneratat e reja, e konsideroi si një detyrë të rëndësishme dhe shtoi: Fatmirësisht, përgjatë mëse katër dekadave të jetës së Republikës Islamike, botës iu tregua më së miri karakteri kryesor i frontit dhe drejtimit të përballjes me arrogancën.

 

Tags