Mars 10, 2024 19:56 Europe/Tirane
  • Ajetollah Khamenei u jep 'Medaljen e Fitores', komandantëve të IRGC-së  dhe të ushtrisë

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, ka dhënë "Medaljen e Fitores" për komandantët kryesorë të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) dhe të Ushtrisë së Iranit.

Ajetollah Khamenei i dha të dielën medaljen gjeneralmajor Hossein Salami, komandantit të përgjithshëm të IRGC-së dhe komandantit të ushtrisë së Iranit, gjeneralmajor Abdolrahim Musavi për të shprehur mirënjohjen e tij për dy forcat kryesore ushtarake të Iranit.

Duke folur në ceremoninë përmbyllëse të një konference në Teheran për shërbimin ushtarak, gjeneralmajor Hossein Salami tha se ka mbajtur një takim me Ajetollah Khamenein, i cili është gjithashtu Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura iraniane, dhe ka marrë "Medaljen e Fitores".

Ai shtoi se Ajetollah Khamenei i dha IRGC-së një simbol të qartë të kënaqësisë së tij me të gjitha përpjekjet e forcës elitare.

Gjeneralmajor Hossein Salami vuri në dukje se Medalja e Fitores iu dorëzua atij simbolikisht nga Lideri Suprem, por ajo në fakt u përkiste të gjithë anëtarëve të IRGC-së që mbrojnë integritetin dhe pavarësinë e vendit.

Në gusht 2023, Ajetollah Khamenei vlerësoi IRGC-në si "organizata më e madhe kundër terrorizmit në botë".

“IRGC është një organizatë ushtarake e pajisur mirë. Është një organizatë efikase dhe e pavarur e aftë për të kryer detyra që shumë nga ushtritë kryesore të botës nuk mund t'i përmbushin", shtoi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik.

 

Tags