Mars 30, 2024 09:46 Europe/Tirane
  • Mirënjohje për mbështetjen e Iranit në takimin e përbashkët të Hamasit dhe Xhihadit Islamik

Ismail Haniyeh, kreu i zyrës politike të Hamasit dhe Ziad al-Nakhleh, sekretari i përgjithshëm i Xhihadit Islamik, të premten u takuan në Teheran dhe diskutuan mbi zhvillimet në Gaza dhe rajon.

Sipas Al-Mayadeen, liderët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez në fund të takimit lëshuan një deklaratë dhe theksuan se suksesi i çdo negociate indirekte varet nga ndërprerja e luftës në Gaza, tërheqja e plotë e pushtuesve nga i gjithë Rripi i Gazës, liria e refugjatëve për t'u kthyer, transferimi i ndihmave dhe shkëmbimi i të burgosurve të Gazës. Udhëheqësit e Hamasit dhe Xhihadit Islamik gjithashtu vlerësuan mbështetjen strategjike dhe qëndrimin e palëkundur të Republikës Islamike të Iranit ndaj rezistencës dhe popullit palestinez dhe i bënë thirrje Umetit Islamik që me të gjitha mjetet të zgjerojë fushën e luftës kundër regjimit pushtues. Udhëheqësit e Hamasit dhe Xhihadit Islamik në këtë takim theksuan se operacionet e rezistencës në Jemen, Irak dhe jug të Libanit tregojnë unitetin e grupeve të rezistencës dhe dëshmojnë se populli palestinez nuk është i vetëm në përballjen me pushtuesit. Në vazhdim të deklaratës së Hamasit, duke iu referuar mbështetjes së parezervuar të Shteteve të Bashkuara ndaj sionistëve, thuhet: “Në këtë takim u theksua se vazhdimi i mbështetjes ushtarake për regjimin pushtues dhe politizimi i krimeve të këtij regjimi nënkupton pjesëmarrje në krimet që ndodhin në Gaza.

Tags