Prill 11, 2024 11:21 Europe/Tirane
  • Presidenti i Iranit ngushëllon Ismail Haniye-n pas martirizimit të fëmijëve të tij

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke lëshuar një mesazh drejtuar Ismail Haniyeh, ka ngushëlluar për vdekjen martire të një numri familjarësh të tij gjatë sulmit të regjimit sionist ndaj makinës së tyre.

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit, në një pjesë të mesazhit të Sejid Ebrahim Raisit thuhet:

"Vëlla muxhahid z. Ismail Haniyeh, kreu i respektuar i Zyrës Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islame - Hamas,

Akti brutal i regjimit gjakatar sionist në sulmin ndaj kampit Al-Shati, i cili çoi në martirizimin e tre fëmijëve të çmuar të Lartësisë suaj së bashku me tre fëmijët e tyre të dashur e të pafajshëm, më preku thellë mua dhe popullin e Iranit.

Pa dyshim, ky krim e bëri më të dukshme fytyrën brutale dhe foshnjevrasëse të këtij regjimi dhe tregoi se ai nuk i përmbahet asnjë parimi njerëzor dhe moral në krimin kundër njerëzimit në përballje me Frontin e Rezistencës.

Me keqardhje të madhe i shpreh ngushëllimet e mia Shkëlqesisë suaj, familjes dhe luftëtarëve të nderuar të Frontit të Rezistencës dhe i lutem Zotit të Madhëruar, në këtë ditë të shtrenjtë, që këtyre dëshmorëve t'u caktojë lartësim në Parajsë dhe juve t'ju japë shëndet e stabilitet në rrugën e ndritur të rezistencës dhe në mbrojtjen e kauzës së popullit të shtypur të Palestinës".

 

Tags