Prill 11, 2024 18:21 Europe/Tirane
  • Raisi: Drejtuesit e rezistencës janë në vijën e parë të sakrificës së bashku me kombin e tyre

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se liderët e rezistencës janë në ballë të çlirimit të Kuds të Nderuar duke sakrifikuar së bashku me kombin e tyre.

Të mërkurën më 10 prill, sulmi ajror i ushtrisë sioniste mbi makinën që mbante fëmijët dhe nipërit e Ismail Haniyeh, kreut të zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në kampin al-Shati në Gaza, la dëshmorë tre nga  fëmijët dhe tre nga nipërit e mbesat e Haniyeh-s. Sipas IRNA, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, në një bisedë telefonike me Ismail Haniyeh, shefin e zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) të enjten, ka shprehur ngushëllimet e tij për martirizimin e fëmijëve dhe nipërve të tij pas sulmit brutal të regjimit sionist në kampin Al-Shati në Gaza. Ai e quajti këtë krim shkak të brutalitetit dhe vrasjes së foshnjave të këtij regjimi dhe një shenjë të pafuqisë dhe dështimit të sionistëve në përballjen me frontin e rezistencës dhe shtoi se pretenduesit e të drejtave të njeriut janë bashkëpunëtorë të këtij regjimi të urryer me heshtjen dhe mbështetjen e tyre burracake për krime të tilla. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke vlerësuar durimin dhe sakrificën e kreut të zyrës politike të Hamasit në këtë kalvar të dhimbshëm, duke deklaruar se liderët e rezistencës me këto sakrifica së bashku me kombin e tyre janë në vijën e parë të çlirimi të Kodsit, u lut që Zoti i Madhërishëm t’i bekojë këta dëshmorë dhe t’i japë kombit palestinez qëndrueshmëri në rrugën e ndritur të rezistencës dhe idealit të lartë të lirisë së Kodsit të Shenjtë. Ismail Haniyeh, kreu i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), shprehu vlerësimin e tij për ngushëllimin e shprehur nga Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke theksuar se me këto gjakra kombi palestinez ndërton shpresën, të ardhmen dhe lirinë për kauzën e vet. Armiku kriminel sionist mendon se duke vënë në shënjestër fëmijët e liderëve të rezistencës mund të prishë vullnetin e kombit palestinez, ndërsa këto gjakra i bëjnë palestinezët më të fortë në rrugën e rezistencës. Shefi i Byrosë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Hamas deklaroi se rezistenca as nuk do të hezitojë dhe as nuk do të tërhiqet në rrugën e çlirimit të Kodsit dhe Xhamisë Al-Aksa.

 

Tags