Prill 16, 2024 10:25 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i zëdhënësit të Forcave të Armatosura iraniane për Perëndimin:  tregohuni të mençur dhe mos e mbështesni Izraelin

Zëdhënësi kryesor i forcave të armatosura të Iranit këshilloi liderët e Amerikës, Anglisë, Francës dhe Gjermanisë dhe tha: Tregohuni të mençur dhe mos mbështesni regjimin e paligjshëm, budalla dhe terrorist të Izraelit.

Sipas IRNA, gjeneral brigade "Abolfazl Shekarci", zëdhënësi kryesor i Forcave të Armatosura iraniane, në përgjigje të mbështetjes së disa liderëve të vendeve perëndimore për regjimin gjenocidal izraelit, u kujtoi udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndalojnë mbështetjen e tyre për regjimin në rënie, të jashtëligjshëm, terrorist dhe vrasës të fëmijëve të Izraelit. Gjeneral Shekarçi tha se Republika Islamike e Iranit ka dëshmuar se nuk është luftarake dhe nuk kërkon zgjerimin e luftës, por nëse dikush i kalon vijat e kuqe të Iranit, përgjigjja ndaj agresorit dhe Izraelit të lig do të jetë shumë herë më fort se përgjigja e mëparshme. Zëdhënësi kryesor i forcave të armatosura të Iranit këshilloi Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë që të tregohen të mençur dhe në vend që të dënojnë veprimet legjitime dhe ligjore të Iranit, ata duhet të mos mbështesin regjimin e paligjshëm dhe terrorist dhe të mos hidhen në furrën e zjarrit. Të hënën, më 1 prill 2024, regjimi sionist sulmoi seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask në një sulm terrorist, i cili çoi në martirizimin e shtatë prej këshilltarëve të lartë ushtarakë të Iranit. Ajetullah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura iraniane, veprimin e Tel Avivit e quajti një sulm kundër territorit të Republikës Islamike të Iranit dhe theksoi se regjimi sionist do të "ndëshkohet".   Lidhur me këtë, paraditen e së dielës 14 prill, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike ndërmorën një sulm ndëshkues kundër regjimit agresor sionist të cilin e goditën me qindra dronë dhe raketa.

Tags