Prill 16, 2024 20:52 Europe/Tirane
  • Gjeneral Xhavani: Tani e tutje, nëse bëhet diçka e keqe, do të përgjigjemi nga toka e Iranit

Shefi politik i IRGC-së deklaroi se operacioni Premtimi i Vërtetë ishte një aksion unik dhe theksoi: Tani e tutje, nëse bëhet ndonjë e keqe, do të përgjigjemi nga toka e Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Gjeneral Jadullah Xhavani, Shefi politik i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, tha: “Operacioni Premtimi i Vërtetë ishte një ngjarje e paprecedentë që mund të jetë një pikë kthese në zhvillimet e rajonit dhe arenës ndërkombëtare, dhe ka përmasa, kënde dhe këndvështrime dhe aspekte të ndryshme strategjike që janë ngritur në këto pak ditë".

Ai shtoi: " Ky operacion ishte një kërkesë publike për të ndëshkuar Izraelin, e cila u shfaq në deklaratat dhe njoftimet e IRGC-së dhe u theksua në deklaratat e Liderit Suprem të Iranit”.

Gjeneral Xhavani theksoi: Duhet shpjeguar se në një situatë të tillë regjimi sionist është në më shumë vështirësi dhe çdo veprim do ta vërë atë në më shumë telashe dhe mbështetësit e tij nuk janë në gjendje të ndryshojnë situatën, sepse rezistenca është forca dominuese në rajon.

 

Tags