Qershor 15, 2024 13:11 Europe/Tirane
  • Nga rritja 20% e kompanive me bazë shkencore, tek ekspozita e karakteristikave të studimit në Iran

Pars Today - Zhvillimi i marrëdhënieve Teheran-Pekin, theksi i Iranit në përdorimin e të gjitha kapaciteteve të vendeve islamike për të ndalur krimet e sionistëve, rritja e kompanive me bazë shkencore dhe rritja e sipërfaqes së pyjeve të Iranit janë ndër ngjarjet më të rëndësishme politike dhe ekonomike të Iranit në ditët e fundit.

Zhvillimi i marrëdhënieve midis Teheranit dhe Pekinit në kuadër të grupit "BRICS" dhe "Shanghai"

Sipas Pars Today, përfaqësuesit e Iranit dhe Kinës diskutuan çështje dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis Teheranit dhe Pekinit në takimin e ministrave të jashtëm të BRICS në Rusi. Ministri i Jashtëm në detyrë i Iranit, Ali Bagheri Kani dhe ai i Kinës, Wang Yi, theksuan zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Theksi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit mbi sanksionet ndaj Izraelit

Sipas Pars Today, “Nasser Kanani”, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, duke iu referuar 245 ditëve të sulmeve të vazhdueshme dhe vdekjeprurëse të regjimit sionist kundër palestinezëve që jetojnë në Gaza dhe vrasjes së grave dhe fëmijëve në këto sulme, tha se bojkotimi i produkteve të regjimit sionist është masa më efektive kundër mosveprimit të qeverive dhe Këshillit të Sigurimit.

Irani, një faktor serioz në konkurrencën globale të industrisë ushqimore

Sipas Pars Today, Seyed Mohammad Sadegh Qanadzadeh, Zëvendës President i Promovimit të Biznesit Ndërkombëtar të Organizatës për Zhvillimin e Tregtisë së Iranit, duke theksuar zhvillimin e bashkëpunimit të përbashkët në prodhimin e markës hallall, e prezantoi Iranin si një nga faktorët kryesorë në rajon në fushën e ushqimit. Qanadzadeh theksoi se industria ushqimore hallall nuk është ekskluzive për vendet myslimane dhe shumë vende jomyslimane gjithashtu mirëpresin produktet e markës hallall, duke shtuar se kjo tregon se ky koncept ka gjetur vendin e tij në botë.

Rritja e sipërfaqes së pyjeve në Iran

Sipas Pars Today, Banka Botërore njoftoi një rritje prej 15% të shtresës pyjore të Iranit dhe një rritje të sipërfaqes së pyjeve të Iranit në më shumë se 10.7 milionë hektarë gjatë dy dekadave të fundit. Sipas statistikave të reja të publikuara nga Banka Botërore, ndërkohë që pyjet po zhduken me ritme alarmante në botë; Irani gjatë kësaj periudhe ka qenë ndër vendet lider në zgjerimin e zonave të tij pyjore.

Rritja prej 20% e kompanive iraniane me bazë shkencore

Sipas Pars Today, Reza Asadifard, nënkryetari për zhvillimin e kompanive me bazë shkencore të zëvendëspresidentit shkencor të Iranit, njoftoi rritjen e të paktën 20% të kompanive me bazë shkencore në Iran dhe tha: Për shkak të kësaj rritjeje, këto kompani ofrojnë punësim të specializuar për mbi 400 mijë persona dhe kanë bërë një qarkullim financiar prej afro 600 mijë miliardë tuomanësh.

Ekspozita e parë Karaktersitikave të studimit në Iran

Sipas Pars Today, ekspozita e parë e karaktersitikave arsimore në Iran do të mbahet më 8-11 tetor në xhaminë Imam Khomeini (ra). Qëllimi i mbajtjes së ekspozitës së parë ndërkombëtare të karakteristikave studimore në Iran është krijimi i një sistemi, aktivizimi dhe prezantimi i të gjithë aktorëve dhe lojtarëve në fushën e tërheqjes së studentëve ndërkombëtarë. Në të njëjtën kohë me këtë ekspozitë do të mbahet edhe festivali ndërkombëtar i kulturave të kombeve dhe fiseve të ndryshme me pjesëmarrjen e studentëve.

 

Tags