Ajetullah Khamenei: Sot në botë, fronti i Imam Husejnit (a.s.) dhe fronti i tiranisë dhe padrejtësisë së Jezidit, janë përball njëri-tjetrit
(last modified Sun, 25 Aug 2024 16:59:03 GMT )
Gusht 25, 2024 18:59 Europe/Tirane
  • Ajetullah Khamenei: Sot në botë, fronti i Imam Husejnit (a.s.) dhe fronti i tiranisë dhe padrejtësisë së Jezidit, janë përball njëri-tjetrit
    Ajetullah Khamenei: Sot në botë, fronti i Imam Husejnit (a.s.) dhe fronti i tiranisë dhe padrejtësisë së Jezidit, janë përball njëri-tjetrit

Parstoday – Njëkohësisht me Arbainin e Imam Husejnit (a.s.), sot (të dielën) u zhvillua ceremonia e zimbajtjes së grupeve studentore në Husejnijen e Imam Khomejnit (ra) dhe në prani të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Gjatë kësaj ceremonie, pas këndimit të lutjes së vizitës së Arbainit, Hoxhetul-islam Aslani mbajti fjalën e rastit dhe eligjistët kënduan elegjitë e tyre në kujtim të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.). Sipas Parstoday, në fund të kësaj ceremonie u mbajt ceremonia e faljes së namazit të drekës e udhëhequr nga Ajetullah Khamenei.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjatë kësaj ceremonie duke vë në dukje lutjen e vizitës së Ashurasë, vlerësoi se fushata e përballjes mes frontit të Imam Husejnit (a.s.) dhe frontit jezidian është e vazhdueshme dhe e pafund, ndërsa mënyra e zhvillimit të kësaj përballje përcaktohet në përshtatshmëri me rrethanat dhe nevojat e kohës, ndërsa theksoi:

"Revolucioni Islamik i Iranit, ka hapur raste dhe një fushë të gjerë përpara të rinjve, prandaj duhet shfrytëzuar këto raste dhe me program dhe planifikim të saktë të detyrës, duhet të ndërmerren veprimet përkatëse për të çuar përpara qëllimet e larta të Revolucionit Islamik në mënyrë të që krijohen sa më shumë rrethanat e progresit dhe zhvillimit.

Ajetullah Khamenei vlerësoi se qëllimi i kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) ishte lufta kundër tiranisë dhe padrejtësisë, ndërsa shtoi:

"Metodat e përballjes së frontit Husejnit me frontin e padrejtësisë dhe tiranisë përcaktohen dhe ndryshohen në përputhje me kushtet dhe nevojat e kohës. Kjo përballje zhvillohet në një mënyrë në periudhën e shpatave dhe shtizave, ndërsa në epokën e atomit dhe inteligjencës artificiale zhvillohet në mënyrë tjetër. Në periudhën e predikimit me poezi, oda dhe hadithe, kishte metodën e vet të veçantë dhe në periudhën e internetit dhe teknologjisë kuantike, gjithashtu duhet ndjekur një metodë tjetër".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vazhdim duke vënë në dukje këtë se kjo detyrë gjatë periudhës studentore duhet të kryhet në një mënyrë ndërsa në periudhat e përgjegjësisë, në një mënyrë tjetër, tha:

"Përballja e frontit Husejnit me frontin e jezidianëve nuk është gjithnjë me kuptimin e kapjes së pushkës në dorë, por duhet të mendohet në mënyrë të drejtë, duhet të flitet në mënyrë të drejtë, duhet të identifikohen çështjet në mënyrë të drejtë dhe duhet të njihet në mënyrë të drejtë detyra që duhet të kryhet".

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar në këtë se nëse ecim në këtë rrugë, jeta do të gjerë kuptimin dhe qëllimin e vet, deklaroi:

"Të rinjtë duhet ta vlerësojnë dhe çmojnë periudhën aktuale e cila fal Revolucionit Islamik, ka hapur një fushë të gjerë para tyre, prandaj ata me program, studim dhe duke menduar drejtë, gjë për të cilën duhet njohje me Kur'anin e shenjtë, duhet të ndërmarrin veprime me kohë".

Ajetullah Khamenei ka thënë:

"Ky veprim me kohë, nganjëherë kuptimin e vet e gjen në ambientet e universitetit, nganjëherë duhet të bëhet në sferat shoqërore dhe politike, ndërsa nganjëherë ky veprim duket i domosdoshëm në rrugën e Qerbelasë, Palestinës dhe në rrugën e realizimit të qëllimeve të larta".

Ajetullah Khamenei në fund ka theksuar: "Shfrytëzimi i këtij rasti historik nga të rinjtë, është me kuptimin e arritjes në shpëtim të amshueshëm, ndërsa mosshfrytëzimi i këtij rasti është i barabartë me humbje".

 

Tags