Bandar Abbas, mikpritës i Grup-anijeve të Paqes dhe Miqësisë të Marinës Indiane
(last modified Tue, 01 Oct 2024 13:38:17 GMT )
Tetor 01, 2024 15:38 Europe/Tirane
  • Bandar Abbas, mikpritës i Grup-anijeve të Paqes dhe Miqësisë të Marinës Indiane
    Bandar Abbas, mikpritës i Grup-anijeve të Paqes dhe Miqësisë të Marinës Indiane

ParsToday- Një Grup-anije e Paqes dhe Miqësisë të Marinës Indiane u ankorua në portin e qytetit Bandar Abbas, në jug të Iranit.

Grup-anije e Paqes dhe Miqësisë e Marinës Indiane përbëhet nga tre destrojer luftarakë stërvitor, duke përfshirë "Combat Destroyer Tir", "Combat Destroyer Shardul" dhe "Combat Destroyer Veera".

Sipas ParsToday, kjo flotilje ka ardhur në Bandar Abbas të Iranit me qëllim të përmirësimit të nivelit të marrëdhënieve luftarake dhe stërvitore si dhe për shkëmbimin e përvojave detare.

Takime me zyrtarë kombëtarë dhe ushtarakë iranianë, takime diplomatike në kuvertën e destrojerëve iranianë dhe indianë, mbajtjen e garave sportive midis personelit detar të Republikës Islamike të Iranit dhe Indisë, si dhe vizita e personelit të forcave detare të Indisë në vendet kulturore dhe tregtare të Bandar Abbas, janë prej programeve të flotiljes indiane gjatë katër ditëve të ankerimit në Bandar Abbas.

 

Tags